Aktualitet

Kriza globale ushqimore e shkaktuar nga Rusia, jo nga sanksionet, thotë BE

Moska thotë se sanksionet perëndimore mbi industritë e saj bankare dhe të transportit janë fajtorë për mungesën e ushqimit.

Published

on

Kryediplomati i Bashkimit Evropian tha të hënën se do t’u shkruajë të gjithë ministrave të jashtëm afrikanë për të shpjeguar shkakun e krizës globale të ushqimit dhe për t’iu kundërvënë propagandës ruse.

Duke folur në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Josep Borrell tha se siguria globale e ushqimit nuk është rrezikuar nga sanksionet e BE-së, por për shkak se Rusia po bllokon dërgesat e drithërave nga portet e Detit të Zi dhe po shkatërron të korrat.

Ne po përsërisim dhe duhet të paralajmërojmë përsëri për rrezikun e një zie të madhe buke në botë, veçanërisht në Afrikë. Dhe është lufta ajo që po krijon rritje të çmimeve, mungesë energjie dhe ushqimi“, tha ai.

Bashkimi Afrikan ka thënë se sanksionet ndaj Rusisë, veçanërisht përjashtimi i saj nga mekanizmi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, po pengon disa vende anëtare të blejnë produkte ushqimore.

Dua të insistoj se nuk janë sanksionet evropiane ato që po krijojnë këtë krizë. Sanksionet tona nuk synojnë ushqimin, nuk synojnë plehrat. Kushdo që dëshiron të blejë ushqime dhe plehra ruse, mund ta bëjë këtë, nuk ka pengesa. Aktorët ekonomikë duhet të dinë se këto produkte nga Rusia janë jashtë fushëveprimit të sanksioneve tona, kështu që ata mund të operojnë, ata mund të blejnë, ata mund të transportojnë, ata mund ta sigurojnë atë“, tha Borrell.

Ai argumentoi se problemi vjen nga bllokada ruse e grurit të Ukrainës.

Miliona ton grurë po bllokohen dhe miliona njerëz nuk do të mund ta hanë këtë grurë. Pra, lufta do të ketë pasoja dramatike për botën. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të zhbllokojë portet dhe të lërë këto produkte të shkojnë“, tha zyrtari i BE-së.

Moska thotë se sanksionet perëndimore mbi industritë e saj bankare dhe të transportit janë fajtorë për mungesën e ushqimit. /UBTNews/

Bota

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit

Published

on

By

Kryeministri i rrëzuar i Francës, François Bayrou, raportohet është nisur drejt Pallatit Elysee për t’ia dorëzuar dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron.

Ai dështoi të sigurojë votëbesimin në Parlament të hënën, të cilin e kishte kërkuar vetë, pasi propozimet e tij për shkurtime buxhetore ngjallën pakënaqësi të mëdha.

Qeveria e Bayrou u rrëzua me 364 vota kundër dhe 194 pro, duke shkaktuar një tjetër krizë politike në Francë. Tani, presidenti Macron detyrohet për të katërtën herë brenda një viti të emërojë një kryeministër të ri, në një situatë të rënduar nga polarizimi politik dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Finlanda: Koncesionet territoriale ndaj Rusisë nuk do të sjellin paqe

Published

on

By

Finlanda hodhi poshtë të martën çdo koncesion territorial ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje diplomatike për Ukrainën dhe paralajmëroi se veprime të tilla nuk do të sjellin paqe, por përkundrazi do të inkurajojnë “agresionin” e mëtejshëm rus në rajon, shkruan Anadolu.

Ministrja finlandeze e Jashtme, Elina Valtonen, tha në një konferencë vjetore të ambasadorëve në Berlin se sulmet ajrore të fundit të Rusisë mbi Ukrainën – më të ashpra që nga fillimi i luftës – tregojnë qartë se Rusia nuk është gati për një armëpushim, e lëre më për negociata.

Nëse gjatë negociatave do të sakrifikoheshin pjesë të territorit ukrainas ose elemente të sovranitetit të saj, nuk do të zgjidhnim problemin thelbësor, por përkundrazi potencialisht do të thellonim agresionin e Rusisë”, paralajmëroi ministrja.

Presidenti rus Putin po zhvillon luftë hibride në të gjithë Evropën – duke ndikuar në zgjedhje, duke ndërprerë sistemet GPS për trafikun ajror, dhe duke vendosur një flotë të errët në rajonin e Detit Baltik. Problemi me Putin nuk mund të zgjidhet në kurriz të Ukrainës”, shtoi ajo.

Valtonen argumentoi se shtetet perëndimore duhet të ruajnë mbështetjen e fortë për Ukrainën, të kufizojnë strategjikisht ambiciet e Rusisë dhe të ngushtojnë opsionet e Moskës duke vendosur sanksione më të rrepta tregtare dhe ekonomike dhe duke aplikuar takse mbi të gjitha eksportet ruse në tregun e brendshëm të BE-së./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, ligjëroi në Hardh Talk në kuadër të Hardh Fest në Rahovec

Published

on

Në kuadër të Festivalit tradicional “Hardh Fest”, që është kthyer në një ndër ngjarjet e  rëndësishme kulturore në vend, u mbajt aktiviteti Hardh Talk, ku këtë vit ligjwroi profesori i UBT-së, Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama.

Ligjërata e tij, me temën “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, ngjalli interesim të madh tek publiku i pranishëm. Rama theksoi se vera, dhe në veçanti ajo e Rahovecit, mund të shërbejë si një element identitar dhe si një instrument i fuqishëm ekonomik, duke promovuar vendin në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet tradicionale të Bodrumit të Vjetër në Rahovec, mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, duke hapur një debat të gjerë mbi rolin e industrisë së verës në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

33 zjarre në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit, dy ende aktive

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë  janë regjistruar gjithsej 33 zjarre. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), prej tyre 29 janë shuar, dy janë nën kontroll, ndërsa dy të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

Zjarret aktive po përballohen në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, si dhe në territorin e komunës së Studeniçanit, në fshatrat Varvarë dhe Draçevicë, ku flakët kanë përfshirë pyje të përziera dhe bimësi të ulët.

Në rajonin e Shkupit, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë disa vatranë komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatrat Rashtak e Kamnik rë komunës së Gazi Babës, në Jabollcë, si dhe në fshatin Rashçe.

Flakët janë shuar gjithashtu edhe në komunat Manastir, Dollneni, Resnjë, Krushevë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Çeshinovë-Obleshevë, Dellçevë, Koçan, Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçan, Tetovë dhe Gostivar.

Autoritete në Maqedoni apelojnë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, duke mos ndezur zjarre në ambientet e hapura, me qëllim që të parandalohen përhapje të reja./D.B/UBTNews/Zhurnal.mk

Continue Reading

Të kërkuara