Lajmet

​KQZ çregjistron dy parti

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çregjistroi dy  parti politike: Partinë Republikane për Ndryshime dhe Shpresën Demokrate, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, tha se Shpresa Demokrate dhe Partia Republikane për Ndryshime nuk kanë dorëzuar raportet vjetore financiare në Zyrë, as pas afatit shtesë prej 15 ditësh.

“Duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 1.2 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe në Rregullën nr. 01/2024 mbi Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike neni 6, partia politike e regjistruar duhet të dorëzoje formularin për vazhdimin e regjistrimit të saj, në formë elektronike ose ne formë fizike të nënshkruar, jo më vonë se 31 marsi i vitit kalendarik. Meqenëse data 31 mars 2025 ishte festë zyrtare (dita e hënë) sipas nënparagrafit 4 të nenit 81 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, afati për dorëzimin e formularit të regjistrimit është shtyrë deri më 01 prill 2025. Dy partitë politike kane qenë të pezulluara për shkak të mosdorëzimit të raportit vjetor financiar për vitin 2024. Prandaj, duke u bazuar në paragrafin 17 të nenit 15 të Rregullores nr. 06/2024 për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen Financiare të Subjekteve Politike dhe sipas vendimit të KQZ-së të datës 19.03.2025, partitë “Shpresa Demokrate” (me nr.vendimi 01/748-2025) dhe “Partia Republikane për Ndryshime” (me nr.vendimi 01/748-2025) nuk kanë dorëzuar raportin vjetor financiar në Zyrë, as dhe pas afatit shtesë prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh. Kur bëhet fjalë që është diçka e rendësishme zyra ka komunikim të vazhdueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për çregjistrim të partive politike”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Ibrahim Selmanaj, tha se është kundër këtij rekomandimi. Sipas tij, zyrja duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë politike.

“Mendoj që subjektet politike që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend e as nuk kanë përfaqësues zyra duhet të ketë komunikim më ndryshe me këta. Duke qenë e nevojshme që subjektet të funksionojnë do të votoj kundër çregjistrimittëi këtyre subjekteve politike. Duhet të ndërrohet qasja “, tha Selmanaj.

Lajmet

REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij.

“E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.

Vendimi është bërë publik pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.

Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.

Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.

Kryeministri Kurti ka thënë se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.

Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Published

on

By

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.

Votimi:

79 vota pro

1 abstenim- Redi Muçi

0 kundër

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.

Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të martën se duhen gjetur rrugë diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, teksa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bën thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake atje për të siguruar tranzitin mes luftës në Iran.

“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë (ngushticë) të hapur, në mënyrë që të mos kemi krizë ushqimore, krizë të plehrave artificialë, si dhe krizë energjetike,” tha Kallas në një intervistë për Reuters.

Continue Reading

Lajmet

Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së

Published

on

By

Raketa dhe të paktën pesë dronë janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad herët të martën nga zona të ndryshme rreth qytetit. Burimet irakiane të sigurisë e kanë përshkruar këtë sulm si më intensivin që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Një dëshmitar i agjencisë Reuters pa të paktën tre dronë që lëviznin në drejtim të ambasadës. Sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM arriti të rrëzonte dy prej tyre, ndërsa një i tretë goditi brenda rrethimit të ambasadës, ku u panë flakë dhe tym.

Telefonat celularë të ambasadës amerikane ishin të fikur kur Reuters tentoi të kërkonte një koment. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë sulmuar interesat amerikane në Irak si hakmarrje për luftën që filloi më 28 shkurt.

Të hënën, grupi i lidhur me Iranin, Kataib Hezbollah, njoftoi vdekjen e komandantit të tij të lartë dhe zëdhënësit. Ndërkohë, Forcat e Mobilizimit Popullor deklaruan se sulmet ajrore vranë të paktën tetë luftëtarë të tyre në qytetin irakian Al-Qaim, pranë kufirit me Sirinë.

Forcat irakiane të sigurisë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë mbyllur “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike, përfshirë ambasadën e SHBA-së. /Reuters/

 

Continue Reading

Të kërkuara