Lajmet

“Kthehu përsëri në jetë”, poezia prekëse e Mary Lee Hall

Autorja “supozon” se do të vdesë dhe i nxit personat e tjerë të vazhdojnë jetën e tyre pa u ndalur.

Published

on

“Kthehu përsëri në jetë” është një poezi nga Mary Lee Hall. Fillimisht nuk ishte shumë e njohur, por pasi u lexua në varrimin e Princeshë Dianës, mori shumë famë. Është mjaft motivuese.

Autorja “supozon” se do të vdesë dhe i nxit personat e tjerë të vazhdojnë jetën e tyre pa u ndalur. Ajo na jep një nga mesazhet më të mëdhenj, se jeta vazhdon pavarësisht humbjeve apo vështirësive. Sado e rëndë të duket humbja e një personi të dashur, aq sa as koha duket sikur nuk të ndihmon, sërish duhet të gjendet forcë për të vazhduar të jetosh dhe të ecësh përpara në jetë.

Kthehu përsëri në jetë

Nëse duhet të vdes dhe të të lë këtu ca kohë,

mos u bëj si të tjerët të dëmtuar,  

që rrinë zgjuar nga pluhuri i heshtur dhe qajnë.

Për hirin tim – kthehu përsëri në jetë dhe buzëqesh.  

Duke e nërvozuar zemrën dhe duke t’u dridhur dora,

për të ngushëlluar zemrat më të dobëta se jotja.

Përfundo këto detyra të dashura të miat të papërfunduara,

dhe unë, mundem të të ngushëlloj./bota.al

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara