Lajmet

Kremlini nuk pajtohet me vlerësimin e Macron për Rusinë se po “bëhet vasal i Kinës”

Peskov theksoi se lidhjet e Moskës me Pekinin janë “ato të një partneri strategjik”.

Published

on

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, thotë se Rusia nuk pajtohet me vlerësimin e presidentit francez Emmanuel Macron se Rusia kishte “hyrë në një formë nënshtrimi në lidhje me Kinën” pasi u shmang nga Perëndimi për konfliktin në Ukrainë.

Sipas një raporti të AFP-së, në një intervistë me gazetën Opinion gjatë fundjavës, Macron tha se Rusia “tashmë kishte humbur gjeopolitikisht” në luftën e saj në Ukrainë dhe “po bëhet efektivisht një shtet vasal i Kinës”.

Peskov theksoi se lidhjet e Moskës me Pekinin janë “ato të një partneri strategjik” dhe theksoi se “nuk ka të bëjë me varësinë”./UBTNews/

Lajmet

Krasniqi thotë se vendimi i Kurtit për studentët është “përpjekje e hapur për blerje vote”

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për të ndarë nga 100 euro për çdo student, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve lokale.

Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai tha se vendimi për të ndarë 26 milionë euro për studentët “nuk është mbështetje e sinqertë “por përpjekje e hapur për blerje vote”.

Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor, ai sot vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote. Megjithatë, ky është një tjetër gjykim i gabuar për studentët kosovarë, sepse ata as nuk blihen e as nuk shiten”, tha Krasniqi.

Krasniqi i ftoi studentët që t’i marrin ato mjete “që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Banka Botërore: Ngadalësohet zhvillimi ekonomik në Kosovë

Published

on

By

Banka Botërore ka bërë të ditur që zhvillimi ekonomik në Kosovë, por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor sivjet ka pasur ngadalësim dhe se ritmi parashikohet të vazhdojë.

Sipas raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të vjeshtës 2025, nga 4.4 për qind sa ka qenë rritja ekonomike më 2024, në vitin 2025 rritja do të jetë 3.8 për qind.

Në këtë matje për sivjet rënien më të madhe do ta ketë Serbia nga 3.9 për qind në 2.8.

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të kenë zhvillim më pozitiv në krahasim me 2024-n.

Ndërsa në nivel të përgjithshëm, Ballkani Perëndimor do të ketë rritje ekonomike në shkallë prej 3.0 për qind sivjet, në krahasim me 3.6 sa ishte një vit më herët.

Edhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027 tregojnë se Kosova do të ketë ngadalësim të zhvillimit ekonomik në 3.8 dhe 3.9 për qind.

Në raport për inflacionin në Kosovë është përmendur edhe vendosja e tarifave energjetike./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Sulmohet një infermier në QKMF-në e Mitrovicës

Published

on

By

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës më 06.10.2025, në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicën e Jugut, ku një qytetar dyshohet se sulmoi fizikisht një infermier gjatë orarit të punës.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale mes palëve rreth një trajtimi mjekësor, duke eskaluar në dhunë ndaj personelit shëndetësor.

Në rrugën ‘Bislim Bajgora’, Mitrovicë e Jugut, më 06.10.2025 rreth orës 19:30, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte në vendin e punës në emergjencën e qytetit, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi kishin një fjalosje rreth një trajtimi mjekësor, e ka sulmuar fizikisht viktimën,” – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë theksohet se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta nga institucionet shëndetësore lokale, të cilat e kanë cilësuar aktin si të papranueshëm dhe kërkojnë ndëshkim të merituar sipas ligjit.

Mjekët dhe stafi i Urgjencës në QKMF janë në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë, duke u angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të secilit pacient. Megjithëse raste të tilla të dhunës janë të rralla, ato vështirësojnë punën e stafit mjekësor dhe rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve. Për këtë arsye, institucionet kërkojnë që ngjarje të tilla të trajtohen me rigorozitet të plotë dhe në përputhje me ligjet në fuqi,” – thuhet në reagimin e drejtorit të Shëndetësisë, Fahri Shabani.

Ai ka rikujtuar se në të gjitha qendrat mjekësore funksionojnë mekanizma të ankesave dhe linja të hapura për komunikim me pacientët, përmes të cilave qytetarët mund të adresojnë çdo pakënaqësi apo vërejtje në mënyrë institucionale dhe të rregullt.

Edhe Këshilli i Pacientëve në Mitrovicë ka shprehur indinjatën e thellë për rastin, duke theksuar se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e patolerueshme dhe e dëmton rëndë marrëdhënien mes pacientit dhe mjekut.

Të gjithë pacientët kanë të drejtë të kërkojnë trajtim shëndetësor me cilësi dhe dinjitet, por kjo e drejtë nuk guxon të keqpërdoret për të arsyetuar sjellje të dhunshme ndaj atyre që punojnë për të shpëtuar jetë,” – thuhet në njoftimin e Këshillit të Pacientëve./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

Published

on

By

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta sigurie dhe ekipe të posaçme të ambasadës amerikane.

Delegacioni ka ndaluar fillimisht në Vilën qeveritare në Ujin e Ftohtë, ndërsa më vonë pritet që Adams të vizitojë edhe zonën e Orikumit.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të kësaj vizite në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit.

Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se Adams do të zhvillojë takime joformale me përfaqësues vendorë dhe sipërmarrës të zonës./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara