Lajmet

Kryeministri britanik njofton marrëveshjen e re me Shqipërinë për kthimin e azilkërkuesve

Ndërkohë, Sunak e bëri të ditur sot planin e tij në Dhomën e Komuneve.

Published

on

“Ne po njoftojmë sot marrëveshjen e re me Shqipërinë për përshpejtimin e kthimit të azilkërkuesve shqiptarë, të cilët përbëjnë një të tretën e atyre që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla”, informoi sot kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Ndërkohë, Sunak e bëri të ditur sot planin e tij në Dhomën e Komuneve.

”Një e treta e të gjithë atyre që mbërritën me varka të vogla këtë vit – gati 13,000 – janë shqiptarë. E megjithatë Shqipëria është një vend evropian i sigurt dhe i begatë. Ajo konsiderohet e sigurt për kthime nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia. Është një vend aderues në BE, aleate e NATO-s dhe anëtare e të njëjtit traktat kundër trafikimit si BM. Vetë kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të kthejmë menjëherë azilkërkuesit shqiptarë. Vitin e kaluar Gjermania, Franca, Suedia refuzuan pothuajse 100% të kërkesave shqiptare për azil. Megjithatë, shkalla jonë e refuzimit është vetëm 45%. Kështu nuk duhet të vazhdojë më. Kështu që sot mund të shpall një marrëveshje të re me Shqipërinë – dhe një qasje të re”, deklaroi Sunak në parlament.

Së pari, siç u shpreh ai, “ne do të vendosim oficerë të Forcave Kufitare në aeroportin e Tiranës, për herë të parë, që të ndihmojnë për të penguar krimin e organizuar dhe për të ndaluar njerëzit që vijnë këtu ilegalisht. Së dyti, ne do të nxjerrim udhëzime të reja për punonjësit tanë dhe do ta bëjmë të qartë se Shqipëria është një vend i sigurt. Së treti, një nga arsyet pse ne luftojmë për të larguar njerëzit është sepse ata shfrytëzojnë padrejtësisht sistemin tonë modern të skllavërisë”.

“Pra, ne do të rrisim ndjeshëm pragun që dikush duhet të plotësojë për t’u konsideruar si një skllav modern. Për herë të parë, ne do të kërkojmë që një punonjës i rastit të ketë prova objektive të skllavërisë moderne dhe jo thjesht një dyshim. Së katërti, ne kemi kërkuar dhe kemi marrë garanci zyrtare nga Shqipëria që konfirmojnë se do të mbrojnë viktimat e vërteta dhe njerëzit në rrezik të ritrafikimit, duke na lejuar të ndalojmë dhe kthejmë njerëzit në Shqipëri me besim dhe në përputhje me ECAT”, tha Sunak.

Ai shtoi se si rezultat i këtyre ndryshimeve, shumica dërrmuese e pretendimeve nga shqiptarët mund të shpallen thjesht qartësisht të pabaza. Dhe sipas tij, këta individë mund të kthehen me shpejtësi.

“Së fundmi, ne do të ndryshojmë mënyrën se si do të përpunojmë migrantët e paligjshëm shqiptarë, me një njësi të re të dedikuar që përshpejton çështjet brenda javësh, me 400 specialistë të rinj. Gjatë muajve të ardhshëm mijëra shqiptarë do të kthehen në shtëpi. Dhe ne do të vazhdojmë me fluturime javore derisa të gjithë shqiptarët në ngarkesën tonë të jenë hequr. Dhe për më tepër, nëse reformat tona për Shqipërinë sfidohen në gjykata, ne do t’i vendosim ato gjithashtu në një bazë statutore për të siguruar që trajtimi i BM ndaj shqiptarëve të ardhur nuk është i ndryshëm nga ai i Gjermanisë apo Francës. Mënyra e vetme për të ardhur në MB për azil do të jetë përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore”, përfundoi Sunak.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara