Lajmet

​KQZ akrediton grupin e parë të vëzhguesve të katër subjekteve politike

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot, akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në grupin e parë bëjnë pjesë 95 vëzhgues nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 1 mijë e 725 nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 234 nga Koalicioni Vakat dhe 220 vëzhgues nga Demokratska Stranka.

Këta vëzhgues, nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara përfundon me 15 janar 2025.

“Për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që mbahen me 9 shkurt 2025, afati i fundit për aplikim për vëzhgues të subjekteve politike të certifikuara, përfundon me 15 janar 2025. PDK, nga data 30 dhjetor 2024, deri me datën 12 janar 2025 ka përfunduar aplikimin për 95 vëzhgues, të cilët nuk janë kandidat për post zgjedhorë në Kosovë, siç e kërkon ligji për zgjedhjet e përgjithshme, dhe të gjithë vëzhguesit janë votues në listën përfundimtare të vëzhguesve… LDK, në grupin e parë përfshin një mijë e 725 vëzhgues. Nga radhët e subjektit politik të certifikuar Koalicioni Vakat, në numrin prej 234 vëzhgues. Nova Demokratska Stranka në kuadër të grupit të parë, ka përfshirë 220 vëzhgues”, tha Buzhala.

Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditura edhe afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.

Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore dhe qeveritare-ndërqeveritare, do të përfundojë më 25 janar 2025. Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025. Ndërsa, afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare, do të përfundojë më 25 janar 2025, të cilët mund të aplikojnë në platformën online të KQZ-së.

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara