Aktualitet

Kryeministri i Sllovenisë: Në tetor do të përparojmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Ekziston një dilemë në Evropë nëse zgjerimi ka rëndësi strategjike apo jo”, tha Jansha.

Published

on

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha,  këtë të martë në një dekaratë para deputetëve në Strasburg theksoi se është i mundur përparimi në procesin e zgjerimit me Shkupin dhe Tiranën në tetor nëse vendet anëtare bien dakord.

Ndër të tjera në fjalën e tij Jansha ka thënë se ai nuk i kuptonte vendet anëtare të BE-së që kundërshtojnë zgjerimin, por se ishte i nevojshëm një debat mbi temën.

“Ekziston një dilemë në Evropë nëse zgjerimi ka rëndësi strategjike apo jo”, tha Jansha.

Ai theksoi se për mendimin e tij ky është rasti dhe se në pesëmbëdhjetë vitet e fundit BE jo vetëm që nuk është zgjeruar, por edhe është tkurrur. Ndërkohë, shtoi Jansha, forca të tjera po ndikojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“BE bën hapa të mëdhenj përpara kur përqendrohet në gjërat, nëse zgjerimi bëhet tema e gjashtë në agjendë, ne kurrë nuk do të shkojmë në temë, nëse e ngremë çështjen do të jemi në gjendje të bëjmë hapa konkretë përpara, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të shkojmë përpara në samitin e ardhshëm në nëse të gjithë përqendrohemi në këtë, Komisioni Evropian do të ndihmojë, por është një vendim politik”, është shprehur ndër të tjera ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia heton dy raste të vdekjes në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të cilësuara si “hetim mbi vdekjen” gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete në lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka ndodhur në Sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Pasi viktima nuk ishte lajmëruar paraprakisht në telefon, dera e banesës u hap me asistencën e zjarrfikësve, me ç’rast ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e saj.

Rasti i dytë është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Familjarët kanë njoftuar policinë se kanë gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Për të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia heton një rast të vetëvrasjes në Gjilan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “vetëvrasje” në Gjilan, pasi një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti vazhdon të hetone nga policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për ngacmim seksual

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim seksual”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026 rreth orës 08:00, ndërsa është raportuar nga viktima më 16 korrik.

Lidhur me rastin, palët janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Albanians For America për herë të parë në takimin e CEEC në Capitol Hill

Published

on

Organizata shqiptaro-amerikane Albanians For America (AFA) ka marrë pjesë për herë të parë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Capitol Hill, duke përfaqësuar komunitetin shqiptar në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

E përfaqësuar nga Doc Vranici, AFA iu bashkua 18 organizatave anëtare të CEEC-së, ku u diskutuan çështje strategjike si agresioni rus në Ukrainë, situata në Gjeorgji, sanksionet ndaj Rusisë, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe mbështetja për organizimin e Samitit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Në kuadër të vizitës, delegacioni mori pjesë edhe në konferencën “Rritja e qëndrueshmërisë: Një vështrim nga Qendrat e Ekselencës së NATO-s në vendet baltike”, ku morën pjesë kongresmenë amerikanë dhe zyrtarë nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Përfaqësuesit e AFA-së zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë amerikanë, përfshirë përfaqësues të Komisionit të Helsinkit, senatorë dhe kongresistë, ku u diskutua roli i SHBA-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe forcimi i sigurisë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni u takua edhe me një përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë dhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, me të cilin biseduan për zhvillimet aktuale dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA.

Sipas organizatës, pjesëmarrja në këtë forum shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e zërit të komunitetit shqiptaro-amerikan në institucionet ku hartohen politikat dhe në promovimin e interesave të shqiptarëve në rajon./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara