Lajmet

Kroacia do ta rrisë praninë ushtarake në Kosovë

Published

on

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë të enjten në selinë e NATO-s në Bruksel se Kroacianë javët në vijim, do të rrisë numrin e pjesëtarëve të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për media pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s e ka falënderuar Kroacinë, duke e quajtur “anëtare të rëndësishme të aleancës” për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve për forcimin e sigurisë së përbashkët, përballjen me kërcënimet e sigurisë dhe për misionet e NATO-s nga Afganistani deri në Kosovë.

Kryeministri i Kroacisë ka thënë se Kroacia është e nderuar të jetë anëtare e NATO-s dhe të mund të japë kontribut.

“Ju përmendet Kosovën dhe praninë tonë. Në javët që vijnë do të rrisim praninë tonë në Kosovë”, ka thënë kryeministri i Kroacisë.

Edhe shefi i NATO-s dhe kryeministri kroat kanë thënë se lidhjet e forta transatlantike janë me rëndësi jetike për NATO-n. Ata madje kanë paralajmëruar se këto lidhje do të forcohen këtë vit kur edhe do të zhvillohet një samit i NATO-s në Bruksel.

Kroacia ka përfunduar vitin e shkuar pjesëmarrjen e ushtarëve të saj në misionin e NATO-s në Afganistan.

Që atëherë, Kroacia ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e rritjes së kontributit të saj në misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit të NATO-s, Kroacia ka 37 pjesëtarë në misionin e KFOR-it nga rreth 3.500 pjesëtarë sa janë në këtë mision ushtarak.

Numrin më të madh të ushtarëve e kanë Shtetet e Bashkuara me 660 pjesëtarë, Italia me 542, Hungaria 397 dhe Austria 324.

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka nisur angazhimin në qershor të vitit 1999 pas nënshkrimit të Marrëveshjes tekniko-ushtarake mes NATO-s dhe Ushtrisë së atëhershme Jugosllave, me çka i është dhënë fund fushatës ajrore kundër forcave të udhëhequra nga kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Vendi

25 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 39 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 2,225 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Në kuadër të aktiviteteve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona për vepra dhe raste të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës hap Festivalin e Baletit Klasik dhe Modern në Shkup me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern në Shkup, ku është ftuar të hapë edicionin e sivjetmë me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros.

Shfaqja do të mbahet më 6 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të trupës së baletit kosovar.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival përbën një nder të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon. Sipas tyre, ky aktivitet shërben gjithashtu për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet artistëve.

Në njoftim thuhet se programi i festivalit i kushton vëmendje të veçantë edhe promovimit të artistëve të rinj, duke u ofruar atyre mundësinë të ndajnë përvojat skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.

Pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e artit skenik dhe prezantimin e vlerave artistike të vendit në skenat rajonale dhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, sipas raportit të Policisë.

Rasti i parë është shënuar në Podujevë, ku është intervistuar një grua nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, ata janë përleshur mes vete.

Sipas raportit, lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të rastit kanë nisur hetimet.

Ndërkaq, në Pejë raportohet se një grua është sulmuar nga një e dyshuar, po ashtu grua.

Edhe për këtë rast, Policia ka nisur hetimet.

Në rastin e tretë, në Gjakovë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Rahovec, një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar nga një burrë.

Palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

REL: Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publike pas protestave ndaj projektit në Zvërnec

Published

on

By

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.

Kjo përgjigje erdhi pasi REL-i iu drejtua kompanisë së lidhur me Kushnerin, Affinity Partners, pas protestave tashmë disaditore në Shqipëri kundër një projekti turistik në Zvërnec, pranë Vlorës.

“Fokusi ynë mbetet te kujdesi i përgjegjshëm, përmirësimi mjedisor, krijimi i vendeve të punës dhe krijimi i vlerës afatgjatë për komunitetet lokale”, tha për Radion Evropa e Lirë Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

“Jemi të entuziazmuar për mundësinë për të krijuar një destinacion të klasit botëror dhe për të realizuar një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”, shtoi ai.

Protestat në Zvërnec kundër punimeve për një projekt turistik në zonën Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë nisën javën e kaluar. Kjo zonë është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Protestat vazhduan edhe të martën në kryeqytetin Tiranë, me thirrje për anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarë të shumtë u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë në Tiranë më 2 qershor, për të protestuar kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, në jugprëndim të Shqipërisë.

Banorë të zonës, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, pronësinë e tokës dhe transparencën e investimit.

Ndërkohë, organizatat për mbrojtjen e mjedisit kanë nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online.

Por, kryeministri Rama e ka mbrojtur projektin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet për sa kohë është kryeministër.

Rama tha po ashtu se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bllokuar një transaksion prone të lidhur me projektin. SPAK-u nuk e ka konfirmuar publikisht bllokimin e ndonjë transaksioni.

SPAK-u më 1 qershor konfirmoi se ka nisur një hetim lidhur me Zvërnecin, por nuk dha hollësi se çfarë po hetohet saktësisht.

Projekti ka marrë vëmendje edhe për shkak të deklarimeve të mëhershme të Kushnerit. Në mars të vitit 2024, ai tha se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.

Kompania e Kushnerit mori statusin e investitorit strategjik në dhjetor të vitit 2024 për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit. Vendimi u mor nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Rama.

Sa i përket Zvërnecit, Rama tha të martën se Kushner “nuk ka bërë kërkesë për të qenë investitor strategjik”. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara