Lajmet

KQZ e Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Një delegacion i KQZ-së në përbërje të të cilit do të jenë anëtarët e këtij institucioni dhe një staf nga sekretariati, do të shohin nga afër edhe implementimin e votimit elektronik në një zonë të caktuar të Tiranës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi për KosovaPress se angazhimi i tyre nuk do të jetë vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe më herët kur janë planifikuar takime me KQZ-në e Shqipërisë pikërisht për ndryshimet që pritet të implementohen më zgjedhjet e së dielës në Tiranë.

Elezi tha se vëzhgimi i zgjedhjeve të 25 prillit është edhe fryt i bashkëpunimit shumë të mirë që ka KQZ-ja e Kosovës me atë të Shqipërisë.

“Në përbërje të delegacionit të KQZ-së që do të qëndrojë gjatë fundjavës në Shqipëri do të jenë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe staf nga sekretariati i KQZ-së, të cilët jo vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, por edhe më herët do të zhvillojnë takime të ndryshme me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve atje, me trupa të caktuara zgjedhore për të parë kryesisht se si do të bëhet implementimi i këtyre risive në procesin zgjedhor në Shqipëri. Të dy institucionet tona kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe është në interesin tonë për të parë nga afër këtë proces zgjedhor dhe për faktin se këto zgjedhje mbahen pas ndryshimeve të fundit ligjore që janë bërë atje”, deklaroi ai.

Elezi konfirmoi se implementimi i votimit e numërimit elektronik që do të bëhet për herë të parë në Shqipëri është një gjë që i intereson edhe KQZ-së së Kosovës. Ai shtoi se do të përqendrohen kryesisht për të parë si do të zbatohet ky proces në praktikë.

“Vëmendje e veçantë gjatë procesit të vëzhgimit do t’i kushtohet sidomos kësaj fushe, sidomos identifikimet elektronike të votuesve që do të bëhen në të gjithë qendrat e votimit si dhe votimi po ashtu numërimi elektronik i fletëvotimeve në një zonë të caktuar në Tiranë. Këto janë projekte që realizohen për herë të parë në Shqipëri dhe do të shohim nga afër si po zbatohen ato në terren”, vijoi Elezi.

Mirëpo, a është ky vëzhgim nga afër i sistemit elektronik një paralajmërim se shumë shpejtë një sistem i tillë do të implementohet edhe në Kosovë? Elezi thotë se KQZ në vazhdimësi është munduar të përdorë teknologjinë brenda kornizës aktuale ligjore për të përmirësuar proceset zgjedhore në vend. Sipas tij, implementimi i mundshëm i identifikimit, votimit dhe numërimit elektrik në Kosovë duhet të paraprihet nga një studim dhe analizë më e thellë e që duhej të pasoheshin edhe me ndryshime ligjore.

“KQZ është munduar vazhdimisht brenda kornizës aktuale ligjore që të avancojë edhe këtë komponentë të rëndësishme, besoj. Sot KQZ falë teknologjisë arrin që të publikojë shpejt rezultatet preliminare nga vendvotimet qysh në ditën e zgjedhjeve dhe po ashtu falë teknologjisë qytetarët tanë mund ta ndryshojnë qendrën e tyre të votimit pa pasur nevojë që të shkojnë në Komisione Komunale të Zgjedhjeve si dhe të mësojnë vendvotimin e tyre. Pra këto janë segmente që vihen re nga ana e publikut sa i përket teknologjisë që e përdor KQZ në procese zgjedhore, ndërsa për të arritur deri te përdorimi i kësaj teknologjie më të avancuar nëse mund të themi kështu besoj që duhet studime dhe analiza më të thella dhe natyrisht edhe ndryshime ligjore për t’u mundësuar zbatimi i tyre në terren”, deklaroi Elezi.

Risia e radhës në zgjedhjet shqiptare parashikon që për herë të parë 23 mijë e 619 votues në Tiranë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes dhe të numërimit të votave në mënyrë elektronike.

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Vendi

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të UÇK-së vazhdojnë edhe sonte në Prishtinë: Qytetarët ftohen të mblidhen në sheshin “Skënderbeu

Published

on

By

Vala e protestave në kryeqytet do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes së sotme. Organizatori Çlirim Haziri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të radhës, i cili është caktuar të mbahet në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një njoftimi publik, Haziri ka kërkuar bashkim dhe pjesëmarrje sa më të madhe, duke nëvizuar se kauza kapërcen çdo ndasi politike apo shoqërore. Ky tubim synon të fuqizojë zërin qytetar në mbrojtje të UÇK-së, sakrificës dhe lirisë.

Thirrja e tij i mëshon fort bashkimit kombëtar me mesazhin se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet fuqishëm, ndërsa protesta e sotme do të shoqërohet sërish me moton kryesore “JO NË EMRIN TIM!”.

Continue Reading

Të kërkuara