Lajmet

Krasniqi: Reforma zgjedhore së shpejti do të miratohet në Kuvend

Sipas tij, PDK ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë.

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur përmbylljen me sukses të propozimeve legjislative për realizimin e reformës zgjedhore në Kosovë, e cila tashmë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do të miratohet për t’i dhënë vulë përfundimisht vullnetit politik koncensual që është arritur.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se për më shumë se një dekadë, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë, me qëllim të avancimit strukturor dhe përmbajtjesor të proceseve elektorale, si një parakusht për demokraci të qëndrueshme, pushtete të përgjegjshme dhe institucione të ligjshme.

“Përgëzoj anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, të kryesuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për punën e madhe, kohezionin politik e përkushtimin përtej partiak për të avancuar këtë segment vital të demokracisë”, ka shkruar ai. 

Lajmet

“Duam të kthehemi në shtëpi”, thotë nëna ukrainase e cila u largua nga Kharkivi

Publikuar

nga

Olesiia është mësuese në Ukrainë dhe deri dje jetoi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, në Kharkiv. Ajo thotë se ka frikë për fëmijët e saj.

“Duan të kthehen në shtëpi, por shqetësohen… dhe po flasin sikurse të rritur dhe madje kuptojnë edhe më shumë lidhur me atë që po ndodh”, i tha ajo BBC-së.

Ajo tha se bashkëshortin e ka në Kharkiv sepse i duhet të punojë.

“Dua që gjithçka të jetë në rregull dhe të kthehemi në shtëpi”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia vazhdon sulmet në Kharkiv

Publikuar

nga

Në sulmet e reja ruse në qytetin e Kharkivit katër persona janë plagosur, njoftuan zyrtarët ukrianas më 14 maj.

Një burrë dhe tri gra u plagosën si pasojë e granatimeve nga forcat ruse në orët e para të së martës, tha Oleh Sinehubov, guvernator i rajonit të Harkivit.

Rusia sulmoi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës me bombat e reja UMPB D-30, që janë bomba me precizitet të lartë dhe veprojnë sikurse raketat lundruese.

Përdorimi i këtyre lloj bombash nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndërkaq Moska ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

Lufta ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar miliona të tjerë të zhvendosen dhe i ka shndërruar qytetet ukrainase në gërmadha.

Në ditët e fundit, Rusia po shtyn përpara një sulm tokësor të saj në rajonin e Harkivit, që gjendet pranë kufirit me Rusinë.

Ndërsa sulmet e reja ruse në Harkiv po ndodhin në ditën kur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Ukrainë në një vizitë të paparalajmëruar, gjatë së cilës do të takohet me krerët shtetëror ukrainas.

Qëllimi i vizitës është që të riafirmohet mbështteja e Uashingtonit për Kievin, forcat e të cilit po përballën tashmë me pushtimin rus për më shumë se dy vjet./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Belousov thotë se nuk kanë planifikuar mobilizim të trupave ruse

Publikuar

nga

I nominuari i Putinit për ministër të mbrojtjes, Andrei Belousov, ka thënë se nuk do të ketë mobilizim të ri të trupave ruse.

Ai tha se është e domosdoshme që ushtarët rusë të kenë pajisjet më moderne, përfshirë edhe dronët dhe pajisjet e komunikimit, si dhe municione të mjaftueshme.

Detyra kryesore e Rusisë është të arrijë fitoren në fushën e betejës në Ukrainë me humbje minimale të trupave, tha Belousov, duke shtuar se Rusia do të sigurojë që shpenzimet e mbrojtjes të përdoren në mënyrë më efektive./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dhuna në familje, mbi gjysma e rasteve për shkaqe xhelozie

Publikuar

nga

Mbi 900 raste të dhunës në familje janë raportuar nga janari deri në prill të këtij viti në Policinë e Kosovës, ku prej tyre viktima femra kanë qenë 770. Kështu u tha në komisionin për të Drejtat e Njeriut ku u diskutua lidhur me rastet e dhunës në familje me përfaqësuesit nga Policia e Kosovës.

Drejtoresha e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, Zylfije Dema tha se janë aktivizuar 28 dhoma mike ku merren dëshmitë e viktimave në Policinë e Kosovës.

“Raportimi i rasteve të dhunës në familje janar- prill 2024 numri i rasteve është 927, numri i viktimave 989, viktima femra 770, viktima meshkuj 219, persona të ndalur 48 mijë e 341 urdhra mbrojtës të lëshuar nga gjykatat, 447 urdhra për mbrojte të përkohshme emergjent të shqiptuar nga policia”, tha ajo.

Ajo u pyet edhe për shkaktarët e dhunës në familje, për çka tha se 104 raste janë për tradita të vjetra, 412 për shkaqe xhelozie dhe 493 për shkak të marrëdhënieve të çrregullta brenda familjes.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara