Lajmet

​KQZ pezullon PSD-në dhe Lëvizjen për Bashkëveprim

Deri te pezullimi ka ardhur me rekomandim të Zyrës për regjistrimin, certifikimin dhe kontrollin financiar të partive politike.

Published

on

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pezulluar dy subjekte politike, Partinë Socialdemokrate dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, për shkak të mosmbajtjes së kuvendeve zgjedhore brenda afatit ligjor.

Deri te pezullimi ka ardhur me rekomandim të Zyrës për regjistrimin, certifikimin dhe kontrollin financiar të partive politike (ZRCKFPP), pasi që afati i fundit për mbajtjen e kuvendit zgjedhor për Lëvizjen për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për PSD-në më 15 dhjetor 2023.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala lidhur me pezullimin e PSD-së, tha se më 18 dhjetor kanë përgatitur rekomandimin dhe e kanë dërguar te KQZ për shqyrtim. Ai shtoi se PSD më 12 dhjetor ka bërë kërkesë që të mbajë kuvendin më 28 janar, për çka tha se e kanë trajtuar këtë kërkesë.

“Rekomandimi i dytë i radhës është rekomandimi për pezullimin e partisë politike Partia Socialdemokrate, me akronimin PSD. Po ashtu kjo parti politike e regjistruar ka qenë e obliguar ta mbajë kuvendin e radhës më datën 15 dhjetor 2023, e cila nuk e ka mbajtur me këtë datë. Zyra më datën 18 dhjetor 2023 e ka përgatitur rekomandimin dhe e ka dërguar te KQZ për shqyrtim të saj…Po ashtu rekomandojmë që të pezullohet PSD dhe njëherësh ta obligojë partinë politike që brenda afatit prej 45 ditësh ta mbajë kuvendin zgjedhor…Data e mbajtjes më 15 dhjetor, më datën 12 dhjetor 2023, tri ditë para se të mbajë kuvendin kjo parti politike e ka bërë një kërkesë – vetëm ka kërkuar që duan ta mbajnë kuvendin më datën 28 janar. Po ashtu, e kemi trajtuar kërkesën e saj”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kritikuar partitë për mos disiplinë sa i përket zbatimit të afateve ligjore për mbajtjen e kuvendeve të tyre zgjedhore.

“Po vërehet një mos disiplinë e partive politike. Pse tri ditë pasi i ka kaluar afati i mbajtjes së kuvendit i bie ndërmend ta dërgojë një kërkesë për shtyrje, por nuk i bie ndërmend 10 ditë para mbajtjes së kuvendit?… KQZ ka të drejtë të tolerojë brenda afateve që janë ligjore, por afatin ligjor, KQZ-ja nuk ka të drejtë të merr vendim kundërligjshëm… Në të dy rastet bën shkelje, prandaj kam një çështje. Ne para dy- tri javësh nuk kemi marrë vendim në situatë të ngjashme, që ka qenë shkelje ligjore…Unë e kam problem, ne jemi të obliguar të marrim vendim në kuadër të ligjit për pezullimin e tyre për 45 ditë, mirëpo për situatë të ngjashme bëjmë një veprim diskriminues në raport me një parti tjetër politike…Unë tash e kam problemin, në marrim vendim për t’i pezulluar këto të dyja, po çka do të bëjmë me mos marrjen e vendimit e para dy-tri mbledhje përpara? A do të marrim një vendim, si do t’ia bëjmë?”, tha Kurteshi.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda gjashtë muajve nga data e regjistrimit dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara