Aktualitet

Kryetari Ismajli priti në takim kolonelin Eric Soult

Published

on

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur sot kolonelin e Ushtrisë Amerikane të KFOR-it, Eric Soult.

Në këtë takim, kryetari Ismajli, e njoftoj kolonelin Soult për situatën epidemiologjike si dhe për zhvillimin e projekteve, menaxhimin dhe sfidat me të cilat komuna është ballafaquar si rezultat i pandemisë. Ai ka theksuar se angazhimi i shtuar si dhe bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët, institucionet qendrore dhe KFOR-in, po tregon rezultate në jetësimin e projekteve të rëndësishme.

Kryetari Ismajli ka falënderuar kolonelin Soult, për punën e tyre dhe për bashkëpunimin me KFOR-in si dhe koordinimin e përbashkët në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët e komunës së Shtimes.

Aktualitet

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore: Partitë politike të rrisin përfaqësimin e grave në zgjedhjet lokale 2025

Published

on

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) u bën thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që të respektojnë obligimet e tyre sipas Ligjit për Barazi Gjinore dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të rritur emërimin, fuqizimin dhe përkrahjen e kandidateve gra, veçanërisht për pozitat e kryetareve të komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në reagimin e tyre thuhet se “edhe pse korniza ligjore zgjedhore në fuqi parasheh vetëm një kuotë gjinore prej 30% për listat zgjedhore, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të partive politike që të udhëhiqen nga fryma e Kushtetutës dhe Ligjit për Barazi Gjinore dhe të paraqesin lista kandidatësh të bazuara në barazinë gjinore”.

“Megjithatë, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, vetëm 2 nga 38 kryetarë komunash të zgjedhur ishin gra, ndërsa gratë përbëjnë vetëm 16% të anëtarëve të kuvendeve komunale, duke theksuar barrierat strukturore të vazhdueshme për udhëheqjen dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje politike. Ky nën-përfaqësim jo vetëm që bie ndesh me frymën e Kushtetutës dhe Ligjit për Barazi Gjinore, por paraqet edhe një mundësi të humbur për zhvillim demokratik dhe gjithëpërfshirës të Kosovës”, vijon reagimi.

Sipas tyre gratë sjellin perspektiva thelbësore, udhëheqje dhe zgjidhje për sfidat me të cilat përballen komunat nga siguria në komunitet tek arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik.

Mes tjerash, thuhet se Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore u bën thirrje të gjitha partive politike që të shkojnë përtej kërkesave minimale ligjore dhe të nominojnë në mënyrë proaktive, të promovojnë dhe fuqizojnë gratë si kandidate në nivel lokal./Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

IKD: Bashkimi i ministrive të Mirëqenies Sociale dhe të Financave me pasoja serioze

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikoi raportin: “Ndikimi i bashkimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale me Ministrinë e Financave”, duke ngritur shqetësime serioze mbi pasojat e këtij vendimi institucional.

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD, kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës rikthimin e kësaj ministrie si institucion i pavarur, duke theksuar se 85% e shteteve të Bashkimit Evropian e kanë një ministri të veçantë për këtë fushë.

“Ky veprim nuk ka qenë reformë, por margjinalizim i mirëqenies sociale. Pas këtij vendimi, Kosova është ndër të paktat vende në rajon dhe Evropë pa një ministri të dedikuar për punë dhe mirëqenie sociale. Sot, 85% e shteteve te Bashkimit Evropian e kanë një ministri të veçantë për punë dhe mirëqenie sociale. Vetëm Kosova dhe pjesërisht Shqipëria kanë zgjedhur ta fusin këtë fushë jetike brenda ministrive me portofol financiar, duke e humbur fokusin strategjik dhe përgjegjësine institucionale për të drejtat sociale. Kjo nuk ëshë çështje teknike, por politike dhe sociale me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”.

Pas këtij vendimi, është dështuar tërësisht agjenda legjislative në fushën sociale dhe ligje të rëndësishme, si ai për Punën dhe për Sigurinë në Punë, janë tërhequr ose kanë mbetur të bllokuara.

Po ashtu, Kosova nuk ka arritur të harmonizojë legjislacionin me direktivat e Bashkimit Evropian, gjë që ndikon negativisht në procesin e integrimit evropian”, tha Jakaj./ Ekonomia Online

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani në Letoni: Serbia është shndërruar në një shtet satelit të Rusisë

Published

on

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e cila synon të krijojë efekt destabilizues në rajon. Por, Osmani tha se Kosova do të punojë ngushtë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, që taktikat destabilizuese të mos kenë sukses.

Këto deklarata Osmani i bëri gjatë vizitës së saj në Letoni si një president i parë nga Kosovës në këtë shtet, tha se zëri i Letonisë ka qenë vendimtar në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ndërkaq, presidenti i Letonisë theksoi se “dita kur Kosova do të bëhet vend kandidat në BE është afër, edhe pse kërkohet ende punë dhe angazhim”.

Presidentja Osmani tha se vizita në Riga shënon vazhdimësinë e një partneriteti të fortë ndërmjet të dy vendeve duke treguar se poshtu  kanë diskutuar edhe për “qëllimet imperialiste të rrezikshme të Rusisë”.

Duke folur për influencën ruse, presidentja e Kosovës ka thënë se “influence e Rusisë në Kosovë është zero”./Kosovapress

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 47-të

Published

on

Kuvendi ka dështuar për herë të 47-të të konstituojë legjislaturën e nëntë, ku tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit sërish nuk mori mbështetjen e partive të tjera politike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish ftoi partitë politike për të propozuar emrat e kandidatëve për Komisionin Ad-hoc për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por as pas kësaj thirrje partitë e tjera në Kuvend nuk propozuan emrat, madje të njëjtat kërkuan që kryesuesi t’i kthehet rendit të ditës së dakorduar për votim  të hapur të zgjedhjes së të parës së Kuvendit.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 17 korrik në orën 11:00./Kosovapress

 

Continue Reading

Të kërkuara