Lajmet

Krijimi i 87 mijë vendeve të punës, opozita: Kurti po manipulon me shifra për të mbuluar dështimet

Published

on

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se për katër vjet ka krijuar rreth 90 mijë vende të reja të punës, opozita po e sheh si manipulim me shifra dhe tentim për të shpërndarë mjegull tek qytetarët për të mbuluar dështimet e qeverisjes së tij.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se kjo qeveri që nga fillimi ka manipuluar me të dhënat ekonomike.

“Kur të përmend dikush një shifër duhet edhe të analizohet konteksti i shifrës, pra përmbajtja se çfarë ka brenda saj. Kryeministri, realisht njihet si manipulues i shifrave, numrave, krejt kjo qeveri është e karakterizuar me nevojën e vazhdueshme të manipulimit të të dhënave ekonomike edhe të atyre që janë shumë të dukshme në raportet ndërkombëtare, fare të mos flasim për ato të cilat janë realisht dhe numra zyrtarë të agjencisë që janë pjesë e kryeministrisë. Pra që janë pjesë e agjencisë së statistikave”, ka thënë Rukiqi.

Tutje ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se shpeshherë kryeministri dhe ministrat e tij në mënyrë të vazhdueshme kanë tentuar të krijojnë mjegull sa i përket situatës reale ekonomike duke prezantuar shifra në disa raste të gabuara, e në disa raste krahasime të paqëndrueshme.

“Shembull, kryeministri fare se përmend që mbi 25 mijë vende pune përkohësisht kanë humbur gjatë pandemisë e pastaj janë kthyer për shkak se ekonomia ka qenë e mbyllur, kush është hap e pastaj janë kthyer, ky e merr edhe këtë shifër e fut në këtë që e përmend dhe në të njëjtën kohë krenohet me diçka që realisht ka qenë e vazhdueshme. Kësisoj është një shifër e cila në vete është e manipuluar për shkak se i shtohet atij një numër që gjatë pandemisë i kanë humbur vendet dhe janë kthyer. E dyta brenda vetës përfshin formalizim të vende të punës”, theksoi anëtari i kryesisë së LDK-së.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, e quan shifër që ka për qëllim shpërndarjen e mjegullës tek qytetarët dhe për të mbuluar stagnimin e shtetit nën qeverisjen e Kurtit.

“Ai specifikisht të tregoj se cilat janë ato vende të punës, unë çka e di mund ta them sipas informatave që i kam unë nga Ministria e Financave janë edhe 6 mijë vende të lira të punës. Pra, kryeministri Kurti nuk është duke arritur vendet e lira t’i plotësojë, mirëpo ai në vazhdimësi jep informata të pasakta, vetëm me shpërnda mjegull të qytetarët e Kosovës, sepse ju e dini që Kosova ka stagnuar në të gjitha fushat”, ka thënë Qalaj.

Fundjavën që shkoi, gjatë prezantimit të skemës së re të asistencës sociale, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në katër vitet e fundit, në Kosovë janë krijuar rreth 90 mijë vende të reja të punës.

“Nga 331,742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023, pra për një periudhë 4 vjeçare, kemi 419,126 vende pune apo mbi 87 mijë vende pune më shumë apo mbi 26 për qind”, kishte thënë Kurti.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara