Sport

Kreditet e fundit për Muriqin në Lazio

Published

on

Sulmuesi kosovar do t’i ketë edhe disa raste për t’u dëshmuar, në të kundërtën Lazio mund ta shesë atë. Eksperienca e Vedat Muriqit në Lazio deri tash ka qenë zhgënjyese pasi sulmuesi kosovar nuk ka arritur të ambientohet në klubin italian dhe në Serie A po ashtu.

Deri tash, 27 vjeçari i ka realizuar vetëm dy gola, që të dy kundër Atalantas, në Kupë dhe në kampionat. Pra, ky është një bilanc negativ duke e pasur parasysh e “Biancocelesti” kanë pritur shumë më tepër nga ai.

Përkundër mungesës së golave, trajneri Simone Inzaghi vazhdon të besojë tek përfaqësuesi kosovar. Mirëpo, duket se ish-futbollisti i Fenerbahçes i ka kreditet e fundit në fanellën e kaltër.

Sipas mediave italiane, prizrenasit do t’i jepen edhe disa raste para përfundimit të sezonit. Dhe, nëse nuk e tregon veten, mund të largohet nga kryeqyteti italian.

Të dielën që shkoi, Muriqi luajti 22 minuta në Verona, ndërsa ndaj Beneventos këtë fundjavë ai mund ta ketë një tjetër mundësi.

Immobile e Correa janë favoritë, por trajneri Inzaghi mund t’i pushojë ata duke e pasur parasysh që Lazio do të luajë më pas me Napolin e Milanin.

Në këtë fazë finale të sezonit, Muriqi duhet ta shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen. Shpërthimi i tij duhet të vijë që nga ndeshja me Beneventon.

Sport

Gjilani dhe Feronikeli ’74 triumfojnë në përballjet e tyre

Published

on

By

Gjilani ka shënuar fitore 1:0 ndaj Ballkanit në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Fitore me rezultat identik ka regjistruar edhe Feronikeli ’74, që ka mposhtur Dritën me rezultat 1:0.

Të dyja ndeshjet u karakterizuan me rivalitet të fortë, ndërsa Gjilani dhe Feronikeli ’74 arritën t’i ruajnë epërsitë deri në fund dhe të sigurojnë fitore të rëndësishme në kampionat.

D.L

Continue Reading

Sport

Chelsea përmbys Leedsin në një ndeshje spektakolare

Published

on

By

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Stamford Bridge”, ku Chelsea ka triumfuar 6:3 ndaj Leeds Unitedit në kuadër të raundit të tretë të Kupës EFL.

Leeds Unitedi e nisi furishëm takimin dhe arriti të kalojë në epërsi 2:0, por Chelsea reagoi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe përmbysi gjithçka duke shënuar gjashtë gola.

Cole Palmer dhe Danny Welbeck realizuan nga dy gola, ndërsa Pedro Neto dhe Valentin Barco shënuan nga një herë. Morgan Rogers ishte ndër më të dalluarit te londinezët me tri asistime, ndërsa Barco kontribuoi edhe me një asistim.

Për Leedsin realizuan Traik Muharemoviq, Brenden Aaronson dhe Dominic Calvert-Lewin.

Me këtë fitore, Chelsea ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës EFL, ndërsa Leeds Unitedi është eliminuar nga gara.

D.L

Continue Reading

Sport

Sportingu përmbys Galatasarayn dhe triumfon 3:1 në Champions

Published

on

By

Sportingu i Lisbonës ka nisur me fitore aventurën në Champions League, pasi të mërkurën mbrëma triumfoi 3:1 ndaj Galatasarayt në ndeshjen e parë të fazës së ligës.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi që në minutën e pestë, pas një autogoli të Gonçalo Inacios.

Megjithatë, Sportingu reagoi shpejt dhe arriti ta përmbysë rezultatin. Geny Catamo barazoi shifrat, ndërsa Luis Suarez dhe Rodrigo Zalazar shënuan nga një gol për t’i siguruar skuadrës portugeze fitoren 3:1.

Me këtë triumf, Sportingu e nis në mënyrën më të mirë garën në fazën e ligës së Champions League.

D.L

Continue Reading

Sport

Modriq mbush 41 vjeç, por vazhdon të thyejë rekorde

Published

on

By

Luka Modriq ka festuar të mërkurën ditëlindjen e 41-të, por mosha duket se është vetëm një numër për yllin kroat të futbollit.

Mesfushori vazhdon të jetë i motivuar për të fituar trofe me Milanin, ndërsa synon të udhëheqë edhe Kombëtaren e Kroacisë në Ligën e Kombeve.

Modriq është aktualisht lojtari më i vjetër që luan në pesë ligat kryesore të Evropës këtë sezon. Pas tij renditet Edin Xheko i Schalkes, i cili është 40-vjeçar.

Një tjetër statistikë interesante është se Modriq është më i vjetër se pesë trajnerë që aktualisht drejtojnë skuadra në Serie A.

Përveç urimeve private, kapiteni i Kroacisë mori edhe urime publike nga Milani. Klubi italian publikoi një video me disa prej lëvizjeve dhe momenteve më të mira të Modriqit, të shoqëruara me brohoritjet e tifozëve dhe mesazhin:

“Mjeshtri ynë mbush 41 vjet.”

Urime për Modriqin pati edhe nga Federata Kroate e Futbollit, e cila e cilësoi moshën 41-vjeçare si diçka të zakonshme për kapitenin e saj.

“Sipas kalendarit të Luka Modriqit, 41 është vetëm një numër për të rinjtë! I urojmë kapitenit shumë shëndet, lumturi dhe suksese në ditëlindjen e tij. Shpresojmë që të vazhdojë të thyejë rekorde dhe të kënaqë botën e futbollit”, shkroi federata kroate.

Pavarësisht 41 viteve, Modriq vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara