Lajmet

Kufjet mund të dëmtojnë ngadalë dëgjimin

Kontrolloni rregullisht dëgjimin tuaj.

Published

on

Të dëgjuarit muzikë ose një podcast mund të jetë forma juaj e preferuar e kujdesit ndaj vetes. Sidoqoftë, ky mund të mos jetë veprimi më i mirë për dëgjimin tuaj!

Sipas analizave dhe studimeve të fundit, nivelet e larta të zhurmës mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit në të ardhmen. Fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit (e rinj në moshë) mund të jenë veçanërisht të rrezikuar nëse ata dëgjojnë shpesh shumë orë muzikë në ditë, në vëllime që tejkalojnë kufirin e shëndetit publik prej 70 decibel (dB) të ekspozimit mesatar të zhurmës ditore, që rekomandohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 50% njerëzve të moshës 12 deri 35 vjeç rrezikojnë të humbin dëgjimin për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepruar ndaj tingujve të fortë, të tilla si muzika e dëgjuar përmes pajisjeve personale audio.

“Unë mendoj se në një nivel më të gjerë, komunitetet mjekësore dhe audiologjike, si dhe publiku i gjerë, nuk e kuptojnë se humbja e konsiderueshme e dëgjimit nuk është pjesë e plakjes normale të shëndetshme, por përfaqëson kryesisht humbjen e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma”, shprehet për Healthline dr. Daniel Fink.

Ai e krahason këtë keqkuptim me keqkuptimin se rrudhat e thella dhe pigmentimi i lëkurës janë pjesë e plakjes normale, ndërsa ato kryesisht përfaqësojnë dëme nga rrezet UV të diellit.

“Në mënyrë të ngjashme, pa ekspozim ndaj zhurmës së fortë, ne duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë mirë deri në pleqëri”, shton Fink.

Veçanërisht për të rinjtë, përdorimi i një sistemi personal audio (kufje) është burimi kryesor i ekspozimit të zhurmës gjatë kohës së lirë. Kur ata të arrijnë mesin e jetës, ndoshta në fillim ose në mes të të 40-ve, do ta kenë po aq të vështirë të dëgjojnë sa gjyshërit e tyre që tani janë 70 ose 80.

Përveç humbjes së aftësisë për të komunikuar, humbja e dëgjimit lidhet edhe me demencën. Sipas një studimi të vitit 2011, krahasuar me njerëzit pa humbje të dëgjimit, ata që kishin humbje të dëgjimit ishin në rrezik për zhvillimin e demencës në mënyrat e mëposhtme:

– Njerëzit me humbje të lehtë të dëgjimit kishin gati dyfish rrezikun e zhvillimit të demencës.

– Ata me humbje të moderuar kishin tre herë rrezik.

– Njerëzit me humbje të rëndë kishin pesë herë rrezik.

Ndërkohë, disa studime premtuese tregojnë se trajtimi i humbjes së dëgjimit me aparate dëgjimi zvogëlon rrezikun e rënies njohëse dhe demencës. Sidoqoftë, fillimi i zakoneve më të mira të shëndetit të dëgjimit tani mund të jetë një investim në shëndetin tuaj afatgjatë, jo vetëm duke parandaluar humbjen e dëgjimit, por gjithashtu duke zvogëluar rrezikun tuaj të rënies njohëse dhe demencës ndërsa plakeni.

Kontrolloni rregullisht dëgjimin tuaj

Nëse jeni mbi moshën 50 vjeç ose jeni të ekspozuar ndaj zhurmës në nivele të pasigurta, mjekët rekomandojnë që të bëni çdo ditë një kontroll. Nëse jeni në një moshë tjetër, por gjithsesi mendoni se keni probleme – kontrolloni menjëherë dëgjimin tuaj te një mjek.

Burimi: HealthLine

Lajmet

Maqedonci: Në bashkërendim me KFOR-in, ekipet e FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Ujman

Published

on

By

“Në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një statusi në Facebook.

Maqedonci reagoi pasi trupat e FSK-së zbarkuan në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit, duke iu bashkuar ekipeve për të kërkuar personin e zhdukur që nga e diela.

Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, shkroi Maqedonci.

Zbarkimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2397 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të publikuar nga Policia, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 107 aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa 23 të tjera kanë përfunduar me të lënduar. Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë aksident me pasoja fatale.

Përveç kësaj, në kuadër të operacioneve të rregullta, autoritetet kanë arrestuar 11 persona, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së pjesëmarrësve në komunikacion.

Continue Reading

Aktualitet

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Published

on

Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Që të dielën pasdite thuhet se ai u hodh në liqenin e Ujmanit, dhe nuk u pa më në sipërfaqe. Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka thënë mbrëmë se operacioni i kërkimit duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik vetëm nga institucionet kompetente dhe ekipet e përfshira në terren.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton opinionin publik se informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman janë të pabazuara dhe pa fakte.

Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren. Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh.

 

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Të kërkuara