Lajmet

Krasniqi: S’kemi marrë ftesë nga Kurti, me partitë e tjera kemi komunikim të vazhdueshëm

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njoftoi të premten se partia e tij nuk ka marrë deri tani ndonjë ftesë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bisedime në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Partia Demokratike, e cila nuk garoi me Krasniqin si kandidat për kryeministër por me Bedri Hamzën, doli e dyta duke i siguruar 24 ulëse.

Krasniqi tha për gazetarë se nuk është takuar dhe nuk pret takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për çështjen e formimit të Qeverisë së re.

Sikur të kishte ndodhur, do ta kishit kuptuar tashmë, sepse jo nuk bëhet në mënyrë jopublike. Nuk ka ftesë as takim e as nuk pres që të ketë”, tha Krasniqi për gazetarë në Prishtinë.

Partia e Kurtit e ka pranuar së fundi se nuk do të jetë në gjendje ta formojë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe, të cilat kanë 10 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e refuzoi takimin me të ditë më parë.

Seanca konstituive për përbërjen e re parlamentare do të mbahet me 15 prill, dhe ky është hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja

Sipas ligjeve, Vetëvendosjes i takon të provojë ta formojë Qeverinë e re si fituese e zgjedhjeve dhe asaj i nevojiten të paktën 61 deputetë për të pasur sukses.

Krasniqi tha se pret që PDK-ja ta marrë të drejtën për ta nominuar kandidatin e saj për formimin e Qeverisë, nëse Kurti dështon ta formojë atë.

Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurtit si i pari në këto zgjedhje, të na ftojë neve për ta mandatuar kandidatin tonë. Ne e kemi mandatuar Bedri Hamzën”, tha Krasniqi.

Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare dhe besoj shumë se, duke e respektuar rendin dhe hapat kushtetues, pas dështimit të mundshëm të partisë së parë, ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë një Qeveri të re qytetarëve të vendit. Me të gjitha partitë kemi biseduar”, tha ai.

I pyetur nëse do ta pranonte kërkesën e LDK-së që ajo ta gëzojë postin e kryeministrit në rast të një marrëveshjeje për koalicion mes tyre, Krasniqi e hodhi poshtë këtë mundësi.

Vendi

Kurti dhe Abdixhiku dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Palët janë pajtuar që për këtë pozitë të propozohet Profesor Doktor Bekim Sejdiu.

Abdixhiku ka bërë të ditur se që nga 9 korriku kanë zhvilluar takime të vazhdueshme dhe intensive, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për stabilitetin institucional.

Ai ka thënë se gjatë bisedimeve janë shqyrtuar disa emra, ndërsa në fund të dyja palët janë dakorduar për Bekim Sejdiun, të cilin e ka cilësuar si një personalitet me karrierë të shquar, përvojë profesionale dhe kontribut në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

KFOR viziton pjesëtarët në Mitrovicë, thekson gatishmërinë për sigurinë në veri

Published

on

Zyrtarë të lartë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vizituar së fundmi pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë, me fokus në praninë e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, MSU, ka vëzhguar aktivitetet e patrullimit dhe të sigurisë në terren.

Ndërkaq, shefi i shtabit të KFOR-it është takuar me pjesëtarë të MSU-së, si dhe me ekipet për ndërlidhje dhe monitorim, LMT, nga të cilat ka marrë informacione për zhvillimet dhe aktivitetet operative.

KFOR ka theksuar se prania e dukshme në terren dhe komunikimi i rregullt me komunitetet lokale ndihmojnë misionin të përshtatë praninë e tij dhe të jetë i gatshëm të reagojë në rast nevoje.

“Prania dhe gatishmëria përcaktojnë misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s ka përsëritur përkushtimin për të ruajtur një prani të informuar dhe të gatshme në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara