Lajmet

​Krasniqi: Të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen

Published

on

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë do të mbyllen. Ai tha se të njëjtat janë antiligjore dhe antikushtetuese dhe si të tilla nuk do të gjejnë vend në asnjë pjesë të territorit të Kosovës.

Krasniqi në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë, theksoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, mirëpo po presin edhe aleatët ndërkombëtarë që të jenë gati.

Në kuadër të veprimeve dhe vendimeve për ligjshmëri tashmë është mbyllur një pjesë nga komuna paralele e Skenderajt, duke iu bashkuar edhe mbylljes së strukturave të tjera paralele që më herët i kemi mbyllur në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Dragash dhe Shtërpcë. Po ashtu të mbyllura mbeten komunat paralele e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Një aktivitet i tillë është antikushtetues. Mund të jetë e kuptueshme për pjesën që dikur thoshin se nuk e kontrollojmë veriun e vendit, por po shohim se ato kanë ekzistuar sa në periferi aq në zemër të shtetit tonë. S’ka hapësirë në Kosovë për asnjë institucion paralel të shtetit (serb). Ato do të mbyllen që të gjitha. Tash mund të kemi pse s’është mbyllur kjo apo ajo, por do të mbyllen të gjitha. Para disa ditëve kam pranuar një kërkesë për t’i bërë publike se cilat janë, por sigurisht nuk do të shkojmë më një publicitet se ku janë dhe ku do të mbyllen. Por që të gjitha do të mbyllen”, tha ai.

Sipas ministrit Krasniqi, s’ka asnjë arsye që ura të vazhdojë të jetë e mbyllur, pasi situata është e qetë në veri dhe hapja e urës së Ibrit nuk do të ndikonte në ngritjen e tensioneve.

S’ka asnjë arsye që kjo urë të vazhdojë të jetë e mbyllur. Së paku jo në aspektin e komunikimit të komuniteteve në këto dy pjesë të qytetit. Tashmë qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore dhe ata nga jugu kalojnë në pjesën veriore. Situata është e qetë dhe është në atë formë që hapja e urës mbi lumin Ibër nuk do të kishte asnjë ndikim. Ne jemi gati që ura të hapet dhe nuk e kemi asnjë amulli para vetës që të besojmë se kjo urë nuk do të jetë e hapur. Po presim që edhe partnerët tanë të jenë gati për hapjen e kësaj ure. Ata kanë porositë se siguria është një prej hezitimeve të pikëpamjeve të tyre për hapjen e urës. Por ne si institucione jemi gati dhe s’ka asnjë arsye që kjo urë mos të hapet”, shtoi Krasniqi.

Ministri i MAPL-së u pyet edhe për kërkesën e ShBA-së për dërgimin në Kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo tha se s’ka një përgjigje të re, për siç tha pyetje që janë të vjetra.

Kjo është një pyetje që më bëhet tash e katër vite si ministër i qeverisë. S’kam një përgjigje të re, për një pyetje që s’është e re”, deklaroi Krasniqi.

Krahas këtyre, ministri Krasniqi, duke folur për përplasjen e javës së kaluar në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se nëse konsiderohet se edhe Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani janë anëtarë të Asociacionit, atëherë Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i takojë një ulëse në bordin e këtij mekanizmi.

(Asociacioni i komunave të Kosovës) S’ka kthyer asnjë përgjigje as që ju jeni anëtarë apo nuk jeni anëtarë. Nëse pranoni faktin se ata janë anëtarë, në këtë situatë formula e shpërndarjes së ulëseve në bordin e Asociacionit iu garanton që LVV-ja të ketë një ulëse në bord”, tha Krasniqi.

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara