Lajmet

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Izbicë, Osmani thotë se liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së

E para e shtetit e quajti masakrën e Izbicës ndër masakrat më të tmerrshme që ka kryer shteti serb.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë në 24-vjetorin e masakrës ku mbetën të vrarë 147 shqiptarë.

Me këtë rast, e para e shtetit e quajti masakrën e Izbicës ndër masakrat më të tmerrshme që ka kryer shteti serb. Këtë të fundit, Osmani e quajti “shtet gjenocidal”.

Presidentja Osmani tha se liria e Kosovës ka ardhur falë viktima të luftës e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishua atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varrezat masive në vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë”, tha Osmani, duke përmendur edhe viktimën më të re të kësaj masakre, Dafinën, e cila aso kohe ishte gjashtëmuajshe.

“Trupat e tyre u gjendën vite më pas, duke përfshirë edhe 6-muajshe Dafinën që e tregon mizorinë e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë. Edhe Izbica është një ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid dhe qëllimin e kishte ta shfaroste popullin shqiptar. Ndaj edhe sot këtu ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre , sepse dhimbja e tyre është dhimbje e Kosovës. Liria u bë e mundshme shkaku i të gjitha këtyre viktimave, shkaku i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht sakrificës së të gjithëve”, tha tutje Osmani.

Lajmet

KQZ hap periudhën për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 28 qershor ka nisur periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale, e cila do të zgjasë deri më 29 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe 63-ditore, të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi të kontrollojnë qendrën e tyre aktuale të votimit dhe, nëse dëshirojnë, të kërkojnë ndërrimin e saj, duke zgjedhur një lokacion më të afërt me vendbanimin e tyre brenda të njëjtës komunë.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit mund të bëhet në dy mënyra:

  • përmes platformës elektronike të KQZ-së në https://qv.kqz-ks.org

  • ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve të komunës ku është i regjistruar votuesi.

Continue Reading

Lajmet

Serbët festojnë Vidovdanin mes masave të shtuara të Policisë së Kosovës

Published

on

By

Grupe serbësh janë drejtuar për në Graçanicë për të nisur festimet e atij që njihet si Vidovdan.  Festimet nisën në mëngjes në Manastirin e Graçanicës dhe po vazhdojnë në Gazimestan, ku janë paralajmëruar edhe ardhje të tjera gjatë ditës.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie. Në hyrje të Gazimestanit, po zhvillohen kontrolle për të gjithë të pranishmit, ndërkohë që njësi të shumta policore janë të vendosura në terren, bashkë me forcat e KFOR-it.

Policia ka njoftuar se masat planifikuese dhe operative janë ndërmarrë për ruajtjen e rendit publik, menaxhimin e trafikut dhe sigurinë kufitare. PK ka apeluar për një manifestim të qetë, duke kërkuar nga qytetarët të shmangin provokimet dhe të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e organeve të sigurisë.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e mëparshëm të komunës së Graçanicës që lejonte shfaqjen e flamurit serb për këtë rast, duke vlerësuar se një veprim i tillë ishte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare në Kosovë.

Vidovdani lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389, ku princi serb Lazar humbi jetën. Në diskursin historik serb, kjo betejë përshkruhet si një humbje ushtarake por një fitore shpirtërore.

Gazimestani është gjithashtu një vend me ngarkesë historike dhe politike, pasi aty presidenti i atëhershëm i Serbisë, Slobodan Millosheviq, mbajti një fjalim të njohur në vitin 1989, i cili shpesh shihet si paralajmërim i konflikteve që pasuan në Ballkan.

Continue Reading

Lajmet

​PDK me kërkesë të qartë, zhbllokimi i Kuvendit sipas Kushtetueses

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se në takimin e sotëm të partive politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti do të diskutohet dalja nga situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Gruda tha se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të shpreh qëndrimet e kësaj partie se si të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, se a do të arrihet ndonjë marrëveshje apo çështje të tjera siç tha Gruda, do të përgjigjet vetë Krasniqi.

Këtë deklarim Gruda e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në konferencën e thirrur nga PDK.

Continue Reading

Lajmet

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala

Published

on

By

Presidenti Amerikan Donald Trump për të tretën herë në vetëm një javë është rikthyer të flasë për çështjen e raporteve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë, teksa bën pasqyrën e konflikteve globale që ai pretendon se ka zgjidhur.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump sërish tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin ushtarakisht, madje sipas tij në një luftë të madhe.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe”, tha Trump.

Më tej ai zbuloi formulën e tij të suksesit, me të cilën e ndali shpërthimin e një lufte mes dy shteteve në Ballkan, shkruan A2 CNN.

Trump vazhdimisht gjatë javës së fundit, nga momenti kur vendosi armëpushimin midis Izraelit e deri tek samiti i NATO-s në Hagë, i është referuar marrëveshjes Kosovë-Serbi, të arritur në Uashington më 2020 si histori suksesi e ndërmjetësimit të tij.

“Ne e ndalëm Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, deklaroi dy ditë më parë Trump.

Ai i referohet marrëveshjes së nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Zyrën Ovale, më 04.09.2020 të ndërmjetësuar nga Donald Trump.

Continue Reading

Të kërkuara