Aktualitet

Krasniqi: Qeveria Kurti herë po fajëson qeveritë e kaluara e herë qytetarët për rastet me Covid-19

Published

on

Anëtari i shoqërisë civile Albert Krasniqi ka thënë se qeveria që drejtohet nga Albin Kurti tashmë ka pranuar se para shëndetit publik ka zgjedhur të merret me ekonominë.

Sipas tij kjo është vërtetuar në dy paraqitjet e fundit që ka pasur Qeveria para mediave.

Sipas Krasniqit dalja jashtë kontrollit e rasteve të vdekjeve dhe rasteve të reja më Covid-19, po arsyetohet nga qeveria aktuale duke akuzuar qeverinë e kaluar, por edhe qytetarët që nuk po vaksinohen.

Reagimi i plotë:

Në dy paraqitjet e fundit, Qeveria e ka pranuar se në mes të shëndetit publik dhe shëndetit të ekonomisë, ka zgjedhur ta sakrifikojë të parën.
Tash kur situata ka dalë jashtë kontrollit, përgjegjësi për këtë nuk po merr. Herë fajësojnë Qeverinë e kaluar se ka lënë pak inspektorë në AVUK, ndonëse masa për të inspektuar nuk kishte; herë fajëson qytetarët se nuk po vaksinohen, ndonëse intensiteti i vaksinimit është ngadalësuar qëllimshëm në mungesë të vaksinave të bollshme.
Pushteti edhe mund të merret duke fajësuar të tjerët, por nuk mund të mbahet si i tillë. Në pushtet duhet të qeverisësh e të marrësh përgjegjësi për vendimet.

Aktualitet

Bëhu ekspert i sigurisë dhe cilësisë ushqimore me Masterin në UBT – Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit

Published

on

Një prej programeve që ka gërshetuar parimet shkencore me aplikimin e tyre në praktikë në industrinë ushqimore të gjithë studentëve iu ofrohet edhe në nivelin master të studimeve.

Programi i nivelit master Shkencat dhe Teknologjia e UshqimitUBT, studentëve iu ofron mundësinë që të përfitojnë praktika profesionale dhe njohuri nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe, duke u avancuar në tjetër nivel rreth mënyrës së mirëmbajtjes dhe përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Me specializime unike që ndërlidhen me fushën e bioteknologjisë dhe inxhinierisë ushqimore, ky program studimi përgatit profesionistë të ardhshëm të fushës së bioteknologjisë të cilët do t’i shërbejnë vendit me praktikat më të mira të marra nga UBT.

Laboratorët më të sofistikuar dhe special të kësaj fushe për të bërë hulumtime dhe për të kryer punën praktike, janë një ndihmesë shumë e mirë për studentët e këtij programi që duan të bëhen pjesë e një ekipi të suksesshëm e inovator që është në UBT.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Kardiologu Edis Demiri rrëfen një prej rasteve më sfiduese në karrierën e tij: Pacienti ishte në gjendje të rëndë, por gjithçka shkoi mirë

Published

on

Gjatë episodit të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv, Edis Demiri ndau një prej rasteve më sfiduese në karrierën e tij, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor u shpëtua një jetë në rrezik të madh.

“Isha jashtë objektit të spitalit për një obligim zyrtar, kur më thirri një mjek nga urgjenca. Më tha se ka një pacient me infarkt akut në zemër dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm”, rrëfen Demiri.

Ai tha se pacienti ishte një burrë 52-vjeçar, kurbetçar nga Holanda, i cili ishte në udhëtim me familjen e tij nëpër Ballkan.

Demiri tha se gjatë rrugës, në Kosovë, ai pësoi infarkt në zemër, duke hyrë në shok kardiogjenik.

“Gjendja ishte tejet serioze, familja e tij e tronditur dhe krejtësisht e papërgatitur. Ai ishte shoferi i kombit me të cilin udhëtonin, kështu që përgjegjësia mbi të ishte edhe më e madhe”, tregoi Demiri.

Falë intervenimit të shpejtë, siç tha Demiri pacienti u dërgua menjëherë në sallë ku iu hap arteria e mbyllur.

“Brenda dy-tre ditësh, pacienti u përmirësua dhe u lirua për në shtëpi. Ky rast ishte sfidues jo vetëm nga aspekti mjekësor, por edhe nga ai shoqëror. Është ndryshe kur dikush sëmuret në vendin ku jeton, dhe krejt tjetër kur ndodh kjo gjatë një udhëtimi, me gjithë familjen me vete”, përfundon Demiri.

Për më shumë ndiqni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Aktualitet

​Sot protestohet para Gjykatës Themelore në Gjilan

Published

on

By

Një protestë është thirrur për sot, më 15 gusht, para objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan – disa ditë pas vrasjes së trefishtë që ndodhi në këtë qytet.

Qendra sociale “Përpjekja” tha se këtë protestë po e thirrin “kundër sistemit të kalbur të drejtësisë”. Protesta është paralajmëruar për në orën 19:00.

Sistemi i drejtësisë po vret”, thuhet në thirrjen për protestë.

Më 10 gusht në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ndodhi një vrasje e trefshitë. Tre persona të dyshuar vazhdojnë të jenë në arrati.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivet e këtij rasti tragjik.

Sipas gjykatës, Mefail Shkodra – i dyshuari kryesor për vrasjen e trefshitë – ka pasur në të kaluarën tri lëndë penale.

Pas rastit në Gjilan ka pasur reagime nga përfaqësues të institucioneve. Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga organet kompetente që sa më parë t’i kapin autorët dhe t’i nxjerrin para drejtësisë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Deri më tash janë suspenduar katër zyrtarë policorë.

Gjykata Themelore në Gjilan tha më herët se ndaj personit të dyshuar, Mefail Shkodra, nuk ka lëndë aktive në këtë institucion. Sipas njoftimit të gjykatës, Shkodra ka pasur tri lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues.

Ndërkaq, sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, gjykata tha se nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Gjykata Themelore në Prishtinë tha më vonë për KosovaPress se Mefail Shkodra dhe djali i tij, me propozimin e PSRK-së ishin liruar me dorëzani, ku të njëjtit ishin arrestuar për fajde në verën e vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha për KosovaPress se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj Mefail Shkodrës.

Ndërkaq, Ministria i ka bërë thirrje Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor që të nisin procedurat disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë.

Continue Reading

Aktualitet

Ndryshimet klimatike po përkeqësojnë ashpërsinë e zjarreve në të gjithë Evropën

Published

on

By

Zjarret vdekjeprurëse po ndodhin ndërsa Evropa jugore po përjeton një valë të nxehti intensive që ka thyer rekordet e temperaturës në të gjithë kontinentin, e përkeqësuar nga ndotja nga lëndët djegëse fosile që bllokon rrezet e diellit dhe ngroh planetin dhe që ka tharë bimësinë.

Është e qartë se ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë ashpërsinë e zjarreve”, tha Eduardo Rojas Briales, studiues pyjor në Universitetin Politeknik të Valencias dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së.

Por nuk është e përgjegjshme të pritet vetëm ulja e emetimeve të gazeve serrë … si e vetmja qasje për të trajtuar problemin”.

Ai bëri thirrje për politika shtesë, si sigurimi që materiali bimor i tharë të mbahet në nivele të menaxhueshme, krijimi i hapësirave në bimësi, për shembull përmes kthimit mbrapsht të braktisjes së zonave rurale, dhe përdorimi i djegieve të kontrolluara.

Nuk ka alternativë tjetër veçse të ndërtojmë peizazhe … që janë vërtet rezistuese ndaj zjarreve”, tha ai.

Një raport i publikuar të enjten nga XDI, një grup për analizën e rrezikut klimatik, zbuloi se kriza klimatike ka dyfishuar rrezikun e dëmtimit të infrastrukturës nga zjarret pyjore në Francë, Itali, Greqi, Rumani dhe Bullgari që nga viti 1990. Ai parashikoi që rreziku do të rritet edhe më tej në të ardhmen, raporton Guardian.

Continue Reading

Të kërkuara