Magazinë

Krijuesi i “Squid Game” humbi nëntë dhëmbë nga stresi i realizimit të serialit

Published

on

Krijuesi i serialit të Squid Game, thotë se i ka humbur “tetë ose nëntë” dhëmbë nga stresi gjatë realizimit të serisë.

Squid Game ka pasur sukses të madh kur debutoi për herë të parë në vitin 2021, dhe tani pritet që në dhjetor të këtij viti të dalë sezoni i dytë.

Hwang Dong-hyuk, krijuesi i serialit, në një intervistë për BBC ka thënë se ka qenë aq i stresuar gjatë xhirimeve të sezonit të parë, sa që kishte humbur nëntë dhëmbë. Më herët, kishte bërë bujë raportimi që producenti kishte humbur gjashtë sosh.

Fillimisht, ai nuk ka dashur që të bëjë një sezon të dytë, por ideja që të fitonte para i ndryshoi mendjen.

“Ndonëse, seria e parë ishte sukses, nuk kam fituar shumë. Kështu bërja e sezonit të dytë, do të kompensojë për suksesin e sezonit të parë”, deklaroi Dong-hyuk.

“Dhe nuk e kam përfunduar plotësisht historinë”, shtoi tutje.

Siç përflitet, sezoni i dytë do të ngërthejë personazhin Gi-hun (fitues i lojërave të para) i cili u ribashkohet lojërave në mision për të shpëtuar konkurrentët e garës. Ky sezon mund ofron përgjigje se çka e motivon drejtuesin e lojërave të vazhdojë me garën dhe pse lojërat ekzistojnë.

Përndryshe, pjesa e dytë e Squid Game del zyrtarisht më 26 dhjetor të këtij viti. /UBT News/

Magazinë

Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood

Published

on

Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, po vazhdon të forcojë praninë e saj në industrinë kinematografike me një projekt të ri.

Këngëtarja i është bashkuar kastit të komedisë së ardhshme “Peaked”, një prodhim i studios së njohur A24, e cila shquhet për filma të suksesshëm dhe origjinalë.

Filmi do të drejtohet nga Molly Gordon, e cila njëkohësisht ka bashkëshkruar skenarin me Allie Levitan. Historia ndjek dy ish-shoqe shkolle që përpiqen të rikthejnë periudhën më të bukur të jetës së tyre gjatë ribashkimit të 10-vjetorit, pasi kanë kaluar përvoja të vështira gjatë adoleshencës.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë roli do të ketë Dua Lipa, por ajo do të luajë përkrah një kasti të njohur aktorësh, përfshirë Emma Mackey, Laura Dern dhe Simone Ashley.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e artistes shqiptare në aktrim, pas paraqitjeve të saj në filmat “Argylle” dhe “Barbie”, duke dëshmuar synimin e saj për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme edhe në Hollywood.

Continue Reading

Magazinë

1 prilli – Sot shënohet Dita e Gënjeshtrave

Published

on

Sot pothuajse në të gjithë botën shënohet Dita e Gënjeshtrave.

Dita e Rrenave, që festohet më 1 Prill, është një zakon i vjetër që përfshin shaka dhe gënjeshtra të vogla. Origjina e saj nuk dihet me saktësi, por teoria më e besueshme e lidh këtë ditë me fundin e shekullit të 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi kalendarin gregorian.

Me kalendarin e ri, 1 janari u bë fillimi i vitit, duke zëvendësuar fillimin e vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Franca ishte vendi i parë që e pranoi dhe e zbatoi këtë ndryshim.

Megjithatë, disa njerëz nuk e kuptuan ose nuk pranuan kalendarin e ri dhe vazhduan të kremtonin Vitin e Ri më 1 Prill. Ata që ndoqën kalendarin gregorian filluan t’i tallnin këta individë, duke i konsideruar budallenj. Kështu lindi tradita e Ditës së Gënjeshtrave më 1 Prill.

Continue Reading

Magazinë

Céline Dion rikthehet në skenë

Published

on

Celine Dion ka njoftuar rikthimin e saj në skenë, katër vite pasi u diagnostikua me një gjendje të pashërueshme që ndikoi në zërin e saj dhe në aftësinë për të ecur.

Ylli, e njohur për baladat e fuqishme si “My Heart Will Go On” dhe “Because You Loved Me”, do të mbajë një seri prej 10 koncertesh në Paris La Défense Arena me kapacitet prej 40,000 vendesh, gjatë muajve shtator dhe tetor.

Njoftimi erdhi në ditën e 58-të të lindjes së saj. Në një mesazh në Instagram, Dion e quajti rikthimin e saj “dhurata më e mirë e jetës sime”.

“Jam shumë gati për këtë,” u tha ajo fansave. “Po ndihem mirë, jam e fortë, jam e emocionuar, natyrisht, dhe pak e nervozuar.”

Duke folur për gjendjen e saj shëndetësore, Dion tha: “Jam shumë mirë, po e menaxhoj shëndetin tim, po ndihem mirë. Po këndoj përsëri, madje po bëj edhe pak vallëzim.”

“Por duhet t’ju them diçka shumë të rëndësishme: gjatë këtyre viteve, çdo ditë që kalonte, kam ndier lutjet dhe mbështetjen tuaj, mirësinë dhe dashurinë tuaj.”

Ajo shtoi: “Ju jam mirënjohëse të gjithëve. Mezi pres t’ju takoj sërish.”

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa kuratore e “London Literature Festival 2026”

Published

on

By

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është përzgjedhur kuratore e edicionit 2026 të “London Literature Festival”, i cili do të mbahet nga 21 tetori deri më 1 nëntor në Southbank Centre në Londër. Ky edicion përkon edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor.

Në këtë rol, Lipa do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e autorëve pjesëmarrës, temave dhe organizimin e aktiviteteve, duke i dhënë festivalit një qasje personale. Ajo pritet të organizojë një sërë ngjarjesh, përfshirë edhe programet e lidhura me klubin e saj të leximit “Service95 Book Club”, gjatë fundjavës së hapjes dhe përgjatë gjithë festivalit.

“Leximi më ka mbajtur të qëndrueshme në çdo fazë të jetës sime… Të jem kuratore e këtij festivali është një ëndërr e bërë realitet”, është shprehur Dua Lipa, duke shtuar se është e emocionuar të angazhohet me autorët që admiron.

Klubi i saj i leximit, i themeluar në vitin 2023, është shndërruar në një platformë kulturore ku çdo muaj rekomandohen libra dhe zhvillohen biseda me autorë përmes një podcasti. Së fundmi, romani “She Who Remains” i autores bullgare Rene Karabash është përfshirë në listën e gjatë të “International Booker Prize” dhe është një nga rekomandimet e këtij klubi.

Drejtori artistik i Southbank Centre, Mark Ball, e ka cilësuar Lipën si një “forcë globale kulturore”, duke theksuar se pasioni i saj për librat po frymëzon brezat e rinj.

Ky është edicioni i 19-të i festivalit dhe vjen në një kohë kur interesi për lexim është në rënie. Sipas të dhënave të “National Literacy Trust”, vetëm një në tre fëmijë të moshës 8-18 vjeç lexon në kohën e lirë. Për këtë arsye, organizatorët synojnë që përmes aktiviteteve kreative dhe bashkëpunimeve të ndryshme të rikthejnë interesin e të rinjve për librin.

Continue Reading

Të kërkuara