Lajmet

Krasniqi: Malishevasit po persekutohen nga Kurti, Qeveria po i “lufton” komunat që s’udhëhiqen nga VV-ja

Veseli këtë e sheh si “luftë” politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Published

on

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Madje nënkryetari i kësaj komune, Vesel Krasniqi, thotë se malishevasit po persekutohen nga Qeveria Kurti. Ai thotë se përkrahje ka pasur vetëm vitin e kaluar me një shumë simbolike. 

Veseli këtë e sheh si “luftë” politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne kemi bërë edhe deklaratat tona komuna e Malishevës nuk është mbështetur me asnjë projekt edhe për vitin 2024. Kemi pas një shumë solide në vitin 2023 dikund rreth 100 mijë euro, ndërsa për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë projekt as një cent deri më tani. Kemi pas thirrje nga ministrat e linjës për bashkëfinancim të projekteve të caktuara. Ne vazhdimisht edhe vitin e kaluar edhe këtë vit kemi dorëzuar projekte mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre, kjo shihet një luftë e brendshme politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave tjera të cilat nuk udhëhiqen nga VV. Mendoj se është një përsekutim i komunës së qytetarëve të Malishevës në këtë rast sepse edhe ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe ata i paguajn taksa, tatime këtij vendi qoftë nga fusha e biznesit apo si qytetarë dhe sigurisht se Qeveria e Kosovës do i trajtojë të barabartë të gjitha komunat dhe gjithë qytetarët e Republikës së saj”, thotë Veseli.

Numri dy i Malishevës thotë se përkundër kërkesave të vazhdueshme, nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Ai përmend edhe dikasteret që kanë ndihmë për bashkëfinancim të prpjekteve.

“Po vetëm këtë muajn që lamë pas në muajn shkurt që ka qenë një ftesë nga Ministria e Ambientit pastaj Ministria e Zhvillimit Rajonal ne i kemi dorëzuar diku nëntë projekte të cilat sigurisht se janë projekte të mëdhaja me bashkëfinancim kuptohet dhe ne deri në ëktë moment nuk kemi asnjëpërgjigje ne presim që të paktën kësaj radhe Qeveria udhëhiqet nga kryeministri Kurti të reflektojë tek minsitrat e tij që të ndahet buxhet edhe për qytetarët e Republikës sëKosovës”, thotë tutje Veseli.

E nga buxheti total prej 23 milionë euro që i ka Malisheva, 6 milionë prej janë për investime kapitale. Kjo shumë thotë se do ta transformojë Malishevën për të mirë.

“Buxheti i komunës së Malishevës sivjet rreth 18 milionë ndërsa vetëm për investime kapitale kemi diku 6 milionë euro për vitin 2024 shumë e cila nga projekte të cilat ne jemi duke i zbatuar në kkomunën e Malishevës nuk mjafton sigurisht ne kemi hapur shumë projekte në komunën e Malishevës ku jemi duke ndryshuar infrastrukturën bazike të Malishevës dhe jemi duke dhënnë një pamje të mirë të paktën duke synuar tëbarazohemi edhe me disa qendra të mëdhaja, komuna tëmëdhaja dhe veç kemi filluar që dy vite është transformuar një pjesë e Malishevës jemi në vazhdimësi edhe tëtransformimit të pjesëve tjera kështu mendoj që po të kemi një mbështetje edhe nga niveli qendror ne po në vitin 2025/26 do të mbyllim një qarkorë të investimeve bazike të cilat vërtetë do ta transformonin Malishevën apo siç ne i ke i premtuar qytërarëve të komunës së Malishevës ku e kemi marrë edhe udhëheqjen për Malishevën urbane, vërtetë Malishes është duke u urbanizuar me infrastrukturë”, u shpreh ai.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara