Aktualitet

Krasniqi: Qëndrimi i afganëve në Kosovë do të jetë i përkohshëm, të ndahet buxhet për ta

Published

on

Ardhja në Kosovë e një grupi të afganëve nga profesori Milazim Krasniqi, nuk po shihet si rrezik për vendin. Ai thekson se qëndrimi i tyre në Kosovë do të jetë i përkohshëm.

Ai po e quan të duhur vendimin e Qeverisë për strehimin e tyre duke shtuar se ky është veprim strategjik në partneritet me ShBA-në dhe me NATO-n.

 “Vendimi i Qeverisë i ka dy komponentë e ka anën humanitare dhe anën strategjike, nga aspekti humanitar pa dyshim që duhet tu ofrohet ndihmë dhe strehim kujtdo që ka nevojë ndërsa nga ana strategjike padyshim që ky është një partneritet me ShBA-në dhe me NATO-n dhe si tillë padyshim është vendim i duhur”.

“Unë natyrisht kemi një dorë të sikletit kur  ballafaqohemi me të huajt kjo është një ndjenjë fillestare, por jam i bindur që me mekanizmat që ekzistojnë mund të kontrollohet edhe ky fenomen dhe sipas të gjitha gjasave ata do të jenë me qëndrim të përkohshëm në Kosovë ashtu që nuk paraqet ndonjë problem serioz”.

Tutje profesori thotë se nuk pret që të ketë ndonjë problem sa i përket ndarjes së buxhetit, e që sipas tij, do ishte mirë që edhe Kosova të ndante mjete për ta, por shprehet i bindur edhe se vendet mike do të ndihmojnë në këtë drejtim, raporton EO.

“Në fund të fundit ne vet si njerëz të Kosovës e dimë përvojën e hidhur që kemi pasur duke qenë të dëbuar  nga vendi ynë duke qenë refugjatë dhe e dimë që ajo mikpritje që na kanë ofruar ka qenë shpëtimtare për ne”.

“Tash për tash nuk dihen të gjitha modalitetet, por padyshim që Kosova do të jetë e ndihmuar  në këtë aspekte sepse partnerët tanë i dinë vështirësitë financiare që i ka Kosova dhe Kosova ende është objekt ose subjekt i ndihmave që vijnë nga shtetet mike, në këtë aspekt nuk ka nevojë për stres, por edhe nëse do të duhej nga buxheti i vendit të ndahet një pjesë e mjeteve për arsyeje humanitare”.

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë tha se një muaj që janë duke u përgatitur për strehimin e një grupi të shtetasve nga Afganistani pas konfliktit në këtë shtet, raporton Ekonomia Online.

Këtë përgatitje Kurti tha se janë duke e bërë në koordinim të plotë me ShBA-në, duke shtuar se këtë punë e kanë bë pa zhurmë e me shumë seriozitet.

Përderisa Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Continue Reading

Vendi

Mbi 2.09 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, 22 mijë për herë të parë

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën votuese për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ku të drejtë vote kanë 2,092,174 qytetarë. Ky numër është 15,884 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Sipas KQZ-së, rreth 1.96 milionë qytetarë do të votojnë brenda vendit, ndërsa mbi 132 mijë janë regjistruar për votim nga diaspora në forma të ndryshme, përfshirë postën dhe përfaqësitë diplomatike.

Në këto zgjedhje pritet të votojnë për herë të parë 22,685 qytetarë. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 949 qendra votimi brenda Kosovës, ndërsa votimi jashtë vendit do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike më 6 qershor 2026.

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së, Vesel Rrustemaj dhe Jeta Kiseri-Kubati publikojnë punim shkencor në revistë ndërkombëtare të stomatologjisë

Published

on

By

Një punim i ri shkencor me autorë nga UBT është publikuar në një revistë prestigjioze braziliane të fushës së stomatologjisë, e indeksuar në Web of Science (ESCI) dhe Scopus, si dhe e klasifikuar në Q2 sipas SCImago në fushën e ortodoncisë, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme akademike dhe shkencore për institucionin.

Autorë të këtij punimi janë Prof. Dr. Vesel Rrustemaj, si autor i parë dhe korrespondent, dhe Prof. Dr. Jeta Kiseri-Kubati, si bashkëautore, të dy profesorë në programin e Stomatologjisë në UBT dhe ekspertë në fushën e ortodoncisë.

Punimi shkencor trajton një temë me rëndësi të veçantë shëndetësore dhe epidemiologjike: lidhjen ndërmjet karakteristikave okluzale, zakoneve orale dhe kariesit dentar tek fëmijët e moshës 3–6 vjeç në Prishtinë, Kosovë. Studimi fokusohet në një problematikë të shpeshtë tek moshat e reja, duke ofruar të dhëna të vlefshme për gjendjen e shëndetit oral në këtë grupmoshë.

Hulumtimi është realizuar si studim epidemiologjik dhe ka sjellë rezultate të rëndësishme mbi faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kariesit dentar dhe zhvillimin okluzal te fëmijët, duke kontribuar në literaturën shkencore ndërkombëtare në fushën e stomatologjisë dhe ortodoncisë.

Publikimi në një revistë të këtij niveli shkencor përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për autorët, por edhe për UBT-në, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të institucionit në kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimin dhe kontributin në zhvillimin e dijes në fushën e shkencave shëndetësore.

Ky studim pritet të shërbejë si referencë e vlefshme për studiuesit dhe profesionistët e stomatologjisë, si dhe për përmirësimin e praktikave klinike në trajtimin dhe parandalimin e problemeve dentare tek fëmijët.

Studimi i plotë

Continue Reading

Live

Marco Rubio: Kuba paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-së

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Kuba përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se një marrëveshje paqësore mes palëve nuk duket shumë e mundshme.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi SHBA ngriti akuza ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro për një incident të vitit 1996, ku u rrëzuan dy avionë dhe humbën jetën shtetas amerikanë.

Rubio tha se Uashingtoni preferon zgjidhje diplomatike, por paralajmëroi se presidenti Donald Trump ka të drejtë të mbrojë vendin nga çdo kërcënim.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez, i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur “gënjeshtra” dhe duke akuzuar SHBA-në për presion dhe “agresion të ashpër” ndaj Kubës.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur, ndërsa Kuba po përballet edhe me krizë karburanti, mungesa ushqimesh dhe ndërprerje të energjisë.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizon ligjëratë profesionale mbi “Analizën Karakteriale” me psikoterapistin Migjen Amzai

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme akademike dhe profesionale, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka organizuar një ligjëratë të veçantë me psikoterapistin Migjen Amzai, me temën “Analiza Karakteriale”.

Ky aktivitet u zhvillua nën përkujdesjen e profesoreshës Besarta Sadriu dhe profesorit Emrush Thaçi, duke sjellë një qasje të avancuar akademike dhe praktike për studentët e psikologjisë, me fokus në thellimin e njohurive profesionale dhe zhvillimin e mendimit kritik.

Gjatë ligjëratës, psikoterapisti Migjen Amzai trajtoi në mënyrë të detajuar konceptet bazë të analizës karakteriale, rëndësinë e saj në procesin psikoterapeutik dhe rolin që ajo luan në kuptimin e strukturës së personalitetit njerëzor. Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve interaktive, studentët u angazhuan aktivisht në analizimin e rasteve dhe interpretimin e qasjeve të ndryshme terapeutike.

Ky aktivitet u karakterizua nga një atmosferë e hapur akademike dhe reflektuese, ku studentët patën mundësinë të ndërlidhin teorinë me praktikën dhe të përfitojnë nga përvoja e drejtpërdrejtë profesionale e ligjëruesit.

Fakulteti i Psikologjisë në UBT vazhdon të mbetet i përkushtuar në organizimin e ligjëratave, punëtorive dhe aktiviteteve profesionale të këtij lloji, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për zhvillimin akademik dhe praktik të studentëve, si dhe për forcimin e lidhjes mes universitetit dhe profesionistëve të fushës së psikologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara