Lajmet

G7 mbështet iniciativën gjermane dhe krijon një “Klub të Klimës”

Një klub që bashkon vendet që kanë objektiva veçanërisht ambicioze klimatike.

Published

on

Me propozimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, grupi G7 ra dakord për krijimin e një “Klubi të Klimës”. Një klub që bashkon vendet që kanë objektiva veçanërisht ambicioze klimatike. Kjo është ideja që qëndron pas “Klubit të Klimës” që krijoi të hënën në Berlin grupi i shteteve të G7. Kancelari gjerman Olaf Scholz e kishte iniciuar këtë bashkëpunim në fillim të vitit, në krye të presidencës gjermane të G7. Grupi i shteteve të fuqive ekonomike demokratike miratoi tani statutin, i cili i lejon Klubit të fillojë punën e tij.

Që nga samiti i G7 në Elmau këtë verë, grupi ka punuar intensivisht për këtë, thotë Scholz. Ai është inkurajuar shumë për këtë projekt, edhe përtej kufijve të G7-ës. Është një lloj marrëveshjeje tregtare shumëkombëshe për transformimin industrial miqësor ndaj klimës. Kjo marrëveshje synon të parandalojë që industritë thjesht të largohen nga një vend, kur standardet klimatike aty ngrihen. Në të njëjtën kohë, ajo synon të parandalojë kompanitë në vendet që i vendosin vetes objektiva ambicioze për mbrojtjen e klimës nga konkurrenca e pandershme nga shtetet me standarde të dobëta mjedisore ose nga zhvendosja e vendeve të prodhimit në ato vende.

Për t’u bashkuar me klubin, duhet të merren masa për mbrojtjen e klimës. Klubi synon të mbështesë konkretisht zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën dhe të avancojë në veçanti reduktimin e emetimeve në sektorin industrial. Është një “mburojë globale” për vendet më të cenueshme. Gjermania vë në dispozicion 170 milionë euro, tha Scholz në Egjipt. Ekspertë të ndryshëm e vlerësojnë Klubin si një veprim në drejtimin e duhur, por shumën e përmendur më parë e vështrojnë vetëm si hap të parë.

Projekti i Klubit të Klimës ka të bëjë me transformimin e industrisë në miqësore ndaj klimës. Nisma synon të mbështesë përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbrit). Klubi në parim është i hapur për të gjitha vendet, pavarësisht nga madhësia, niveli i zhvillimit ekonomik dhe sistemi politik. Scholz gjithashtu ftoi shprehimisht Kinën të marrë pjesë në iniciativë. Vendet e varfra që bashkohen duhet të mbështeten në transformimin e industrisë së tyre për të qenë neutrale ndaj klimës.

Edhe në fjalimin e tij në Konferencën Botërore për Klimën në Egjipt, Scholzi ftoi anëtarë të rinj.

“Klubi i klimës është i hapur për këdo që dëshiron të përparojë me ne në transformimin neutral ndaj klimës së ekonomive tona dhe industrisë sonë”, tha ai.

Norvegjia, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndër të tjera, kanë shprehur interes për t’u bashkuar.

Statuti i miratuar tani i Klubit të Klimës përbën bazën për zhvillimin e mëtejshëm dhe për fazën e parë të zbatimit të tij. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) do të krijojë një sekretariat të përkohshëm për Klubin e Klimës së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA)./DW

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara