Lajmet

​KPM i quan të pavërteta informacionet se kanë planifikuar shkarkimin e kryetarit

Published

on

Anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media kanë demantuar raportimet në rrjete sociale se KPM ka planifikuar të shkarkojë kryetarin e KPM-së, duke thënë se janë të rreme dhe propagandë. Ndërsa, kanë thënë se ditëve në vijim do të marrin masa për këtë.

Kryetari Jeton Mehmeti gjatë mbledhjes së parë për këtë vit, tha se kjo është edhe mbledhja e fundit për të si kryetar, pasi mandati i tij përfundon këtë muaj.

“Kjo është mbledhja e parë për këtë vit, mbase edhe e fundit për mua si kryetar i KPM-së me qenë se me 21 janar përfundon edhe mandati im, të cilin ma ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Mehmeti.

Anëtari i KPM-së Besnik Berisha ka thënë se si pikë e rendit të ditës duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të ri pasi më 21 janar skadon mandati i kryetarit aktual.

“Meqë po e dimë se mandati i kryetarit skadon më datën 20 janar, mendoj se ne si KPM duhet të ofrojmë një zgjidhje që të sigurojmë se KPM-ja të ketë kryesine edhe pas kësaj date. Andaj, propozoj që me agjendë si pika parë pas miratimit të procesverbalit të jetë plotësim-ndryshimi i rregullores së punës, me qëllim mundësimin e zgjedhjes së kryetarit pasa të mbesë KPM pa kuorum si dhe pastaj sigurimi vazhdimësisë së punës së kryesisë së KPM-së si pikë tjetër me të cilën ne do të kemi mundësinë po shpresoj të zgjedhim kryesine e re sa kemi mundësi. Pas datës 20, KPM rrezikon të mbetet pa kryetar dhe nënkryetar, dhe e prek deri diku funksionalitetin e KPM-së. Kemi shumë obligime tjera me të cilën rëndësia e kryetarit është evidente dhe duhet që KPM nëse ka mundësi të ketë kryetarin dhe të mos mbetet pa kryetar dhe nënkryetar. Po ashtu ka edhe një çështje tjetër, askush nuk e ka pas në plan të shkarkojë kryetarin e KPM-së, e as nuk ka kuptim kjo, kjo është e befasishme, por të gjithë ata që kanë lansuar këtë lajm t’i kthehen vetes si kanë rënë në këtë lajthitje dhe të shikon se kush po dezinformon. Ky është shqetësimi jonë që besoj se do të trajtojmë në ditët në vijim”, tha Berisha.

Edhe anëtari tjetër Fitim Veliu është shprehur i shqetësuar me raportimet kinse KPM ka planifikuar shkarkimin e kryetarit.

“Shpreh shqetësimin tim të thellë për dezinofrmatat që sot kur u zgjova pash në Facebook nga analistë të mediave, që për mendimin tim nuk kanë lidhje me analistë të mediave, pasi kur nuk ka asnjë informatë ka e ka marrë atë, për mendimin tim ai është pseudo-gazetar. Të thuhet se KPM po planifikon shkarkimin e kryetarit pa e pasur asnjë informatë zyrtare është tepër e ulet dhe jo kredibile… Kemi paraparë që KPM të mos e lëmë pa kryetar meqë kemi këtë kuorum”, tha ai.

Edhe anëtarja tjetër në këtë institucion, Luljeta Aliu ka mbështetur kërkesën e kolegëve të saj.

“Edhe unë i përkrah kërkesat e dy kolegeve, që ka qenë edhe kërkesë prej më herët, një çështje të cilën e kemi diskutuar edhe me vetë kryetarin dhe nënkryetarin dhe jemi dakorduar që kjo të jetë mënyra e veprimit. KPM është institucion i pavarur kushtetues dhe të mbes pa kryetar është goxha keq…Për ata që kanë menduar, shkruar, janë shprehur se ky qenka vendim politik, mund të them se pikërisht ky informim është i njëanshëm dhe tendenca politike, më shumë bie propagandë, në këtë kohë,” tha ajo.

Derisa kryetari Mehmeti nuk u pajtua me propozimin e tyre. Ai tha se plotësim ndryshimi i rregullores të punës në bazë të ligjit për KPM kërkon konsultim publik.

“Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre, plotësim-ndryshimi i rregullores së punës në bazë të ligjit për KPM kërkon konsultim publik…Pra, në bazë të rregullores së punës fillimisht zgjedhja e një kryetari të re duhet të bëhet në seancën vijuese pasi kryetarit aktual t’i skadojë afati, dhe argumenti se mund të mbetemi pa kryetar nënkupton po ashtu se me rregulloren e punës, anëtari më i vjetër i komisionit është përfaqësues i KPM-së me përgjegjësi ligjore, nuk ka kurrfarë problemi që anëtari më i vjetër të përfaqësojë KPM-në brenda dhe jashtë vendit dhe t’i kryejë obligimet tjera deri në konstituimin e ardhjes së anëtarëve të rinj të KPM-së”, tha Mehmeti.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë.

Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare

Lajmet

Komisionet shqyrtojnë ligjet e drejtësisë, Çitaku: Pushteti po bllokon projektligjin për UÇK-në

Published

on

By

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të shqyrtuar në parim një paketë projektligjesh të rëndësishme që prekin sektorin e drejtësisë, përfshirë ato për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky shqyrtim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar ashpër mazhorancën për përshpejtim të procedurave pa debat publik, ndërsa i akuzoi për bllokim të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” deklaroi Çitaku.

Tutje, ajo paralajmëroi se po bëhen dallime me projektligjin që mbron UÇK-në.

“Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’. Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë”, shkruan Çitaku në reagimin e saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë shqiptare të Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi në listën “Koalicioni Shqiptar”

Published

on

By

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se ky dakordësim erdhi pas bisedimeve dhe përpjekjeve intenzive për të afruar qëndrimet politike.

Kurti shprehu falënderimet e tij për liderët e subjekteve politike në Luginë për gatishmërinë që të gjejnë gjuhën e përbashkët përtej dallimeve partiake. Kryetarët që i u bashkuan këtij koalicioni janë: Shaip Kamberi (PVD); Visar Memeti (APN); Nagip Arifi (PD); Agim Sabedini (PDSH); Shqiprim Musliu (LPD); Sami Salihu (LR); Armend Aliu (AL); Naser Aziri (UDSH)

Krahas bashkimit politik, Kryeministri Kurti ngriti edhe çështjen e përfaqësimit proporcional dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi, duke e krahasuar atë me sistemin kushtetues të Kosovës.

“Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë njësoj si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e pakicave. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara