Kuriozitete

Krateri i vullkanit meksikan, shtëpia e fushës unike të futbollit

Zona dikur ishte një qendër ceremoniale.

Published

on

“Është një fushë unike”, tha lojtari 32-vjeçar Adrian Garcia, dizajner grafik me profesion.

“Është shumë bukur të vish këtu për të shpërqendruar veten, për t’u çlodhur, me miqtë dhe familjen”, shtoi ai.

Vullkani joaktiv Teoca ngrihet rreth 2,700 metra mbi nivelin e detit në rrethin e Xochimilco. Rreth 10 skuadra që i përkasin një lige amatore luajnë aty gjatë fundjavës.

Zona dikur ishte një qendër ceremoniale, por pasi ra në përdorim, u shndërrua në një vend futbolli.

Fusha ka 70 vjet që është kështu, tha përfaqësuesi i ligës Joel Becerril.

“Ata më mbanin këtu kur isha fëmijë”, shtoi ai.

Një rrugë e vetme arrin majën, si dhe një shteg ecjeje 18 kilometra deri në shpatet e pyllëzuara të vullkanit.

“Është fantastike”, tha portieri 47-vjeçar Daniel Mancilla Pena.

“Është shumë mbresëlënëse të arrish deri këtu në fushë dhe të kesh një mjedis shumë të bukur për të luajtur futboll”, shtoi ai.

Sipas ekspertëve nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës, ka më shumë se 200 vullkane, shumica e tyre joaktive, në jug të Mexico City dhe në kufirin me shtetin fqinj Morelos.

Meksika ndodhet në zonën më aktive sizmike dhe vullkanike në botë, e njohur si Unaza e Zjarrit./UBTNews/

Kuriozitete

Fakte interesante nga ballkoni i famshëm i Juliet

Published

on

Qyteti më romantik në Itali dhe padyshim një nga vendet më të bukura është Verona. Ky lokacion është një destinacion kryesor për shumë udhëtarë që e vizitojnë.

Në sajë të William Shakespeare, duke vendosur “Romeo dhe Julieta” në qytet, Verona u bë qyteti më i parapëlqyeri për të gjithë vizitorët, për këtë arsye, nuk ka vizitë në Verona pa një ndalesë nga ballkoni i famshëm i Juliet.

Para se ju vizitoni këtë vend romantik, po ju japim disa fakte interesante për këtë vend:

  • Shtëpia është blerë nga familja Cappello në vitin 1905. Falë ngjashmërisë së mbiemrit në Juliet-së në lojë, qyteti deklaroi se ajo ishte, në fakt, shtëpia e Juliet. Kështu u bë një tërheqje e famshme, por e vërteta është se ajo kurrë nuk ka jetuar atje.
  • Shtëpia është themeluar që në shek 14 dhe është shembull i bukur i arkitekturës Gotike.
  • Ballkoni i cili Julieta merrte serenata nga Romeo nuk është ballkon i vërtet, është krijuar për t`u përshatur mirë me origjinalin.
  • Aty gjendet një statujë e Julietës, gojëdhëna është se nëse vizitorët prekin gjoksin e saj, kjo ju sjelli atyre fat në gjetjen e dashurisë.
  • Një tjetër fakt është që nëse lini shënime dashurie brenda, kjo dashuri zgjat përgjithmonë, prandaj kjo shtëpi është e mbulur në çdo cep të saj me shënime dashurie.
  • Edhe në ditët e sotme egziston në këtë vend një staf të quajtur si sekretaret e Julietës ku i japin përgjigje të gjithë pyetjeve që u vinë nga gjithë bota, pra japim këshilla dashurie.
  • Dhomat në shtëpi janë të zbukuruar me copa nga koha e Romeo e Julieta, që vizitorët të kenë ndjenjën si jeta ishte në atë periudhë.

Përndryshe, çdo vit ky qytet mirëpret qindra dhe mijëra vizitorë të cilët janë të mahnitur nga bukuria dhe të interesuar për të mësuar më shumë rreth vendit të Romeos dhe Julietës. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Del në ankand kopja 237 vjeçare e Kushtetutës së SHBA-së

Published

on

Gjendet një kopje e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së e vitit 1787, e fshehur brenda një kabineti në Karolinën e Veriut.

Kjo kopje, e vetmja e llojit të saj, do të dalë në shitje nga shtëpia e ankandeve, Brunk, më 28 shtator në Asheville, me një ofertë minimale prej 1 milionë dollarë.

Kjo kopje 237 vjeçare u shtyp pasi Konventa Kushtetuese miratoi kuadrin e propozuar të qeverisë së kombit në vitin 1787 dhe ajo u ratifikua nga Kongresi i qeverisë së parë amerikane joefektive nën Nenet e Konfederatës, duke kërkuar që ata ta dërgonin atë në shtetet për t’u ratifikuar nga populli.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Publikohet studimi që zbulon se sa të vjetra janë unazat e Saturnit

Published

on

Hulumtimet e reja sugjerojnë se unazat e Saturnit mund të jenë më të vjetra sesa duken – ndoshta po aq të vjetra sa planeti.

Në vend që të jenë 400 milionë vjeçare siç mendohet zakonisht, unazat e akullta dhe vezulluese mund të jenë rreth 4.5 miliardë vjet të vjetra ashtu si Saturni, sipas një ekipi nga Japonia.

Unazat e Saturnit mendohet të jenë midis 100 dhe 400 milionë vjet të vjetra bazuar në më shumë se një dekadë vëzhgimesh nga anija kozmike Cassini e NASA-s, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Imazhet nga Cassini nuk treguan asnjë provë të ndonjë errësimi të unazave nga ndikimi i mikrometeoroideve, duke i shtyrë shkencëtarët të konkludojnë se unazat u formuan shumë kohë më parë sesa mendohet.

Ryuki Hyodo i Institutit të Shkencave të Tokios dhe ekipi i tij thanë se është e mundur që unazat e Saturnit mund të jenë diku midis dy moshave ekstreme.

Rezultatet e tyre shfaqen në revistën Nature Geoscience.

Continue Reading

Kuriozitete

Fakte interesante nga Mona Liza

Published

on

Buzëqeshja misterioze dhe magjepsëse e kanë bërë “Mona Lizën” një prej femrave më të famshme në historinë botërore. Nuk është për t’u habitur që piktura ose më mirë të themi portreti më i famshëm në botë është punuar nga një autor si Leonardo da Vinçi.

Krahas zotësisë së tij si piktor njihet edhe si arkitekt, shpikës, skulptor, dijetar, matematikan, dhe inxhinier. Duke qenë se kjo është piktura më e famshme e të gjitha kohërave s’do mend që e ka edhe histori të pasur.

Në vijim mund t’i gjeni disa fakte që mbase nuk i keni ditur për këtë portret të famshëm.

Pikë së pari, Mona Liza nuk është emri i gruas në pikturë, në të është paraqitur portreti i Lisa Gherardini del Giocondo, të cilin e kishte porositur bashkëshorti Francesco del Giocondo. Që këtej rrjedh emri i saj më pak i njohur La Gioconda. Emërtimi Mona Liza (siç e quajnë italianët) e ka kuptimin e ‘Zonja Ime Liza’ (My Lady Lisa).

Napoloni ka qenë i dashuruar në Mona Lizën, e më pas një pasardhëse. Piktura e Mona Lizës kohë ka qenë e varur në dhomën e gjumit të perandorit francez, dhe thuher se ai kalonte orë të tëra duke e parë pikturën e duke shijuar bukurinë e Mona Lizës.

Për shkak të magjepsjes së tij, Napoloni u dashurua në bukuroshen italiane Teresa Guadagni, që ishte pasardhëse e Lisa Gherardini.

Piktura e Mona Lizës është e vogël. Ndikimi i Mona Lizës në kulturë është i jashtëzakonshëm, vetë piktura është më e vogël se sa shumica e njerëzve e mendojnë. Dimensionet e kësaj pikture me ngjyra vaji në dru janë 76,8 x 53 centimetra, ndërsa ajo peshon rreth tetë kilogramë.

Vetullat e Mona Lizës janë temë diskutimi, pati pohime që ajo s’ka vetulla, sepse pjesëtaret e shtresës së lartë sipas modës së kohës i fshihnin a hiqnin. Të tjerët ngulin këmbë që mos ekzistimi i vetullave është dëshmi që kemi të bëjmë me kryevepër të papërfunduar. Pas skanimeve të detajuara digjitale, më 2007 u zbulua që da Vinçi e ka pikturuar Lizën me vetulla dhe qerpikë, por me kalimin e kohës janë zbehur e kanë rënë ‘viktimë’ e restaurimeve gjatë shekujve të kaluar.

Kur portreti i Mona Lizës u ekspozua për herë të parë në Muzeun e Luvrit (Louver) më 1815, i hipnotizoi shumë meshkuj, të cilët i çuan lule pikturës, i kushtuan këngë dhe i shkruan letra dashurie. Ata shkonin në Luvër për t’i parë sytë e kthjellët e plot zjarr.

Mona Liza ka adresën elektronike në të cilën ruhen letra të shumta të dashurisë që edhe sot e kësaj dite i pranon. Meshkujt kanë vdekur nga dashuria për të. Më 1852, Luc Maspero u hodh nga kati i katërt i hotelit në Paris. Në porosinë lamtumirës shkroi: “Me vite luftova në mënyrë të pashpresë me buzëqeshjen e saj. Më mirë do të vdes.” Më 1910, adhuruesi qëndroi para pikturës, e vrau veten me armë zjarri.

Mona Liza është e paçmueshme. Më 1960 ajo u dërgua në turne dhe gjatë kësaj kohe vlera e sigurimit të saj ishte njëqind milionë dollarë amerikan. Polica e sigurimit su pajtua kurrë, pasi shpenzimet ishin më të larta se sa shpenzimet e agjencisë më të mirë në botë për mbrojtje.

Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, kujdestarët e Luvrit e fshehën Mona Lizën, nga frika se nazistët do ta përvetësonin atë për muzeun që Herman Goring planifikonte ta hapte në Linz. Piktura u ekspozua sërish në tetor të vitit 1947. Piktura është vendosur në një dhomë të posaçme në Luvër, në të cilën temperatura kontrollohet vazhdimisht, që piktura të qëndrojë në kushtet ideale.

Piktura gjendet edhe pas xhamit të blinduar që shërben për ta mbrojtur atë nga dëmtimet apo vjedhja. Portreti i Mona Lizës është sulmuar disa herë. Nëse e shikoni bërrylin e majtë të saj e vëreni dëmtimin që e ka shkaktuar boliviani Hugo Ungaza më 1956, pasi e gjuajti me gur.

Disa muaj më parë, një tjetër sulmues gjuajti acid në pikturë por, acidi e kapi vetëm pjesën e saj të poshtme. Për shkak të këtyre sulmeve, Liza u vendos pas xhamit të blinduar. Ky veprim u tregua efikas në vitin 2009 kur një turist i zemëruar rus, të cilit i ishte refuzuar shtetësia franceze, e hodhi një filxhan të kafesë në këtë pikturë. Piktori i famshëm Pablo Pikaso ishte i dyshuar për vjedhjen e Mona Lizës.

Mona Liza u vodh nga Luvri në vitin 1911. E tërë Franca e vajtoi këtë incident, kurse me mijëra njerëz shkuan në Luvër për të parë murin bosh ku kishte qenë piktura dhe linin lule dhe porosi si dhe dhurata të tjera lamtumire. Pas vjedhjes, Pablo Pikaso u mor në pyetje, sepse asokohe e kishte një dosje të hapur për shkak të blerjes së veprave të artit të vjedhura nga Luvri. Hajduti i vërtetë u kap më 1913. Ai ishte një ish-punëtor i Luvrit, Vincenzo Peruggio, nacionalist italian, i cili e nxori pikturën duke e fshehur nën kostumin e tij të punës.

Ai besonte që Mona Liza i përkiste Italisë dhe jo Francës. Pasi e kishte mbajtur të fshehur për dy vjet, Peruggio u arrestua gjatë tentimit për t’ia shitur Mona Lizën një tregtari të veprave të artit nga Firence. Kthimi i Mona Lizës në Luvër e frymëzoi një trend të modës.

Femrat filluan të vinin në fytyrë dhe në qafë pudër të verdhë si imitim të tenit të artë të Mona Lizës si dhe i lëviznin muskujt e fytyrës për të imituar buzëqeshjen e saj. Në kabaretë e Parisit, valltaret e veshura si La Joconde (emri francez për Mona Lizën) e vallëzonin vallen provokuese can-can (kan-kan). Mona Liza u largua nga Luvri si vepër arti, por u kthye si ikona e parë masive e artit.

Studimet e reja kanë dëshmuar që s’ndryshon buzëqeshja e Lizës por mendja e njeriut. Pyetja nëse ajo buzëqesh apo jo, për një kohë të gjatë i ka preokupuar historianët. Më 2000 shkencëtarja e neurologjisë, Dr. Margaret Livingstone e shpjegoi arsyen pse na duket se buzëqeshja e Monës ndryshon, varet nga cili këndvështrim shikohet portreti dhe mënyra si truri e përjeton pikturën – portretin e Mona Lizës.

Më 2005, piktura e Mona Lizës u analizua në Universitetin e Amsterdamit përmes një programi kompjuterik për njohjen e emocioneve. Në bazë të krahasimit të vijave të fytyrës (Syve dhe buzëve) është arritur në përfundimin që Mona Liza është 83 për qind e lumtur, 9 për qind e tmerruar, 6 për qind e frikësuar, dhe 2 për qind e zemëruar. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara