Lajmet

KQZ: Fillon shtypja e 1,752,650 fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar shtypja e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë, ka njoftuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ky proces po zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të udhëhequr nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.

Gjithashtu, përveç fletëvotimeve, janë duke u shtypur edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të disponueshme për votuesit në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në mbledhjen e mbajtur më 15 janar, KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen. Sipas vendimit të KQZ-së do të shtypen 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

Bazuar në Listën Votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës. Andaj, sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypen 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Lajmet

Komuna e Prishtinës: Menaxhmenti i “Pastrimit” po i keqpërdor punëtorët për qëllime politike

Published

on

By

Pas grevës së zhvilluar sot nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës ka reaguar duke fajësuar menaxhmentin për situatën dhe duke e cilësuar protestën si të panevojshme.

Në një reagim të publikuar, Komuna shpreh shqetësim për atë që e quan keqpërdorim të punëtorëve për arsye politike.

“Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë” thuhet në deklaratë.

Komuna ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 1.5 milionë euro me ndërmarrjen “Pastrimi”, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet.

“Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet”, përfundon reagimi.

Continue Reading

Lajmet

Operacion i suksesshëm anti-terrorizëm, arrestohen dy të dyshuar në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kryer një operacion anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shpërndarje të propagandës terroriste dhe nxitje të përçarjes dhe urrejtjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, përfshiu tri kontrolle në banesa në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës.

Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur rrjetet sociale për të përhapur ideologji të organizatave terroriste dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet komuniteteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me veprimet ligjore në koordinim me organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Vjosa Osmani vijon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh për ditën e dytë.

Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen, ndërsa në orën 11:45 do të qëndrojë në Universitetin e St. Gallen.

Në orën 16:10 në Gjenevë, Osmani do të takohet me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit zviceran, dhe presidentja u prit me nderime ushtarake.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” fillojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur sot grevën duke u mbledhur para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Kjo për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja, për shkak të mos-shlyerjes së obligimeve nga Komuna.

Sindikata njoftoi se rreth 300 punëtorë dhe të punësuar janë pjesë e grevës paqësore, me rreth 20 kamionë të parkuar në mënyrë që të mos bllokohen rrugët emergjente.

“Pastrimi” ka ndalur shërbimin e grumbullimit të mbeturinave për shkak të një borxhi prej 2.7 milionë eurosh që pretendon se Komuna nuk ka paguar.

Komuna ka mohuar ekzistencën e këtij borxhi dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh. Ndërkohë, qyteti është mbushur me mbeturina dhe ka shqetësime për rreziqe shëndetësore. Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar situatën.

Continue Reading

Të kërkuara