Aktualitet

KQZ: Përgatitjet për zgjedhje janë duke shkuar sipas planit operacional

Në mungesë të kryetarit të KQZ-së, mbledhja e sotme është udhëhequr nga anëtari Cemajli Kurtis.

Published

on

Zëvendëskryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, ka deklaruar se në të gjitha komunat e Kosovës përgatitjet për zgjedhjet lokale po shkojnë sipas planit operacional, përfshirë veriun ku pas djegies së Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve nuk kishin dalë në punë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është marrë vendimi që Qendra e vendvotimit “1 tetori” të zhvendoset në objektet e Fakultetit të Edukimit, pasi kjo sallë është duke u përdorur si qendër për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

“Sa i përket gjendjes në komunat e Kosovës përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë sipas planit operacional. Prej raportimit të fundit sidomos të Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Zubin Potokut nuk ka ndonjë ndryshim, gjendja është e njëjtë. Do të thotë procesi është duke u zhvilluar normal në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, përveç ajo që është raportuar në mbledhjen e fundit të KQZ-së për komunën e Zubin Potokut gjendja është e njëjtë”, tha ai.

Në mungesë të kryetarit të KQZ-së, mbledhja e sotme është udhëhequr nga anëtari Cemajli Kurtis, i cili tha se do të ndërmarrin të gjitha masat që gjithçka të shkojë në rregull.

“Shpresoj që gjithçka do të shkoj në rregull që gjendja të normalizohet. Ne si KQZ do t’i ndërmarrim të gjitha masat të shkojë gjithçka në rregull”, tha ai.

KQZ ka marrë vendim që qendra e votimit në sallën “1 tetori” të zhvendoset në objektin e Fakultetit të Edukimit, pasi salla “1 tetori” po shfrytëzohet si qendër vaksinimi.

Anëtari i KQZ-së, Alim Ramaj, tha se do të bëhet njoftimi i votuesve për këtë ndryshim, si dhe do të vendosen shenjat në sallën “1 tetori” që qytetarët të udhëzohen për në objektin e Fakultetit të Edukimit.

“Duke marrë parasysh se Qendra 1912e në Komunën e Prishtinës ndodhet në sallën “1 tetori”, e cila përdoret për vaksinimin dhe imunizimin e qytetarëve, qendra e vendvotimit e ndërron lokacionin nga salla “1 tetori” në objektin e Fakultetit të Edukimit. Të gjitha konfirmimet janë marrë nga vendet përkatëse, kështu që Këshilli për Operacione Zgjedhore rekomandon zëvendësimin e lokacionit të qendrës nga salla “1 tetori” në objektet e Fakultetit të Edukimit. Sekretariati ka marrë udhëzim që të bëjë njoftimin e votuesve, po ashtu sikurse e kërkon ligji të vendoset një shenjë që salla “1 tetori” të gjithë votuesit që shkojnë në ditën e zgjedhjeve në “1 tetori” do të udhëzohen të shkojnë në objektin e Fakultetit të Edukimit”, tha ai.

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe kërkesa buxhetore për rregullimin e qendrës mediale të KQZ-së.

Vendi

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e kartonit të gjelbër për mërgatën

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe këtë vit mbulimin e policës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë për vizitë në vendlindje gjatë sezonit veror.

Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar të mbajtur këtë të mërkurë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se për zbatimin e kësaj mase janë ndarë tre milionë euro.

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje, ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo kartonin e gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura. Propozim-vendimi parasheh ndarjen e 3 milionë eurove për zbatimin e masës 4.5 për mbështetjen e mërgatës, në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike”, deklaroi Murati, duke sqaruar se këto mjete transferohen direkt në dikasterin që ai udhëheq.

Përveç lehtësirave për diasporën, në këtë mbledhje u miratuan edhe 13 pika të tjera të rendit të ditës. Ndër to vlen të theksohet shqyrtimi i nismës për Marrëveshjen e Grantit që synon forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Po ashtu, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e buxhetit për financimin e disa projekteve kapitale në komunat: Mitrovicë e Jugut, Shtime, Pejë dhe Podujevë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve nisin diskutimet për Qeverinë dhe Presidentin

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit duhet të respektohet nga të gjithë dhe vullneti i qytetarëve të përkthehet sa më shpejt në institucione funksionale e demokratike.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë, Kurti theksoi se vota e qytetarëve ishte një mesazh i qartë. Ai përsëriti qëndrimin e tij se Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, duke shtuar se vetë rezultati i fundit e dëshmoi një gjë të tillë.

“Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike për zhvillim e mirëqenie”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, hapat konkretë drejt formimit të strukturave të reja udhëheqëse do të nisin menjëherë pas përmbylljes së procesit zyrtar nga KQZ-ja.

“Porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve – konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit/es”, u shpreh ai.

Nga procesi zgjedhor i 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 22, LDK-ja me 18 dhe AAK-ja me 7 deputetë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

U kap në Aeroportin e Prishtinës me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shtetasi turk

Published

on

By

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ka tentuar të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur i dyshuari ka prezantuar dokumentin e udhëtimit që dyshohet se ishte i falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës dhe Pejës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar katër raste të dhunës në familje, të cilat janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe atë të Pejës.

Në njërin prej rasteve në Prishtinë, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në rastin e dytë në kryeqytet, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka sulmuar një grua. Rasti është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Graçanicë është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit është regjistruar në Pejë, ku i dyshuari, përveç se ka ushtruar dhunë në familje, ka kanosur viktimën (grua) si dhe ka dëmtuar një derë dhe një dritare të shtëpisë së saj. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara