Lajmet

Krasniqi për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë

Published

on

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi deklaroi se po vazhdojnë koordinimet me partnerët ndërkombëtarë për Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye që ura të mbetet e mbyllur, për çka shtoi se edhe në raportet e BE-së deri në vitin 2023 është thënë se duhet të hapet për qarkullim.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se është absurde vazhdimi i mbajtjes mbyllur të Urës së Ibrit.

“Nga viti 2018 e deri në vitin 2023, në raportet e BE-së thuhet se ura është gati e duhet të hapet për qarkullim të plotë, të pa vonesë dhe pa pengesa. Duke qenë sponsporizuese e marrëveshjes dhe planit të zbatimit për hapjen e urës, BE-ja duhet të tregojë se çfarë ka ndryshuar që nga viti 2023. Është shumë me rëndësi të kuptohet që dialogu jonë me qytetarët serbë për urën dhe për sigurinë e përgjithshme në veri të vendit nuk ka të bëjë vetëm këto ditë që tashmë kanë një fokus më të veçantë. Ne vazhdimisht jemi në diskutime me qytetarët, me përfaqësuesit e shoqërisë civile, partive politike…Nuk ka asnjë arsye se pse ura duhet të jetë e mbyllur dhe më së paku kur i referohen sigurisë”, deklaroi ai.

Ministri Krasniqi nuk ka dhënë datë se kur do të veprohet për hapjen e urës.

Sa i përket deklarimit të djeshëm të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier se ushtarët amerikanë janë të rrezikuar në rast të hapjes së urës, Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës e merr seriozisht mirëqenien e tyre.

“Ne e marrim shumë seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë. Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it, të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët, përfshirë KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë e të mos ketë asnjë incident e lëre më, më shumë. Unë vetëm dua të përsëris atë që tha kryeministri Kurti sot në takimin e qeverisë se ne besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit janë mbi të gjitha edhe do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë”, shtoi Krasniqi./UBTNews/

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara