Lajmet

KQZ: Kandidatët për kryetarë komunash duhet të jenë banorë prej së paku tre vitesh

Published

on

Kandidatët që synojnë të garojnë për postin e kryetarit të komunës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh ligjore, përfshirë kushtin që të kenë qenë banorë të komunës për së paku tre vite.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky kriter përcaktohet nga Ligji për Zgjedhjet Lokale dhe vjen përveç kushteve të përcaktuara në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Sipas tij, neni 9, paragrafi 2 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale kërkon që kandidati të ketë pasur vendbanimin në komunën përkatëse për së paku tri vite, për të pasur të drejtë të kandidojë për kryetar.

Elezi ka theksuar se, sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat nëse: është funksionar me status të veçantë sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë; është pjesë e shërbimit të jashtëm apo përfaqësues diplomatik; është anëtar i KQZ-së apo Komisionit Komunal të Zgjedhjeve; është zyrtar i PZAP-it; i është ndaluar e drejta e kandidimit me vendim gjyqësor ose të PZAP-it; është dënuar me burgim efektiv në tre vitet e fundit; nuk ka përmbushur pagesën e gjobave të shqiptuara nga PZAP-i ose KQZ-ja; apo nuk ka respektuar ndonjë urdhër të këtyre institucioneve.

Për verifikimin e përmbushjes së këtyre kushteve, KQZ do të kërkojë bashkëpunim me institucione të ndryshme shtetërore.

Afati për aplikim të subjekteve politike nis më 26 qershor dhe përfundon më 13 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe, partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur mund të dorëzojnë kërkesën për certifikim në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

Sipas Elezit, është në vullnetin e subjekteve politike që të vendosin se në cilat komuna do të garojnë dhe nëse do të paraqesin kandidatë për kryetar komune, për kuvend komunal, apo për të dyja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe kuvende komunale.

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.

Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.

Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktima femra, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor rreth orës 22:30. Si pasojë e dhunës, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund

Published

on

Karim Adeyemi ka rikthyer polemikat te Borussia Dortmund pas sjelljes së tij jo profesionale gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Pas zëvendësimit në minutën e 60-të, sulmuesi gjerman u drejtua direkt drejt dhomave të zhveshjes, duke shkaktuar reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit.

Dortmundi pritet ta gjobisë lojtarin, ndërsa në klub po diskutohet seriozisht edhe mundësia e shitjes së tij në verën e ardhshme.

Incidentet e përsëritura kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Adeyemit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur atë përtej vitit 2027./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara