Lajmet

Kryetari i Sindikatës së Zjarrifkësve: Kjo nuk është kurrfarë rritje

Published

on

Tre muaj para përfundimit të mandatit Kurti merr vendim për t’i rritur pagat, një pjesë nga janari, tjetra nga korriku.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi.

Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.

“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari  0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Muharrem Beka, kryetari i sindikatës së zjarrfikësve, ka shprehur mos pëlqimin e tij në lidhje me rritjen e pagave të shpallura nga Kryeministri Kurti.

Ai tha se kjo rritje është minimale, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që e bën të vështirë për familjet të përballojnë obligimet e tyre.

“Kjo shumë e rritjes është minimale duke pasur parasysh inflacionin dhe koston e jetës tani të gjithë po e shohim që ka një ngritje të madhe të çmimeve dhe është vështire që me këtë pagë t’ja dalësh me obligimet e një familjeje’’, tha Beka.

Beka theksoi se rritja e propozuar është më pak se 10%, duke e cilësuar si një ngritje shumë të ulët që nuk është e mjaftueshme për një jetë mesatare. Ai shprehu gjithashtu pakënaqësinë e zjarrfikësve, të cilët kanë humbur edhe shtesat për rrezikshmërinë, duke e vënë këtë kategori në një gjendje të vështirë.

“Unë mendoj që është më pak se 10% po i bie kurrfarë ngritje shumë e ulët është nuk është e mjaftueshme veç për jetë mesatare’’, tha Beka.

Zjarrfikësit nuk janë fare të kënaqur iu janë hequr edhe shtesat e rrezikshmërisë janë kategoria qe janë në gjendjen më të rëndë’’, përfundoi Beka./Frontonline/

Lajmet

Hamasi pranon marrëveshje për çarmatim, Trump e cilëson hap historik drejt paqes në Gaza

Published

on

Hamasi ka pranuar një marrëveshje për çarmatimin e plotë të tij dhe të grupeve të tjera të armatosura në Rripin e Gazës, sipas njoftimeve të presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump e ka cilësuar marrëveshjen si një “hap historik” drejt paqes dhe sigurisë, duke bërë të ditur se zbatimi i saj do të zhvillohet në disa faza. Sipas tij, pas përfundimit të procesit të çarmatimit, forcat izraelite do të tërhiqen gradualisht nga territori palestinez.

Në bazë të planit, Hamasi dhe fraksionet e tjera do t’ia dorëzojnë armët një komiteti kombëtar palestinez, ndërsa procesi do të monitorohet nga një mekanizëm ndërkombëtar verifikimi.

Pas kësaj, një Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe një forcë e re policore palestineze pritet të marrin përgjegjësinë për sigurinë në Gaza.

Megjithatë, zyrtarët izraelitë kanë shprehur skepticizëm nëse Hamasi do ta zbatojë marrëveshjen, ndërsa përfaqësues të grupit palestinez kanë deklaruar se çarmatimi nuk do të nisë pa tërheqjen e ushtrisë izraelite dhe përmbushjen e detyrimeve të marrëveshjes.

Trump ka falënderuar Egjiptin, Katarin dhe Turqinë për rolin e tyre në ndërmjetësimin e bisedimeve, duke e përshkruar marrëveshjen si një pikë kthese në zbatimin e planit të tij 20-pikësh për paqen në Gaza./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: LDK-ja e gatshme të rikthehet në negociata me VV-në për formimin e institucioneve

Published

on

Kryetari i sapokonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme të rikthehet menjëherë në negociata me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve.

Procesi i bisedimeve ishte pezulluar për shkak të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ku ishte iniciuar shkarkimi i Abdixhikut. Pas votimit, ai arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës së delegatëve dhe të vazhdojë udhëheqjen e partisë.

Pas përfundimit të Kuvendit, Abdixhiku tha se pezullimi i negociatave hiqet dhe se LDK-ja është e hapur për diskutime lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Ai bëri të ditur se në takimin e parë me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, është diskutuar edhe për “balancën e pushteteve”, që sipas tij nënkupton se një parti e vetme nuk duhet t’i udhëheqë të gjitha institucionet.

Megjithatë, Abdixhiku mohoi se në atë takim ka pasur marrëveshje apo dakordime të tjera konkrete./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë trupa gjenden në gërmimet në Kalludër të Vogël, vazhdon kërkimi për varrezën masive

Published

on

Gjashtë trupa janë gjetur deri më tani gjatë gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas burimeve të RTK-së, numri i mbetjeve mortore të gjetura është rritur në gjashtë, ndërsa punimet po vazhdojnë në zonën ku dyshohet se mund të ketë edhe trupa të tjerë.

Në vendin e ngjarjes ka qëndruar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili ka vizituar punimet dhe ka falënderuar Policinë e Kosovës, prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe ekipet e Mjekësisë Ligjore për angazhimin në këtë proces.

Gërmimet po zhvillohen për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për identifikimin e mbetjeve mortore, ndërsa dyshimet lidhen me një varrezë masive të personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

VV dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për pretendime mbi legalizime të kundërligjshme

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe disa zyrtarëve të kabinetit të tij, nën dyshimet për legalizime të kundërligjshme të objekteve.

Asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berita Abazi, tha se kallëzimi bazohet në një sinjalizim anonim, i cili përmban pretendime për përfshirjen e disa kompanive të ndërtimit, legalizime të paligjshme dhe shuma parash që dyshohet se lidhen me këto raste.

Sipas saj, Prokuroria duhet të hetojë dhe të vërtetojë nëse pretendimet e sinjalizuesit janë të bazuara.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, zyrtarët e përmendur dhe kompanitë e apostrofuara nuk kanë reaguar ndaj këtyre pretendimeve.

Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka cilësuar akuzat si pjesë e një fushate propaganduese të Vetëvendosjes kundër tij, duke theksuar se ato janë bërë publike në ditën e mbajtjes së Kuvendit të LDK-së, ku emri i tij është përmendur si kandidat i mundshëm për kryetar të partisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara