Aktualitet

KPM-ja pas arrestimit të drejtorit e kryeshefit: Është nëpërkëmbur ky institucion e është rënduar gjendja

Published

on

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal kanë raportuar përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur për Medie (KPM).

Gjatë raportimit në Komision, Xhevat Latifi kryetar i KPM-së tha se me arrestimin e drejtorit dhe kryeshefit të KPM-së është rënduar gjendja.

Ai tha se kanë shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë për zbardhjen e rastit, derisa shtoi se kanë pezulluar kryeshefin dhe kanë emëruar një në vend të tij.

Ai tha se me problemet që kanë ndodhur në KPM, është nëpërkëmbur krenaria

“Puna e KPM-së është karakterizuar me transparencë të plotë dhe të gjitha mbledhjes kanë qenë të hapura për publikun. KPM ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Agjencisë për Barazi Gjinore. KPM ka përcjell fushatën zgjedhore ne zgjedhjet e parakohshme që kishim dhe ka reaguar për gjetjet që janë bërë gjithnjë duke respektuar ligjin në fuqi”.

“Arrestimi i drejtorit dhe i kryeshefit është gjendja më e rëndë që ka pasur KPM-ja, ne i kemi drejtuar letër kryeparlamentarit dhe kemi shkrehur gatishmërinë tonë që të tejkalohet kjo situatë. Ne kemi ofruar publikisht çështjen e bashkëpunimit me organet e drejtësisë dhe ne kemi marr vendim që të pezullohet kryeshefi i KPM-së dhe të zëvendësohet”.

Mes tjerash ai tha se KPM-ja ka nevojë për mbështetje ligjore, derisa theksoi se janë sulmuar nga mediet me “Fake News”.

“Ne presim që organet e drejtësisë të sqarojnë këtë dhe ka të bëjë me mënyrën se si krijohen opinionet sepse ‘Fake News’ qojnë në krijimin e një opinioni krejt ndryshe. KPM-ja ka nevojë që të ketë një mbështetje ligjore, pasi që puna jonë ka qenë e pakontestueshme. Ne kemi pasur një sulm të lajmeve të ndryshme ne kemi shfaqur gatishmëri që organeve të drejtësisë ti ofrojmë bashkëpunim të plotë”.

Latifi ka përsëritur se ngjarja e fundit në KPM është më e rënda në 20 vjetët e fundit.

“Është nga rastet më të rënda të KPM-së në 20 vitet e fundit, dhe atë që unë dua ta pasqyrojë sërish është se Komisioni me të marr lajmin, ne nuk kemi asnjë qasje në dokument

Deputeti i VV-së Besim Muzaqi ka pyetur kryetarin e KPM-së se nga kush është nëpërkëmbur krenaria.

“Ju thatë se KPM-ja ka një krenari të nëpërkëmbur, a mendoni që krenaria është nëpërkëmbur nga njerëzit jashtë, dhe çfarë ka bërë KPM-ja gjatë kësaj periudhë rreth ushtrimit të funksionit për digjitalizimin”.

Kryesuesja e Komisionit, Doarsa Kica-Chelili ka pyetur anëtarët e KPM-së se ku janë sa i përket procesit të digjitalizimit, pasi që strategjia ka vite që është bartur.

“Një strategji që ju e keni dorëzuar nuk është miratuar, a jeni duke vlerësuar se çka po ndodh që nuk ka asnjë veprim të vetëm”.

“Edhe te rastet e pezullimit i kemi disa afate kohore. Ju duhet në përputhje me Ligjin për zyrtarë publik me vepruar, edhe nëse ju inicioji procedure disiplinore ajo varet nga konkluzioni i rastit përveç nëse gjeni shkelje tjetër”.

Ndërsa Violeta Hyseni-Kelmendi nga KPM-ja ka kur rreth procesit të digjitalizimit.

“Në momentin qe KPM e ka rishikuar strategjinë është dorëzuar në zyrën e kryeministrit, ne nuk kemi përgjigje se përse nuk po procedohet më tutje. Sa i përket punës që i tanon KPM-së janë përgatitur disa akte në ligjore, janë bërë matjet se sa kushton shtrirjen rrjetit infrastrukturore”.

Ajo ka folur edhe për rregulloren, derisa shtoi se ka qenë kundër miratimit pa dëgjim publik.

“Ne kemi marr një kërkesë nga Oda Ekonomike e Kosovës, dhe kanë konsideruar se rregullorja aktuale është diskriminuese”.

“Fillimisht në përbërjen e kaluar Komisioni kishte marr vendim që të ua lejojë disa medieve të bëjnë biznes, mirëpo ka pasur reagime të tilla dhe për shkak të reagime është shfuqizuar ai vendim, ndërsa tani drafti është vendosur në ueb tonë”.

Bota

Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë draft marrëveshjen për mineralet

Published

on

By

Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh mes Ukrainës dhe SHBA-së.

Ministrja e ekonomisë Julia Svyrydenko tha se memorandumi i hap rrugën asaj që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.

Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.

Incidenti publik i Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, i kishte çuar përkohësisht negociatat jashtë kursit.

Svyrydenko njoftoi nënshkrimin e memorandumit në X, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Postimi i saj përfshinte foto të saj dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA Scott Bessent duke nënshkruar veçmas draft marrëveshjen për mineralet.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një memorandumi i cili hap rrugën një Marrëveshje të Partneritetit Ekonomik dhe krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës,” shkroi Svyrydenko.

Nënshkrimi u krye gjatë një telefonate në internet me Bessent, i cili tha se detajet e marrëveshjes ishin ende duke u përpunuar.

“Është në thelb ajo për të cilën kishim rënë dakord më parë. Kur presidenti Volodymyr Zelensky ishte këtu, ne patëm një memorandum mirëkuptimi. Ne shkuam direkt në marrëveshjen e madhe dhe mendoj se është një marrëveshje 80 faqesh dhe kjo është ajo që ne do të nënshkruajmë,” tha ai.

Donald Trump la të kuptohet gjithashtu për marrëveshjen gjatë një konference për shtyp me udhëheqësen italiane Giorgia Meloni.

“Ne kemi një marrëveshje për mineralet që mendoj se do të nënshkruhet të enjten… të enjten e ardhshme. Së shpejti. Dhe supozoj se ata do të përmbushin marrëveshjen. Kështu që do të shohim. Por ne kemi një marrëveshje për këtë,” tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për detaje të mëtejshme mbi kohën dhe përmbajtjen e marrëveshjes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Masa është një hap drejt një marrëveshjeje që do t’i lejonte SHBA-së akses në mineralet kritike të Ukrainës, si dhe në naftë dhe gaz.

Raportet e mëparshme treguan se një “fond investimi” do të krijohej për rindërtimin e Ukrainës dhe do të menaxhohej nga Kievi dhe Uashingtoni në “kushte të barabarta”.

Presidenti Volodymyr Zelensky kishte shpresuar të përdorte marrëveshjen për të siguruar një garanci sigurie të SHBA-së në vendin e tij në rast të një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.

Megjithatë plani u rrëzua në shkurt nga përplasja e nxehtë e Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Continue Reading

Bota

Putin: Rusia është e gatshme të marrë masa për të ruajtur sovranitetin e Sirisë

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin tha gjatë një bisede me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sovranitetin e Sirisë.

“Ne do të donim të bëjmë gjithçka që Siria, mbi të gjitha, të mbetet një shtet sovran, i pavarur dhe territorialisht integral”, tha Putin.

Sipas tij, Rusia është gjithashtu e gatshme të ofrojë ndihmë për popullin sirian, duke përfshirë ndihmën humanitare.

Putin beson se ka shumë probleme në Siri – probleme politike, sigurie dhe ekonomike, raportoi Izvestia.

Emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani ndodhet për një vizitë zyrtare në Rusi.

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore

Published

on

By

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu riafirmoi sot se Izraeli nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore.

“Kryeministri e ka bërë të qartë disa herë: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të marrë armë bërthamore”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Netanyahut, raportoi The Times of Israel.

Deklarata thoshte se Netanyahu, të cilin Irani e sheh si armikun më të madh të Izraelit, “krijoi operacione të panumërta të hapura dhe të fshehta kundër programit bërthamor të Iranit” dhe “udhëhoqi një fushatë globale kundër programit bërthamor të Iranit”.

Ministri i Jashtëm iranian Seyed Abbas Aragchi u takua të shtunën në kryeqytetin e Omanit, Muscat me të dërguarin special të presidentit amerikan, Steve Witkoff, lidhur me programin bërthamor të Teheranit, me të dyja palët që e përshkruan takimin si “konstruktiv”.

Bisedimet në Muscat pasuan deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump në fillim të marsit se ai u dërgoi një letër udhëheqësve iranianë, përmes Emirateve të Bashkuara Arabe, në të cilën ai propozon negociatat për programin bërthamor të Iranit.

Irani më vonë ra dakord për bisedime indirekte.

Continue Reading

Bota

Trump: Të shtënat në Florida “turp”, por nuk do ta ndryshoj ligjin për armët

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump i përshkroi të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës si një “turp”, në të cilën dy persona u vranë dhe të paktën pesë persona u plagosën, duke shtuar se nuk ka gjasa që ligjet federale të armëve të ndryshojnë.

“Unë jam një mbështetës i madh i Amendamentit të Dytë. Këto gjëra janë të tmerrshme, por armët nuk qëllojnë njerëz, janë njerëzit ata që qëllojnë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, raportoi CNN.

Ai vuri në dukje se ka detyrimin të mbrojë Amendamentin e Dytë, sipas të cilit qytetarët amerikanë kanë të drejtë të mbajnë armë.

Gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar, Trump u tha mbështetësve se Amendamenti i Dytë ishte “nën rrethim”.

Continue Reading

Të kërkuara