Lajmet

Kremlini thotë se do ta vazhdojë luftën pavarësisht motit

Gjithashtu ai tha se autoritetet e Kievit nuk janë të vullnetshme për të negociuar më.

Publikuar

Pushtimi rus i Ukrainës do të vazhdojë pavarësisht kushteve meteorologjike, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve të enjten, ndërsa bora dhe temperaturat e ftohta po e godasin vendin.

I pyetur rreth miliona njerëzve që kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve masive të Ukrainës këtë javë, Peskov tha se: “Operacioni i veçantë ushtarak po vazhdon dhe se vazhdimi i saj nuk varet nga kushtet klimatike e as meteorologjike”.

Sipas Peskovit, autoritetet e Kievit nuk janë të vullnetshme për të negociuar më./UBTNews/

Lajmet

SPSK: Qeveria po sillet sikur inflacioni ka prekur vetëm sektorin publik

Kërkesa e Sindikatës është rritja e pagës minimale në 450 euro.

Publikuar

nga

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës ka shprehur pakënaqësi për trajtimin e sektorit privat nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate, në një konferencë për media ka kritikuar Qeverinë Kurti se po “sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik”.

Ai ka kërkuar që të ndihmohet edhe sektori privat, sepse, siç tha ai, buxheti i Kosovës u takon të gjithëve, e jo vetëm sektorit publik.

“Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, punëtorët që mirëmbajnë këtë zyre, paguhen 180 euro. Kjo është shumë shqetësuese për ne. Këto paga të ulëta vijnë nga Qeveria e Kosovës. Në vend që Qeveria ta motivojë sektorin privat për paga më të larta, është ajo që i paguan kaq pak punëtorët teknikë. Qeveria po sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik, e jo ata të sektorit privat. Buxheti i Kosovës është buxhet i të gjithëve. Klasa më e pasur, ajo e sektorit publik u financua, e pikërisht ajo që është më e varfër jo”, u shpreh Azemi.

Azemi tha se kërkesa e Sindikatës është rritja e pagës minimale në 450 euro.

“Kërkesa jonë është që paga minimale të jetë 450 euro. E kemi një pagë minimale që ne mendojmë qe duhet të zyrtarizohet nga Qeveria. Kanë premtuar por nuk e kanë realizuar. Kërkesë imediate e jona është që të gjithë punëtorët të paguhen komfort ligjit të pagave. Ne nuk heqim dorë, ne jemi të Kosovës dhe i shërbejmë shtetit të Kosovës”, deklaroi ai.

Azemi tha se 92 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova me leje pune. Sipas tij, gjatë këtij viti shumë projekte do të ndërprehen në mungesë të punëtorëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Ka renë për pesë centë çmimi i derivateve të naftës në tregun kosovar.

Publikuar

nga

Çmimet e naftës në Kosovë kanë rënë për rreth pesë centë më lirë, krahasuar me çmimet në treg javën e kaluar. Ka renë për pesë centë çmimi i derivateve të naftës në tregun kosovar.

Aktualisht një litër naftë po shitet nga 1.44 euro deri në 1.51 euro derisa javën e kaluar çmimi kishte shkuar deri në 1.56 euro.

Çmimi i naftës së fundi ka renë në bursë ndërsa dje u raportua për ulje të çmimeve edhe në tregun e Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pentagoni konfirmon se një “balonë kineze e përgjimit” po fluturon mbi SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas disa ditësh pritet të të vizitojë shtetin kinez, raporton zeriamerikes.

Publikuar

nga

Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj për shkak të shqetësimit se copëzat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

“Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është vëzhgimi”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas disa ditësh pritet të të vizitojë shtetin kinez, raporton zeriamerikes.

Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikëqyrur me aeroplanë ushtarakë.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po funksiononte mbi trafikun ajror civil dhe nën “pjesën e jashtme të hapësirës”.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë shqyrtuan mundësinë e rrëzimit të balonës mbi shtetin e Montanas, por përfundimisht hoqën dorë për shkak të rrezikut të mundshëm të sigurisë.

Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje me homologët e tyre kinezë.

“Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje”, shtoi zyrtari.

Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha zyrtari.

“Aktualisht, ne vlerësojmë se kjo balonë ka vlerë të kufizuar shtesë nga këndvështrimi i mbledhjes së informacionit të zbulimit, por ne gjithsesi po marrim hapa për t’u mbrojtur kundër mbledhjes së informacionit të ndjeshëm nga zbulimet e huaja”, tha zyrtari.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, me përplasje për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Konkursi për policë mbetet i hapur edhe një javë

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet.

Publikuar

nga

Edhe shtatë ditë është i hapur konkursi për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës për katër komunat në veri.

Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptas, kroatë, malazezë e maqedonë).

Lajmi është konfirmuar nga zyra për media në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ku deri më tani ka pasur kandidatë të interesuar nga komunitete të ndryshme për aplikim. Me qëllim të dhënies së mundësive shtesë, sikurse edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka vazhduar afatin e aplikimit në këtë konkurse të hapur për komunitetet pakicë, deri me datën 10 shkurt 2023”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë, sipas policisë, do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen.

“Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, ç’do herë ka inkurajuar dhe vazhdon ti inkurajon dhe fton qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Rikujtojmë se ky konkurs është shpallur pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve të policisë nga komunitetet, në katër komunat në veri.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara