Sport

Kroos shpjegon pse Realit po i mungon Casemiro

Mesfushori gjerman tha se lojtarët po largohen drejt kampionatit anglez vetëm për para.

Published

on

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos e ka pranuar se skuadra është më pak e sigurt në aspektin defansiv që prej largimit të Casemiros drejt Manchester United këtë verë.

Casemiro iu bashkua Unitedit në një marrëveshje që preku tarifën e 75 milionë eurove, gjë që bëri që Kroos të jetë i nevrikosur me lojtarët që vendosin t’i bashkohen Premier Ligës.

Mesfushori gjerman tha se lojtarët po largohen drejt kampionatit anglez vetëm për para.

Kroos e ka pranuar se ishte i habitur dhe i mërzitur me vendimin e ish-bashkëlojtarit të tij për tu larguar nga Real Madridi.

Përkrah Luka Modricit, Kroos dhe Casemiro formuan një treshe e cila fitoi tituj të shumtë të Ligës së Kampionëve dhe të La Ligas.

“Unë isha i habitur nga largimi i Casemiros. Është e vërtetë, spekulimet filluan të qarkullojnë dy ditë përpara, por gjithmonë ka shumë spekulime të cilat në të shumtën e rasteve nuk ndodhin. Por kur më tregoi mua unë u mërzita, sepse fillova të kujtojë të gjitha vitet me të dhe gjërat të cilat ne i fituam së bashku”, tha Kroos.

Po ashtu, Kroos ka hyrë në detaje të mëtutjeshme se si Realit është duke i munguar roli defansiv i Casemiros. Kroos e ka pranuar se atij i duhet tani të bëjë më shumë punë defansive, pasi që Aurelien Tchouameni është një mesfushor me tipare sulmuese për dallim nga Casemiro.

“Roli im ka ndryshuar paksa pas transferimit të Tchouamenit, sepse ai del nga pozicioni i tij më shumë se sa ka bërë Casemiro. Kjo gjë më detyron të mbrohem më shumë, por kjo më pëlqen. Nuk më ndryshon mua shumë, edhe pse është më shumë punë defansive”, tha Kroos.

Casemiro fitoi plot 18 trofe me Real Madridin që prej kalimit nga Sao Paulo në vitin 2013, duke përfshirë këtu tre tituj të La Ligas dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

Lajmet

Superliga e Kosovës: Ballkani barazon 1-1 me Feronikelin

Published

on

By

Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll nisi sot me një ndeshje mjaftë interesante.

Në Suharekë u zhvillua ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta, por që përfundoi me barazim 1-1.

Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi në minutën e 45’ me golin e Hysenit, por Ballkanin nga humbja e shpëtoi Stepanenko i cili shënoi për 1-1 në minutën e 65’.

Me këtë barazim Ballkani mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, kurse Feronikeoi është i fundit me 11 pikë.

Kjo ndeshje u zhvillua me fillim nga ora 13:00.

Continue Reading

Sport

​Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, ka ballafaqime të zjarrta

Published

on

By

Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.

Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.

Këto janë ballafaqimet:

Borussia Dortmubnd-Lille

Real Madrid-Atletico Madrid

Bayern Mynih-Bayer Leverkusen

Arsenal vs PSV Eindhoven

Inter vs Feynoord

PSG-Liverpool

Barcelona-Benfika

Club Brugge-Aston Villa

Continue Reading

Sport

Një orë para sfidës me Ballkanin, Feronikeli 74 emëron trajnerin e ri

Published

on

By

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli 74 ka emëruar trajneri e ri. Skuadra nga Drenasi tani do të drejtohet nga trajneri Granit Dervisholli.

FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Granit Dervisholli është emëruar në postin e trajnerit të ekipit të parë. Pas një periudhe të gjatë si trajner dhe ekspert i futbollit, Dervisholli do të udhëheqë skuadrën drejt objektivave ambiciozë dhe synimeve të mëdha në sezonet e ardhshme. Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në njoftimin e Feronikelit 74.

Ndërkohë, vetëm pas një ore, pra nga ora 13:00, Feronikeli do të ballafaqohet me Ballkanin në Suharekë.

Continue Reading

Sport

​Ballkani kërkon pikë të plota ndaj Feronikelit

Published

on

By

Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll do të nis sot me një ndeshje mjaftë interesante.

Në Suharekë do të zhvillohet ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta.

Derisa Ballkani synon mbrojtjen e titullit kampion, Feronikeli është i zhytur thellë në krizë të rezultateve duke mbetur edhe më tutje në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Continue Reading

Të kërkuara