Lajmet

Kryetari i Irpinit: Evakuimet po vazhdojnë

Ai ka thënë se forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë qytetin Irpin.

Published

on

Kryeari i qytetit Irpin, Oleksandr Markushyn thotë se evakuimi i civilëve po vazhdon. Markushyn u tha mediave ukrainase se evakuimi është paqësor dhe rreth 1 mijë persona janë dërguar në vende të sigurta.

Ai ka thënë se forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë qytetin Irpin. Sipas tij, forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat ruse dhe ato janë tërhequr në skaj të vendit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se vendet tjera sikurse Bucha, Hostomel dhe Vorzel po kontrollohen nga forcat ruse dhe situata është kritike./UBTNews/

Rajoni

Nga Roma në Barcelonë: Edi Rama i bashkohet samitit për mbrojtjen e demokracisë

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar këtë të premte drejt Spanjës për të marrë pjesë në samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë” që po mbahet në Barcelonë.

Me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, Rama do t’i bashkohet liderëve evropianë për të diskutuar mbi rreziqet që i kanosen institucioneve demokratike nga dezinformimi dhe ndikimi i shpejtë i teknologjisë.

Përveç tryezës kryesore të samitit, ku do të kërkohet një bashkëpunim më i fortë ndërkombëtar për rregullimin e hapësirës digjitale, Rama do të zhvillojë takime të rëndësishme dypalëshe.

Ai do të pritet nga homologu Sánchez dhe do të zhvillojë një bisedë me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Kjo vizitë në Spanjë pason ndalesën e tij në Itali, ku pas takimit me kryeministren Giorgia Meloni u rikonfirmua vullneti për thellimin e bashkëpunimit në menaxhimin e emigracionit dhe mbrojtjen.

Vizita në Romë shërbeu si një moment bilanci gjashtë muaj pas nënshkrimit të 16 marrëveshjeve strategjike mes dy vendeve në fusha si siguria dhe infrastruktura.

Continue Reading

Vendi

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt: Sot jepen fjalët përfundimtare në gjykatë

Published

on

By

Gjykimi ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt po i afrohet fundit.

Sot, duke filluar nga ora 9:30, palët pritet të japin fjalët e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet se u planifikua nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili si pasojë e raporteve të acaruara martesore, dyshohet se organizoi krimin si hakmarrje.

Plani i detajuar në aktakuzë tregon se Murseli fillimisht kontaktoi Kushtrim Kokallën, i cili më pas mundësoi lidhjen me Granit Plavën. Ky i fundit, sipas marrëveshjes, do të paguhej 30 mijë euro për kryerjen e vrasjes. Arma e krimit u sigurua nga Tom Dodaj, i cili pas pranimit të fajësisë, u dënua me tre vite burgim nga Gjykata e Apelit.

Edhe pse Murseli u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare të vitit 2025, prokuroria pretendon se ai është truri i gjithë këtij organizimi tragjik.

Pas fjalëve të sotme përfundimtare, gjykata do të mbetet të shpallë verdiktin për tre të akuzuarit kryesorë në një nga rastet që ka tronditur më së shumti opinionin publik.

Continue Reading

Vendi

Ekspertë klinikë ndajnë përvojën me studentët e Psikologjisë në UBT

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit për të ofruar një edukim të avancuar dhe të orientuar drejt praktikës, Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një ligjëratë të ftuar me Fatime Sahiti Bekteshi, specialiste klinike për fëmijë dhe adoleshentë në Klinikën EMOS.

Aktiviteti u realizua nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi dhe u fokusua në trajtimin e çrregullimeve neurozhvillimore, duke përfshirë shenjat klinike, procesin diagnostikues, si dhe opsionet bashkëkohore të trajtimit dhe ndërhyrjes. Një vëmendje e veçantë iu kushtua çrregullimit të spektrit të autizmit, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin.

Ligjërata u zhvillua me pjesëmarrjen aktive të studentëve të programit master në Psikologji, si pjesë e lëndës së Psikopatologjisë, duke u karakterizuar nga diskutime ndërvepruese, analiza të rasteve klinike dhe reflektime mbi qasjet moderne në vlerësim dhe ndërhyrje.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e identifikimit të hershëm, përdorimi i metodave të bazuara në evidencë dhe roli i bashkëpunimit multidisiplinar në mbështetjen e fëmijëve me nevoja neurozhvillimore, si në kontekstin klinik, ashtu edhe në atë edukativ.

Organizimi i ligjëratave të tilla me profesionistë të fushës është pjesë e qasjes së Fakultetit të Psikologjisë në UBT për të ndërlidhur teorinë me praktikën, duke u ofruar studentëve përvoja të drejtpërdrejta dhe njohuri të aplikueshme në tregun e punës.

Përmes këtyre aktiviteteve, UBT vazhdon të forcojë kapacitetet profesionale të studentëve dhe të krijojë ura bashkëpunimi me ekspertë dhe institucione relevante, duke kontribuar në formimin e psikologëve të rinj të përgatitur për sfidat reale të profesionit.

Continue Reading

Lajmet

Nafta në Kosovë sot 1.74 euro

Published

on

By

Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) të datës 05.04.2026, janë përcaktuar çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi sot, më 17 prill 2026.

Konsumatorët në Kosovë do të furnizohen me naftë për 1.74 euro për litër, benzinë për 1.43 euro dhe gas për 0.88 euro.

Ky rregullim i çmimeve vjen si masë për të mbrojtur qytetarët nga luhatjet e shpejta të tregut global.

Ky shtrenjtim  reflekton edhe situatën e brishtë gjeopolitike, ku Irani aktualisht gjendet në një udhëkryq diplomatik mes luftës dhe bisedimeve për armëpushim me SHBA-në.

Megjithëse po tentohet një marrëveshje paqeje përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, bllokada në Ngushticën e Hormuzit dhe sulmet e fundit në rajon kanë krijuar pasiguri në furnizimin botëror me naftë, duke mbajtur çmimet në nivele të larta.

Continue Reading

Të kërkuara