Lajmet

​Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar, PDK e gatshme për zgjedhje

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës është gati për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe shpërbërje të kuvendit. Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës është gati për të caktuar datën e zgjedhjeve sepse kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve.

Në konferencën për media, Krasniqi tha se populli i Kosovës është në gjendje më të keqe se para tre viteve. Sipas tij, arsimi, shëndetësia dhe ekonomia e vendit janë duke degraduar.

“Kryeministri Kurti më në fund po i përgjigjet thirrjes time nga muaji korrik i vitit të kaluar. PDK-ja ka një qëndrim të zyrtarë nga mbledhje e asaj kohe ku i kemi bërë ftesë kryeministrit dhe ofertë që të ndihmojmë për shpërndarje të legjislaturës së kuvendit për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Ne i qëndrojmë sot e kësaj dite atij qëndrimi tonë, e kemi të njëjtin qëllim sepse jemi të bindur që kryeministri dhe qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e gjitha premtimeve që i kanë dhënë. Sot qytetarët jetojnë më keq se para tre viteve, ka një ekonomi në shtangim, një arsim të degraduar, një shëndetësi publike në kolaps, ka biznese që janë të frikësuar.09:08 Përgjegjësia është e kryeministrit sepse më shumë se tre vite ai ka qeverisur i vetmuar pa asnjë pengesë me një kontroll të plotë mbi çdo ligj të Kosovës. Jam i gatshëm të caktojmë datën e zgjedhjeve dhe datën e shpërbërjes në kuvend, sepse kjo është e vetmja gjë e duhur në këtë moment”, tha Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratikë, Memli Krasniqi këtë deklaratë e ka dhënë pas prononcimit për media së bashku me Gjenerallejtënantin, Rrahman Rama, i cili sot u bë anëtari më ri i PDK-së.

Lajmet

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara