Lajmet

KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet

Published

on

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar planin operacional për ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit si dhe votimin e nesërm të mërgatës në përfaqësisë diplomatike.

Qendra e parë diplomatike që do të hapet për votim të mërgatës më 8 shkurt do të jetë në Ankara, ndërsa ato të fundit që do të mbyllen janë në SHBA dhe Kanada.

Në kuadër të këtij plani operacional janë paraparë edhe intervalet kohore kur do të bëhet raportimi i daljes së votuesve dhe rezultatet preliminare.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve të diasporës që janë regjistruar suksesshëm për të marrë pjesë në zgjedhje, që të votojnë “duke respektuar rendin e shtëpisë në shtetet ku organizohet votimi”.

Është hera e parë për KQZ-në që e organizojmë votimin për konsullata dhe ambasada. Ftoj qytetarët që janë regjistruar suksesshëm për të votuar të dalin në votim dhe të respektojnë rendin e shtëpisë në shtetet që organizohet votimi. Uroj për një proces të qetë dhe duke falënderuar stafin e MPJD-së uroj për votim të suksesshëm dhe proces të rregullt dhe demokratik”, tha ai.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit për Operacione Zgjedhore në KQZ, Arianit Elshani, bëri të ditura detajet e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për votimin e mërgatës me 8 shkurt.

Në kuadër të këtij plani operacional janë paraparë edhe akterët që do të jenë të përfshirë në dhomën operative të KQZ-së. Bëhet fjalë për prokurorinë dhe policinë e Kosovës, linjat telefonike që do të jenë të hapura për të raportuar dhe marrë ndonjë informacion nga KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve. Po ashtu janë ndarë edhe ekipet që do të merren me çështje protokollare, komunikimin dhe informimit. Njëherë janë përcaktuar edhe intervalet kohore se kur do të bëhet raportimi i daljes së votueseve. Raportimi për pjesëmarrjen në zgjedhje do të bëhet në tre terminë. E para do të bëhet njoftimi për hapjen e vendvotimeve, në orën 11:00 për daljen e votuesve, pastaj dalja e votuesve deri në ora 15:00 dhe në fund në ora 19:00. Pas kësaj mbetet për t’u konfirmuar, varet kjo prej k-votë të cilët do të raportojnë për rezultatet preliminare kohën do ta definojmë gjatë ditës së diele. Të njëjtën raportim do të kemi edhe për ditën e nesërme për ditën e zgjedhjeve në mërgatë që do të mbahen në përfaqësitë diplomatike. Qendra e parë e votimit do të jetë ajo në Turqi dhe ajo e fundit që do të mbyllen më e vonshmja do të jetë në Amerikë dhe Kanada. Tjerat janë në time-zone tonë”, tha ai.

Në anën tjetër, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pas insistimit të mediave, foli edhe për raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka zarfet me fletëvotime dhe i ka dërguar në ambasadë në Kroaci.

Ai tha se zyrtarisht ende nuk dinë asgjë dhe se ato pretendime mbetet të vërtetohen.

Zyrtarisht ende nuk dina asgjë. Kemi dëgjuar prej mediave dhe ka fjalë nga KQZ-ja. Zyrtarisht nuk e dina çka ka ndodh dhe kjo mbetët të vërtetohet”, tha ai.

KQZ-ja shqyrtoi edhe një kërkesë për realizimin e një exit-polli, ku nuk kishte vendimmarrje pasi u konsiderua se për realizimin e tyre jashtë qendrave të votimit nuk ka nevojë për leje.

Krahas këtyre u bë e ditur se në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt do të jenë edhe 108 ekipe mobile për të mundësuar votimin për personat me nevoja të veçanta.

Lajmet

BE-ja mbështet Specialen, nuk komenton nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit

Published

on

Bashkimi Evropian nuk ka komentuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, e cila është dorëzuar në Kuvend.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Christian Wigand, ka thënë se BE-ja nuk komenton njoftime apo plane të tilla, por ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Dhomat e Specializuara mbetet e qëndrueshme.

“Gjykata Speciale është institucion i pavarur juridik, që operon brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe puna e saj është përkrahur nga BE-ja”, ka deklaruar Wigand në konferencën për media të martën.

Ai ka theksuar se personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimet para një paneli të pavarur të Apelit në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Personat e dënuar në shkallën e parë kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të Apelit. Mbështetja jonë për Dhomat është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë”, ka thënë Wigand.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara po zhvillojnë procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me gjithsej 81 vjet burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Ndërkohë, PDK-ja synon përmes ndryshimeve ligjore kufizimin e mandatit të Speciales dhe përfshirjen e një mekanizmi ndërkombëtar monitorimi.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se synimi është që rastet që lidhen me krimet e luftës të trajtohen në Kosovë, ndërsa në Hagë të mbeten çështjet e ngritura në raportin e Dick Martyt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Protesta kundër aktgjykimit të Speciales vazhdon për të shtatën ditë

Published

on

By

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte, për të shtatën ditë me radhë.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, pas gjashtë netëve radhazi të tubimeve në kryeqytet. Protesta e së hënës ishte e gjashta dhe u zhvillua me pjesëmarrje të madhe qytetarësh.

Tubimet kanë nisur pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa gjatë netëve të kaluara tubimet në Prishtinë janë zhvilluar pa incidente të raportuara.

Protestat janë shoqëruar me pankarta dhe thirrje për drejtësi, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë qytetarë nga Kosova dhe diaspora.

D.L

Continue Reading

Lajmet

39 inspektorë dhe mbledhës borxhesh i bashkohen ATK-së

Published

on

By

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar sot 39 punonjës të rinj, 32 inspektorë fillestarë dhe 7 mbledhës të borxheve me qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të institucionit.

Gjatë mikpritjes së punonjësve të rinj, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, nënvizoi përgjegjësinë e madhe që ata marrin për të dëshmuar integritet dhe profesionalizëm në shërbim të shtetit dhe tatimpaguesve.

Përzgjedhja e tyre u bë përmes një procesi konkurrues publik ku morën pjesë mbi 1,800 kandidatë në fazat vlerësuese, ndërsa vlerësimi u realizua nga një komision i jashtëm mbi bazën e meritokracisë dhe transparencës. Me këtë rekrutim, ATK synon rritjen e efikasitetit në mbledhjen e detyrimeve tatimore dhe menaxhimin e borxheve. / E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

MINTI intensifikon kontrollet në Prishtinë e Gjilan për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka zhvilluar sot një aksion inspektimi në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për të mbikëqyrur zbatimin e ligjit për të drejtën e autorit.

Fokusi i këtyre kontrolleve ishte te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura me e drejtë autori. Qëllimi kryesor i aksionit është parandalimi i piraterisë, verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtja e veprave të autorëve.

Inspektimet janë mbështetur në Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe ato do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar në informacionet dhe ankesat e pranuara nga konsumatorët.

Continue Reading

Të kërkuara