Lajmet

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

Të tre krerët e institucioneve të shtetit nderuan sakrificën sublime të familjes Jashari.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tre krerët e institucioneve të shtetit nderuan sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar “Adem Jashari”.

Nga Prekazi, presidentja Osmani tha se është fatkeqësi që ende nuk ka drejtësi për masakrat dhe gjenocidin që Serbia bëri në Kosovë. Për çka shtoi se gjithnjë do të kërkojnë drejtësi e që përveç kësaj thirrjeje Osmani tha se trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari do të mbeten drita e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë.

“Ne jemi këtu për ta kujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin te cilët treguan një trimëri të jashtëzakonshëm në një situatë të jashtëzakonshëm ku të gjithë ne qytetarët e Kosovës ishim nën rrethimin gjenocidal të Serbisë. Ata u sulmuan në shtëpitë e tyre ku shumica dërmuese e familjarëve që u vranë ishin gra e fëmijë që tregon se kjo ishte ndër masakrat më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë për të cilën fatkeqësisht akoma nuk ka drejtësi. Përveç thirrjes sonë për drejtësi ne gjithnjë do ta kemi udhërrëfyes të përhershëm trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari sepse ajo çfarë ata bënë për atdheun do të mbesë një dritë e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë. Prandaj lavdi dhe përkujtimi i tyre do të jetë i përhershëm”, u shpreh Osmani nga Prekazi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se shkuan për të nderuar të rënët e familjes Jashari, ku theksoi se sakrifica e tyre tundi gjithë botën dhe lëvizi botën demokratike.

“Është pikërisht ky moment kur sakrifica kthehet në Epope edhe kur i gjithë kombi mobilizohet dhe bëhet UÇK një moment i cili jo vetëm që e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën por e cila sakrificë faktikisht e tundu të gjithë botën, e lëvizi botën demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejtë nga ky kuptim mendoji që sakrifica e Jasharëve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjeve çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, tha Konjufca.

E i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijën e as nga mohimet që bëhen.

“Erdhëm sot këtu në 24 vjetorin e flijimit të të tre brezave të familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës e bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Clirmatre të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharajve ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej prej regjimit të Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991 edhe në janar ë vitit 1998 dhe që të gjitha këto sulme ndaj Jasharajve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijën e as nga mohimet që bëhen, gjenocidit i Serbisë në Kosovë i ka ende plagë e hapura dhe ne si institucioneve republike, si krerë të këtyre institucioneve, si përfaqësues politikë si qytetarë të republikës jo vetëm që nuk e harrojmë prej nga vijmë por në të njëjtën kohë pikërisht nëpërmjet përgjegjësisë sonë për këtë shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim, mirë mbarë dhe përpara”, tha ai. 

Vendi

Pranim-dorëzimi i raporteve për vrasjen e Arlinda Zekajt përplas anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në Kuvendin e Kosovës, e cila pas diskutimeve publike ka vijuar punimet prapa dyerve të mbyllura.

Kryesuesi i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se Zyra e Kryeministrit i ka dorëzuar zyrtarisht raportet e kërkuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke hapur kështu rrugën për bashkëpunim institucional rreth përgjegjësive në këtë rast.

Mirëpo, dorëzimi i dokumenteve ka nxitur reagime të ashpra nga opozita. Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, akuzoi ekzekutivin për pengim të hetimit dhe tentim të mbulimit të dështimeve të shtetit.

“Është situata që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit në vend që të duhet t’i ndihmojë këtij komisioni që të zbardhim gjithë dështimin e zinxhirit, po bëhet pengesë dhe manipulator i procesit… Unë e shoh se qasja e këtij grupi parlamentar, në përgjithësi, është për t’i mbuluar të metat dhe për të mos zbardhur dështimin e zinxhirit të shtetit për mbrojtjen jetën e një gruaje”, tha Rrahmani.

Nga ana e tij, kryetari Burim Ramadani është zotuar para mediave se procesi hetimor do të zhvillohet me transparencë të plotë dhe mbi bazën e fakteve zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Vendi

LDK reagon ndaj Presidencës: Largimi i fotos së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë është i papranueshëm

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi zyrtar, LDK-ja theksoi se Presidenca është institucion shtetëror ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar Republika. Sipas kësaj partie, trajtimi i simboleve të tilla historike si thjesht elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe cënon vazhdimësinë institucionale.

LDK-ja ka kërkuar rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova të vendosur nga ish-Presidentja Osmani si dhe të Deklaratës së Pavarësisë të vendosur nga ish-Presidenti Sejdiu në vendet e tyre zyrtare të nderit. /E.A/

Continue Reading

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara