Lajmet

Kthesë apo kontuinitet?

Published

on

30 vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste dita e zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është një ditë normale, mijëra policë do e sigurojnë mbarëvajtjen e tyre. Polarizimi i skajshëm mes partive çon në tensione gjatë fushatës.

Finalja e një fushate zgjedhore të pazakontë në Shqipëri. Për shkak të pandemisë mungojnë inskenimet e dikurshme të fushatave zgjedhore me disa mijëra vetë, me slogane buçitëse politike dhe muzikë që do duhet të ndezë emocionet. Në vend të kësaj partitë kujdesen për takime të drejtpërdrejta me elektoratin, inskenimet kanë kaluar në kanalet e mediave sociale.

Zgjedhje në një vit jubile

Zgjedhjet e 9-ta pluraliste në Shqipëri më 25 Prill zhvillohen në një vit jubile. Para 30 vjetësh, Shqipëria, Koreja e Veriut të Europës organizoi zgjedhjet e para pluraliste. Një vend, ende i paralizuar dhe traumatizuar nga diktatura komuniste nisi rrugën e kthimit në Europë, ashtu siç u dëgjua thirrja e një populli të tërë atëkohë: “E duam Shqipërinë si Europa”. Por kjo dëshirë e zjarrtë për Europën e një populli të izoluar në vitet e mëvonshme duhej të përballej me realitetin e një vendi pa përvojë demokracie.Flash-Galerie Albanien Wende 1990 Flüchtlinge Ankunft in Marseille

Të sapodalë nga izolimi, shqiptarët mbërrijnë në Marsejë, 15.07.1990

Megjithatë Shqipëria ka ndryshuar në tre dekadat e fundit, hedh vështrimin pas, ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel. “Nga grija e errët u krijuan premisat demokratike dhe ato të shtetit ligjor, u rrit një shoqëri civile, edhe një peizazh mediatik i lirë dhe pluralist mundi të themelohej. Për të qëndruar tek ngjyrat, do të thoja se sot ka disa ngjyrime. Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe tani, edhe pse me vonesë do të fillojë bisedimet e anëtarësimit, edhe kjo shenjë e ndryshimeve pozitive. Por për fat të keq Shqipëria prej shumë vitesh për shkak të konfrontimit tejet të madh mes dy partive të mëdha është rënduar në mënyrë ekstreme dhe në të njëjtën kohë është frenuar në zhvillimin e saj demokratik dhe të shtetit ligjor.”Flash-Galerie Albanien Wende 1990 Tirana Parlamentsgebäude

Tirana 1990

Politika sundon gjithçka

Konfrontimi i vazhdueshëm në Shqipëri e përplasja e ashpër mes partive kryesore sikur të jenë dy blloqe armiqsh për analistin gjerman, Thomas Brey lidhet me mungesën e kulturës politike. “Bëhet degradimi i kundërshtarit politik, eliminimi si kundërshtar, madje ndoshta edhe sulmi fizik ndaj tij. Këto janë gjëra që nuk përfytyrohen dot në Evropën Perëndimore. Kultura politike mungon, sepse politika në vendet e Ballkanit është një biznes, ti mund të bëhesh dikush si person dhe të ecësh përpara me oportunizëm kur hyn në politikë. Kush dëshiron të bëhet dikush edhe në profesion në këto vende duhet të arranzhohet me të fuqishmit e t’i mbështesë ata. Ky nuk është problem tipik i Shqipërisë, por e ndesh kudo në Ballkan.”

Analisti Thomas Brey

Ka një karakteristikë sistemi politiko-shoqëror në Shqipëri, por edhe në Europën Juglindore, sipas analistit gjerman. Politika sundon e kontrollon gjithçka, sipërmarrjet, mediat, drejtësinë, infrastrukturën, etj. “E për shkak se politika kontrollon pa dallim të gjitha hapësirat e jetës publike, atëherë edhe privatisht ti fatin tënd mund ta gjesh nëse bëhesh pjesë e sistemit. Për shkak se nga kjo preken çështja e ekzistencës, atëherë bëhet gjithçka, që të jesh pjesë e sistemit. Kjo do të thotë në anën tjetër, që unë duhet të bllokoj e nxjerr nga loja këdo që më pengon mua të përfitoj nga ky sistem politik.”

Prandaj për eksperten gjermane Johanna Deimel ka një moto që duhet ndryshuar në Shqipëri. Motoja duhet të jetë “kush fiton zgjedhjet ka përgjegjësinë për një të ardhme më të mirë” dhe jo “kush fiton zgjedhjet atij i përket i gjithë vendi.”

Dr. Johanna Deimel

Vite turbulencash politike

Në vitet e fundit ky polarizim mes dy vendimmarrësve të mëdhenj të politikës shqiptare që nga rënia e diktaturës, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike kulmoi në dimensione të reja, duke krijuar jo vetëm një klimë politike të helmuar, por edhe tejet penguese për zhvillimin e vendit e afrimin me BE. Vitet e fundit opozita ngriti akuza të rënda kundër qeverisë së PS, për blerje votash, për lidhje me krimin e organizuar, dhe manipulim të zgjedhjeve të vitit 2017. Pasuan protesta të opozitës së bashkuar të Partisë Demokratike dhe asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, dorëzimi i mandateve parlamentare të opozitës, bojkotimi i zgjedhjeve lokale 2019, dhe kërkesa të përsëritura për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Drejtësisë që duhej të zbardhte akuzat iu desh të merrej më shumë me veten këto vite, pas reformës më të madhe të kryer ndonjëherë në drejtësi, vetingun dhe nxjerrjen nga drejtësia të të korruptuarve.

Vetëm pas një ndërmjetësimi të intensifikuar të BE e SHBA dhe reformimit të Kodit Zgjedhor, me bashkëpunimin e pozitës, opozitës së re e opozitës jashtëparlamentare u arritën vitin e kaluar ndryshimet që do duhej të sigurojnë këtë herë zgjedhje më të lira e të ndershme. Në një intervistë për Deutsche Wellen, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se këto ndryshime ofrojnë më shumë siguri për një proces zgjedhor me integritet. Edhe përdorimi i sistemit të identifikimit biometrik të zgjedhësve që është një garanci më shumë për integritetin e procesit të votimit, sipas tij. “Kjo është pozitive, duket sikur në zgjedhjet e 25 prillit, të paktën në aspektin teknik, po shkojmë me dakordësi të plotë të të gjitha palëve. Mendoj se zgjedhjet parlamentare 2021 përbëjnë rastin për një kthesë domethënëse në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.”

Protesta kundër qeverisë, qershor 2019

Fushata e tensionuar

Dita e zgjedhjeve në Shqipëri, 30 vjet pas rënies së diktaturës është larg të qenit një ditë normale si në një vend të BE. E veçanta e këtyre zgjedhjeve më 25 Prill është, “nëse Shqipëria do të tregohet e aftë të organizojë zgjedhje normale”, thotë Afrim Krasniqi, drejtor i Instiutit të Studimeve Politike në Tiranë. “Me këtë do të plotësohej edhe një kusht i rëndësishëm për konferencën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë me BE për çeljen e negociatave.”

Por sa normale është, kur 7.500 policë, sipas autoriteteve, do të garantojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ky është një tregues tjetër i asaj që dita e zgjedhjeve është larg normalitetit. Madje së fundmi tonet e fushatës zgjedhore janë ashpërsuar, armiqësia politike dhe denigrimi i rivalit politik mjegullojnë faktet dhe argumentat. Edhe incidenti i fundit elektoral në Elbasan që përfundoi me vdekjen e një personi është sinjal jo i mirë i rritjes së tensioneve politike në prag të zgjedhjeve të dielën. Të dyja partitë, PS dhe PD në lidhje me incidentin e Elbasanit akuzojnë njëra-tjetrën se po nxisin dhunën.

Por ka edhe një arsye tjetër pse duket se shenjat janë për stuhi. Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi thotë se “njëlloj si në vitin 2009, kjo është një fushatë ku diferencat mes dy blloqeve kryesore janë minimale. Rezultati në çdo rast do të jetë shumë afër njëri-tjetrit… Të gjitha sondazhet që janë bërë nga kompani të ndryshme, pavarësisht diferencave që kanë midis palëve në thelb pranojnë që diferenca do të jetë minimale dhe për shkak të sistemit, i cili nuk e përkthen gjithmonë votën në mandate, mund të ndodhë që partia fituese në proporcional kombëtar të mos jetë partia mazhoritare në mandate, atëherë…kjo nuk na lejon të kemi një hendek të madh si e kemi pasur në zgjedhjet e kaluara.” Politologu, Afrim Krasniqi nuk pret ndryshime të mëdha në elitat politike pas zgjedhjeve në Shqipëri, sepse nëse pritet që rezultati të dalë i ngushtë, do të thotë që të gjithë liderët politikë do t’i mbijetojnë rezultati zgjedhor.”

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi

Kryeministri socialist, Edi Rama kërkon një mandat të tretë, kjo do të ishte një risi në Shqipëri, pasi asnjë parti nuk e ka arritur këtë më parë në Shqipëri. Sipas analistit gjerman, Michael Weichert, koalicioni i drejtuar nga socialistët ka “një shans të mirë të fitojë zgjedhjet, nëse ia del që të angazhojë shtresa të tjera të shoqërisë përtej bërthamës së njohur të përkrahësve të saj.” Ndërsa për Partinë Demokratike nën Lulzim Bashën bëhet fjalë për më shumë, thekson ai. “Ose opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ia del të fitojë këto zgjedhje, ose partia e sidomos lidershipi i saj do të dëmtohen rëndë.”

Imazhi i “njeriut të veprimit” përballë imazhit “të ndryshimit”

Albanien Wahlkampf | Edi Rama

Në metrat e fundit të fushatës zgjedhore partitë përpiqen të bindin sa më shumë zgjedhës me premtime e forcimin e imazhit të liderëve të tyre. Partia Socialiste në qeveri përpiqet të fitojë pikë duke forcuar imazhin e asaj që ka një kryeministër që vepron, sidomos me fushatën masive të vaksinimit të filluar në Shqipëri e të shoqëruar nga imazhe mediatike të politikanëve që presin mbërritjen e dozave të vaksinës. Kurse opozita e Partisë Demokratike nën Lulzim Bashën përpiqet të sfidojë socialistët e të mbledhë votat e të pakënaqurve duke u paraqitur si partia e ndryshimit, partia që do ta çlirojë vendin nga kthetrat e korrupsionit e krimit të organizuar. Edhe LSI, që pret koalicion paszgjedhor me PD, pas shigjetimeve të keqqeverisjes aktuale premton ndryshim, punësim, dhe mbajtjen e njerëzve në vend e moskthimin e shqiptarëve në azilkërkues. Karakteristike e fushatës janë disa parti të reja të vogla që sjellin një frymë të re, por nuk duket se ato kanë gjasa të thyejnë pushtetin e partive të mëdha.

Albanien Wahlkampf Opposition Demokratische Partei Lulzim Basha

Më 25 Prill Shqipëria nuk voton vetëm, por edhe vendos, nëse do të arrijë kthesën e shpresuar, që të zhvillojë zgjedhje të lira duke i dhënë fund historisë së zgjedhjeve të kontestuara në Shqipëri apo historia konfliktuale do të përsëritet. Një gjë dihet: Ndoshta qytetarët shqiptarët janë të ndarë, se kujt do t’ia japin votën më 25 Prill, por në një çështje janë të gjithë bashkuar. Ata duan një politikë konstruktive, duan që vendi të çlirohet nga polarizimi paralizues i viteve të fundit.DW

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 26 shtator 1993-1998

Published

on

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

 

 

26 shtator 1994

 

Mbrëmje protestuese kundër procesit të montuar kundër Ukshin Hotit

 

Mbrëmë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës u mbajt mbrëmja e tretë protestuese kundër burgosjes së mr. Ukshin Hotit, mësimdhënës në UP dhe kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar (UNIKOMB).

Në mbrëmjen e tretë folën akademik Rexhep Qosja, dr. Agim Vinca, Idriz Kakrruki, Zeqir Gërvalla, Hydajet Hyseni, Gani Xhafolli, Milaim Kadriu, Qerim Pllana, Bajram Kosumi, Milaim Berisha, Halil Koliqi, dr. Haki Kosumi e Rexhep Avdullahu.

Akademik Rexhep Qosja tha mes tjerash se të dënuarit e djeshëm e të sotëm shqiptarë, regjimi serb nuk i dënoi pse janë anëtarë të kësaj a asaj partie, pse kanë këtë apo atë ideologji, por Serbia i ka burgosur dhe vazhdon t’i burgosë e t’i dënojë ata pse janë shqiptarë, pse janë atdhetarë.

Ndërsa në Prizren nesër fillon procesi i montuar politik kundër Ukshin Hotit. Ai akuzohet “për vepër penale të cenimit të tërësisë territoriale të Jugosllavisë”.

Mr. Ukshin Hoti u arrestua më 17 maj të këtij viti dhe prej atëherë ai gjendet në paraburgim.

Ukshin Hoti ka qenë në shënjestër të policisë prej vitit 1981, kur në një proces po ashtu të montuar politik u dënua me disa vite burg.

Ndërsa vitin e kaluar ai është torturuar egërsisht në Gllogovc për çka janë njoftuar dhe kanë protestuar institucione ndërkombëtare humanitare.

 

 

 

26 shtator 1995

 

Senati Amerikan miratoi 6 milionë dollarë ndihmë për Kosovën

 

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi të enjten e kaluar një projektligj për ndihmë vendeve të huaja që kap 12.3 miliardë dollarë.

Së paku 6 milionë dollarë ndihmë humanitare i dedikohet Kosovës, thuhet në një njoftim të Ruder Finit nga Uashingtoni.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Robert Doull, paraqiti një amendament në kuadër të pjesës për Ndihmë Ndërkombëtare për Vendet e Prekura nga Katastrofa që vë mënjanë 40 milionë dollarë për ndihmë urgjente në ish-Jugosllavi, prej të cilëve “jo më pak se 6 milionë dollarë do të jenë në dispozicion vetëm për ndihmë humanitare Kosovës”.

Projektligji tashti duhet të shkojë në procedurë të harmonizimit me një version të miratuar nga Dhoma e Përfaqësueseve të Kongresit Amerikan.

 

 

26 shtator 1997

 

Mbi 100 persona të keqtrajtuar në Mitrovicë

 

Policia serbe ndërhyri mbrëmë brutalisht në shëtitoren e Mitrovicës, ku ishin tubuar rreth 2000 studentë e qytetarë, në shenjë përkrahjeje për manifestimet e studentëve të Prishtinës.

Dhjetëra grupe policësh me nga 10 deri 15 policësh ndërhynë në disa vende, duke ndaluar, legjitimuar, keqtrajtuar dhe arrestuar së paku 100 qytetarë.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Mitrovicë njofton se janë marrë në polici mbi 100 vetë. Ata janë mbajtur në stacion prej orës 19 deri rreth orës 22:00 dhe janë keqtrajtuar brutalisht.

Në mesin e më se 100 personave të keqtrajtuar janë edhe Ismail Loshi, Osman Rama, profesor dhe kryetar i LDK-së dega në Zubin Potok, Muharrem Avdiu, anëtar i kryesisë së UNIKOMB-it dega në Mitrovicë, Gëzim Mustafa student i FXM në Mitrovicë e Bashkim Beka, profesor i Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë.

Janë legjitimuar: Muhamet Hajrizi, prof. i SHLT Mitrovicë, Jakup Ceraja, poet, Osman Rama, profesor, Sabi Idrizi anëtar i kryesisë së LDK-së dega në Mitrovicë, Brikenë Ceraja, nxënëse dhe Arbër Berisha, student në Prishtinë, Zymer Zeqiri, drejtor i shkollës fillore në Qabër të Zubinpotokut, Ismet Berani, inxhinier, Adem Beqiri, kryetar i nëndegës së LDK-së “Qendra”, Gazmend Rama, Ilir Morina, student të FXM në Mitrovicë, Ali Ahmeti, arsimtar, Dr. Ali Topalli dhe Sabri Sadiku, profesorë të FXM në Mitrovicë.

Numri i të keqtrajtuarve fizikisht, i të arrestuarve dhe i të legjitimuarve arrin numrin mbi 200.

Sipas deklaratave të të arrestuarve numri i të cilëve është mbi 100, në polici derisa qëndronin në korridor ishin të detyruar të rrinin me fytyrë nga muri me duar të lidhura mbrapa. Ata thirreshin një nga një nëpër zyre dhe i detyronin të shkruajnë nga një deklaratë.

Burimet nga Mitrovica flasin për një gjendje shumë të rëndë e të tensionuar pas ndërhyrjes brutale të forcave serbe.

 

 

26 shtator 1998

 

Njoftime edhe për 68 të vrarë në fshatrat rreth Qyqavicës

 

Burimet e informimit në Vushtri, Mitrovicë, Gllogoc e Skënderaj njoftojnë për së paku 68 të vrarë gjatë sulmeve të fundit, kryesisht më 24 shtator, në Galicë (10), Oshlan (4), Zhilivodë (13), Beqiq (20), Lubovec (3), Prekaz (5), Klinë e Epërme (1), Dashefc (4) dhe Shtuticë (8).

 

 

Sot, në fshatrat rrëzë Qyqavicës, u varrosën edhe 23 shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat serbe

 

Sot, në fshatrat që shtrihen rrëzë Qyqavicës u varrosën edhe 23 kufoma të shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar nga forcat e ushtrisë dhe të policisë serbe, njofton KI i Degës së LDK-së në Vushtrri.

Njoftohet se nga forcat serbe janë vrarë e masakruar këta shqiptarë: Shasivar Isa Ademi (51) nga Galica, Fatmir Shasivar Ademi (17) nga Galica, Burim Ramadan Ademi (17) nga Galica, Gani Fazli Ademi (16) nga Galica, Bajram Bejtullah Sahiti (33) nga Galica, Agim Selim Ademi (28) nga Galica, Hetem Rizah Halili (45) nga Galica, Bujar Hetem Halili (16) nga Galica, Bekim Miftar Halili (22) nga Galica, Nazmi Veli Halili (25) nga Galica, Nexhat Kadri Halili (17) nga Galica, Sejdi Kabashi (22) nga Polaci, Haradin Islam Lahu (43) nga Galica, Enver Kastrati (40) nga Polluzha, Hasime Shabani (50) nga Galica, Mexhid Hamit Bislimi (33) nga Prekazi i Epërm, Xhavit Haradin Bislimi (40) nga Prekazi i Epërm, Driton Shaban Brahimi (22) nga Prekazi i Epërm, Kadri Miftar Mehmeti (22) nga Prekazi i Epërm, Adem Lushtaku (?) nga Prekazi i Epërm, Enver Halit Ferati (42) nga Lubaveci, Muhamet Rrahman Idrizi (53) nga Beqiqi dhe Feriz Rrustem Shala (43) nga Ujmiri.

I njëjti burim bën të ditur se sot pas shumë përpjekjeve, Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri ka arritur të depërtojë në disa fshatra të Qyqavicës dhe nga vendi i ngjarjes dëshmon se kufomat janë masakruar nga forcat serbe, por ka edhe raste kur ato janë ekzekutuar.

Të përkujtojmë se vetëm në fshatin Galicë, sot janë varrosur 14 kufoma. Të 23 shqiptarët e varrosur sot, 13 kufoma tjera që janë vrarë nga 17 shtatori i këtij viti dhe pesë të tjera ende të paidentifikuara arrijnë shifrën në 41 shqiptarë të vrarë.

Kryesia e Degës së LDK-së në Vushtrri thekson se në fshatrat shqiptare që shtrihen rrëzë bjeshkës së Qyqavicës ka edhe shqiptarë të tjerë të vrarë e të plagosur, ndërsa fshatrat Dubofc, Beqiq dhe një pjesë e Galicës janë djegur deri në themel.

 

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

United Hospital – kujdes shëndetësor 24/7, me teknologji moderne dhe qasje të integruar ndaj pacientit

Published

on

By

Shëndeti kërkon kujdes të vazhdueshëm, diagnostikim të saktë dhe trajtim të koordinuar. United Hospital ofron shërbime shëndetësore 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke integruar diagnostikën, emergjencën, trajtimin specialistik, kirurgjinë dhe kujdesin intensiv në një strukturë të vetme.

Me fokus në sigurinë e pacientit, precizitetin diagnostik dhe kujdesin multidisiplinar, spitali ofron shërbime nga disa fusha të mjekësisë, duke u mundësuar pacientëve qasje në kujdes profesional për nevoja të ndryshme shëndetësore.

Në fushën e diagnostikës, Radiologjia dhe CT-ja janë pjesë e infrastrukturës teknologjike të spitalit, ndërsa sipas institucionit, pajisjet mundësojnë ekzaminime me deri në 40% më pak ekspozim ndaj rrezatimit, në krahasim me teknologjitë përkatëse tradicionale, në varësi të ekzaminimit dhe protokollit të përdorur.

Shërbimet specialistike përfshijnë Kardiologjinë, Hematologjinë, Nefrologjinë, Gastroenterologjinë dhe Pulmologjinë, duke ofruar qasje të dedikuar për diagnostikimin dhe menaxhimin e një game të gjerë të problemeve shëndetësore.

Në kuadër të shërbimeve kirurgjikale, United Hospital mbulon disa profile, përfshirë Kirurgjinë e Përgjithshme, Kardio-kirurgjinë, Ortopedinë, Kirurgjinë Vaskulare, Pediatrike, Gjinekologjinë, Urologjinë, ORL-në, Kirurgjinë Maksilofaciale dhe Torakale.

Një fokus i veçantë i kushtohet edhe kujdesit për fëmijët. Neonatologjia dhe Pediatria ofrojnë shërbime të dedikuara për pacientët më të vegjël, ndërsa Laboratori, Emergjenca, Radiologjia dhe Kujdesi Intensiv janë të disponueshme gjatë gjithë kohës.

Me një qasje që synon të lidhë diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm, United Hospital e pozicionon veten si një qendër ku pacientët mund të marrin shërbime të integruara shëndetësore në çdo kohë./rajonipress/

📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi voton të hënën deklaratën për Specialen, në rend dite edhe zgjedhja e nënkryetarit

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë të hënën, më 28 shtator, seancë plenare, e cila do të nisë në orën 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje, përfshirë miratimin e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026.

Në rendin e ditës janë përfshirë këto pika:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Betimi i deputetëve.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet gara ushtarake “Ujku Garues 2026”: Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë fiton vendin e parë

Published

on

By

Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, e organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku morën pjesë 20 ekipe nga njësitet e ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vendi i parë në këtë garë ushtarake i takoi Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë (K2B2), vendi i dytë u fitua nga Policia Ushtarake e FSK-së, ndërsa vendin e tretë e zuri Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (K2MB).

Gara “Ujku Garues”, e cila mbahet që nga viti 2015 si rezultat i bashkëpunimit mes nënoficerëve të FSK-së dhe kontingjentit slloven, testoi pjesëmarrësit në disiplina të rënda taktike e fizike. Pjesë e sfidave ishin vrapimi, kalimi i poligonit taktik, shtyrja e autoblindës HMMWV, bartja e municionit dhe e të lënduarve, si dhe qitja me armë e hedhja e granatës.

Aktiviteti u shqua për profesionalizëm të lartë, përgatitje intensive fizike dhe shpirt garues mes ekipeve të FSK-së.

 

Continue Reading

Të kërkuara