Lajmet

Krimi bie në 5.4% në vitin 2023 në Itali

Kjo paraqet një rënie prej 5,46% në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Published

on

Në total 1 milion e 228 mijë e 454 krime u raportuan në Itali në shtatë muajt e parë të vitit 2023, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme të martën.

Kjo paraqet një rënie prej 5,46% në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Numri i vrasjeve të raportuara mbeti i qëndrueshëm në 195, njoftoi ministria. Megjithatë, numri i vrasjeve që i atribuohen krimit të organizuar ra me 36,36%.

Femicidi ra me 7.79% në 71, nga të cilat 57 u kryen brenda familjes, duke përfshirë 35 nga një partner intim ose ish-partner intim. Në periudhën raportuese grabitjet e armatosura ishin 15,486 dhe vjedhjet në 554,975, një rritje e lehtë krahasuar me vitin 2022.

Gjithsej 434 mijë e 940 persona u raportuan në polici, nga të cilët 86 mijë e 543 u arrestuan. Kjo krahasohet me 490 mijë e 97 persona të raportuar dhe 90 mijë e 451 të arrestuar në të njëjtën periudhë të vitit 2022./ANSA/

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara