Lajmet

Kremlini: Marrëdhëniet me Evropën janë në nivelin më të ulët të mundshëm

Sipas tyre, çdo valë e dëbimeve të diplomatëve rusë po zvogëlon hapësirën për diplomaci.

Published

on

Marrëdhëniet me vendet evropiane janë në “nivelin më të ulët të mundshëm”, ka thënë Kremlini, duke shtuar se çdo valë e dëbimeve të diplomatëve rusë po zvogëlon hapësirën për diplomaci.

Vendet duke përfshirë Moldavinë, Suedinë dhe Norvegjinë kanë dëbuar të gjithë diplomatët rusë ditët e fundit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska do t’u përgjigjet të gjitha masave./UBTNews/

Aktualitet

Sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Published

on

Sot do të fillojë vaksinimi i qytetarëve, kundër gripit sezonal ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas tyre, vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga gripi dhe komplikimet e tij.

Gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te: fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit e shëndetësisë dhe personat me sëmundje kronike.

Simptomat më të zakonshme janë: ethet, kollitja, dhembjet e muskujve, lodhja dhe dhembjet e kokës.

Punonjësit e shëndetësisë rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë.

Po ashtu, gratë shtatzëna rekomandohen të vaksinohen për mbrojtje të plotë të tyre dhe të foshnjës.

Profesione të tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë: punëtorët e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit dhe edukatorët si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar.

Vaksinimi kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Ju ftojmë të paraqiteni në qendrën tuaj të mjekësisë familjare për të marrë vaksinën falas”, deklaroi dje IKSHPK-ja./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen mes 4 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 11 dhe 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi, e lehtë deri mesatare. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon sot procesi gjyqësor në Hagë

Published

on

E përditësuar:

07:45

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë do të vazhdojë paraqitja e provave, nga dëshmitarët që janë ftuar nga ana e mbrojtjes.

Seanca parashihet të nisë nga ora 09:00.

Gjatë dy javëve të kaluar kanë dëshmuar tre dëshmitarë të thirrur nga Mbrojtja. John Duncan ishte dëshmitari i tretë i cili ishte një ish-punonjës i shërbimit diplomatik të Britanisë së Madhe, ku ai dha dëshmi kryesisht në seancë publike.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte, Trupi Gjykues më 18 shtator urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera.

Trupi Gjykues gjykoi se lirimi i të akuzuarve në posedim të informacionit të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi tashmë ose të atyre që mund të dëshmojnë në procese paralele. Në rastin e z. Selimi, Trupi Gjykues rikujtoi se duket se z. Selimi nxori informacion konfidencial për palë të treta të paautorizuara, çka përforcoi konstatimin e Trupit Gjykues se ekziston rreziku që z. Selimi të pengojë ecurinë e procesit.

Sipas mendimit të Trupit Gjykues, rreziqet e identifikuara mund të zvogëlohen vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Flet drejtori i KH Rahovecit: Vendimi për të na përjashtuar nga palestra i pakuptimtë

Published

on

Klubi i hendbollit Rahoveci ka njoftuar se të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu, Dudelange, në kuadër të garave evropiane, do të zhvillohen në Luksemburg.

Shkak për këtë është bërë fakti se palestra Mizahir Isma në Rahovec, për shkak të zgjedhjeve, kalon nga nesër në menaxhim të KQZ-së dhe rrjedhimisht nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje sportive.

Drejtori Sportiv i këtij klubi, Afrim Deliu, thotë se vendimi për t’i përjashtuar klubet nga palestrat është krejtësisht i pakuptueshëm.

“Sigurisht që është problematike, tereni është një lojtar shtesë në fushë, ajo nuk diskutohet por përveç kësaj janë edhe shumë probleme të tjera sepse palestra kalon në menaxhimin e KQZ-s nga nesër dhe përveç tereni që duhet të zhvillohet ndeshja jashtë, ne e kemi problem edhe stërvitjet t’i vazhdojmë. DO të thitë është shumë problem kjo pjesa dhe sinqerisht nuk e kuptoj se si mund të merret një vendim që palestra të lirohen nga klubet ose të mos kenë mundësi t’i zhvillojnë stërvitjet. Pra përveç lojës, problem tjetër shumë i madh është edhe stërvitjet ku do t’i zhvillojmë”, tha Deliu.

Ai ka shtuar se me këtë problematikë përballen sa herë që në Kosovë ka zgjedhje.

“Edhe në zgjedhjet e kaluara ka qenë i njëjti problem dhe e kemi ditur që nuk ka mundësi të arrihet asgjë nga kjo marrëveshje dhe menjëherë kemi kontaktuar me ekipin kundërshtar dhe kemi kërkuar që t’i zhvillojmë dy ndeshjet sepse e dimë që kjo nuk mund të realizohet, nuk është problem vetëm Rahoveci por e gjithë Kosova…Nuk është se kemi tentuar të shkojmë edhe ne KQZ direkt por e kemi ditur se është e pamundur sepse jo vetëm për Rahovecin por edhe për të gjitha klubet tjera ka qenë e pamundur”, shtoi Deliu.

Përveç hendbollit, me telashe të njëjta po përballet edhe sporti i volejbollit dhe ai i basketbollit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara