Lajmet

Krasniqi para deputetëve premton më shumë transparencë komunale

Ministri tha se është hera parë që performanca do të bëhet përmes ligjit.

Published

on

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka raportuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në lidhje me Raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021.

Ministri Krasniqi tha se është hera parë që performanca do të bëhet përmes ligjit.

“Me mandatin tim kemi marrë disa hapa që kanë qenë të rëndësishëm për planin e performancës komunale. Është hera parë që performanca do të bëhet përmes ligjit dhe është viti i parë është që është bërë vizita në komuna dhe janë verifikuar te dhënat nga ato. Jemi në procesin e hartimit të akteve të brendshme sipas kërkesës së ZKA. Ky sistem do të shërbejë edhe si një platformë e rëndësishme e të dhënave për qytetarët mbi transparencën”, tha ai.

Derisa shtoi se me ligjin e ri të gjitha komunat janë të detyruara të raportojnë për performancën e tyre.

“Më ligjin e ri te gjitha komunat janë te detyruara të raportojnë për performancat e tyre. Përformanca komunale është një ndër shtyllat kryesore të ministrisë”, shtoi Krasniqi.

Ai tha se për katër vjet janë të ndara 30 milionë euro.

“Për katër vitet e ardhshme janë mbi 30 milionë euro, 15 mijë nga qeveria dhe 15 mijë nga donatorët të cilët do të jenë një sfond solid për t’i mbështetur komunat. Të gjitha komunat kanë qenë bashkëpunuese, përjashtim komunën e Vitisë. 38 komunat e Kosovës janë te detyruara që të raportojnë për performancën komunale”, tha Krasniqi.

Deputetja nga LVV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, e cila prezantoi të gjeturat e auditimit dhe tha se është e papranueshme mos prezenca e Asocacionit të Komunave, pasi që sipas saj do duhej të ishin prezentë, sepse kjo ka të bëjë pikërisht me komunat.

Ajo tha se ky raport ka bërë auditim për nëntë komunat dhe për MAPL.

“Subjekt i auditimit kanë qenë komunat dhe po ashtu Ministria e Administrimit Lokal ka konkloduar se funksioni i sistemit të Grantit të Përformancës Komunale ka rezultuar me disa mangësi qe duhet kushtuar vëmendje, të cilat janë, mjetet e ndara kërkojnë miratim shtesë, kthimi i mjeteve si suficit. Komunat ishin përcjellë me dobësi të ndryshme, si dhe ka rezultuar me çmime të larta, edhe pse rezultat e synuara janë arritur, komunat nuk kanë dëshmuar mjaftueshëm që kanë përfshirë gupet e margjinalizuara”, tha Sadiku.

Sipas saj, nga këto gjetje nga katër komunat e auditura katër komunat kishin planifikuar investim për rreth 15 milionë euro, ndërsa siç tha ajo kontratat ishin rreth 22 milionë euro.

“Po ashtu ka edhe disa projekte kapitale të pa regjistruara. Projektet e financuar nga donatoret në vitin 2021 nuk kanë arritur të përfundohen të gjitha. Katër komunat të audituara kishin planifikuar investim për rreth 15 milionë euro, ndërsa kontratat ishin rreth 22 milionë euro”, thekson ajo. 

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara