Kronika e zezë

Kreu i krimit në Brazil burgoset pasi negocioi vetë arrestimin e tij

Publikuar

Një nga krerët e lartë kriminalë të Brazilit u mbyll në një qeli izolimi prej 6 metrash katrorë në një burg të sigurisë maksimale për të shmangur vrasjen nga rivalët, sipas autoriteteve.

Luiz Antônio da Silva Braga, bosi i grupit më të madh të milicisë në shtetin e Rio de Zhaneiros, u dorëzua në policinë federale. Udhëheqësi kriminal i njohur më mirë si Zinho u dërgua në burgun Bangu 1, ku mbahen gjithashtu trafikantë droge dhe njerëz të milicisë, tha sekretari i sigurisë publike të shtetit të Rios, Victor Santos.

“Sot, kujdestaria e Zinhos është përgjegjësi e shtetit”, tha ai për GloboNews. “Ai është tani në një qeli të izoluar  për të siguruar integritetin e tij fizik”.

Milicitë u shfaqën në vitet 1990 kur fillimisht përbëheshin nga ish-oficerë policie, zjarrfikës dhe ushtarë që donin të luftonin paligjshmërinë në lagjet e tyre. Ata ngarkuan banorët për mbrojtje dhe shërbime të tjera, por kohët e fundit u zhvendosën vetë në trafikun e drogës.

Zinho, grupi i milicisë së të cilit dominon rajonin perëndimor të Rios, kishte 12 urdhër-arreste të lëshuara kundër tij derisa ai u dorëzua pas një negociate. Ai ishte në arrati që nga viti 2018 dhe u ngjit në pozitën e parë të grupit pasi vëllai i tij Wellington da Silva Braga, i njohur si Ecko, u vra në 2021.

Milicitë besohet se kontrollojnë rreth 10% të zonës metropolitane të Rios, sipas një studimi të vitit të kaluar nga organizata Fogo Cruzado./UBTNews/

Kronika e zezë

​Hyn ilegalisht nga Serbia, ndalohen dy serbë

Publikuar

nga

Një automjet me targa të huaja është ndaluar afër vijës kufitare të Republikës së Kosovës nga Serbia, në të cilën gjendeshin dy shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën e lartëcekur.

Ata janë ndaluar mbrëmë në Berberishtë të Leposaviqit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasje në Ferizaj

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Q.J., për shkak të veprave penale vrasja nga neni 172; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj nëpërmjet një komunikate, thekson se përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin Q.J., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale vrasja nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë vjet, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj.

“Konform nenin 76 të KPRK-së, trupi gjykues të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Konform nenin 366 paragrafi 1 nën paragrafi 1 të KPP-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatë.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin G.H dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Raportohen shtatë raste të dhunës brenda një dite

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan, Viti.

Publikuar

nga

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë raportuar burrat për dhunë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan e Viti.

Raportet e plota të Policisë:

Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/25.04.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datë 03.04.2024 i dyshuari mashkull e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre. I dyshuari nuk është hasur ne lokacion, përderisa rasti është duke u hetuar.

Prishtinë/25.04.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/ 25.04.2024 – 1 2:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Viti/ 25.04.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Pejë/25.04.2024 – 13:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar ne mbajtje./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Në Viti u sekuestruan 300 kg duhan dhe 500 pako cigare

I dyshuari, një 47-vjeçar nga komuna e Vitisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Publikuar

nga

Në komunën e Vitisë, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar 500 pako cigare të gatshme dhe 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë.

Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€.

I dyshuari, një 47-vjeçar nga komuna e Vitisë, është dërguar në mbajtje për 48 orë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara