Lajmet

KPK reagon për kërcënimin ndaj prokurores Disha-Haxhosaj

Kjo pas publikimit përmes rrjeteve sociale të një afisheje me përmbajtje mortore.

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon ashpër kërcënimin e bërë gjatë ditës së djeshme ndaj prokurores së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, me anë të publikimit përmes rrjeteve sociale të një afisheje me përmbajtje mortore.

Në njoftim thuhet se ky akt i shëmtuar, për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe tërësisht për sistemin prokurorial, është një akt i papranueshëm dhe i patolerueshëm, andaj KPK-ja bënë me dije se qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurores Valbona Disha-Haxhosaj dhe ofron mbështetje të plotë për punën e saj gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryeseve të veprave penale.

“KPK-ja njofton se janë duke u ndërmarrë masa konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personit/ave, të cilët kanë vendosur këtë lajmërim të paskrupullt dhe të njëjtit do të dalin para organeve të drejtësisë dhe se institucionet e Prokurorit të Shtetit janë duke u trajtuar seriozisht këtë veprim penal dhe në nivelin e duhur të hetimit dhe të ndjekjes gjer në ndriçimin e plotë të tij, i cili ka për qëllim pengimin në ushtrimin e funksionit dhe detyrave të saja kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet dhe shantazhet e tilla dhe veprime të tjera, çfarëdo qofshin ato, që bëhen ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, në të cilin respektohen vetëm parimet e drejtësisë.

Lajmet

​Juventusi identifikon zëvendësuesit e Tudor

Published

on

Igor Tudor vazhdon ende si trajner i Juventusit, por pozita e tij është në rrezik pas humbjes së parë të sezonit ndaj Comos. Dy ndeshjet e ardhshme, kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe Lazios në kampionat, pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e kroatit në stol.

Drejtuesit e klubit po shqyrtojnë disa emra të njohur si zëvendësues të mundshëm, ku në listë janë Roberto Mancini, Luciano Spalletti dhe Raffaele Palladino, ndërsa një opsion mbetet edhe rikthimi i Thiago Mottas thuhet sipas “Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë “Tuttosport” shton kandidatët gjermanë Edin Terzic dhe Marco Rose.

Raportohet se ditët e fundit Tudor është takuar me menaxherin e përgjithshëm Damien Comolli për të diskutuar mbi ecurinë e skuadrës dhe ndryshimet e mundshme taktike. Megjithatë, marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve nuk duken të mira, pasi palët kanë pikëpamje të ndryshme mbi mënyrën e lojës dhe drejtimin e ekipit.

Tudor do të ketë shansin e fundit për të bindur klubin në përballjet e radhës, që mund të përcaktojnë fatin e tij në Torino./S.K/KP/Gazzetta dello Sport/

Continue Reading

Lajmet

EMSC: Tërmet në Jug të Shqipërisë

Published

on

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Akuzat për korrupsion: Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen të pafajshëm

Published

on

Dy të akuzuarit, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

I akuzuari Faruk Mujka tha se nuk e pranon fajësinë, ndërsa i akuzuari Hysen Muzliukaj deklaroi se ndihet absolutisht i pa fajshëm.

Prokurorja e rastit, Iliriana Qollaku Tafa, tha se sipas aktakuzës, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të “Ibër-Lepencit” nuk i kishte deklaruar 60 mijë e 50 eurot që i ishin sekuestruar në shtëpi.

Sipas aktakuzës, Mujka dhe Muzliukaj, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishin tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike. Më 25 prill 2021, Mujka, duke vepruar në emër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe Muzliukaj si drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, kishin paraqitur Kuvendit Komunal propozim-vendimin për këmbim të pronës së paluajtshme në rrugën “Afrim Zhitia” (ndërtesa e ish-Bankosit) me një pronë private në rrugën “Ali Zeneli”, në pronësi të personit fizik Besarta Isufi.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit e dinin që prona e ish-Bankosit nuk ishte pronë komunale, pasi për të ekzistonte një proces gjyqësor i iniciuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Ndërmarrja Shoqërore “Jugobanka” në Mitrovicë.

Po ashtu, sipas dokumenteve, Kuvendi Komunal i Mitrovicës kishte marrë dy vendime për shpalljen me interes të posaçëm publik të objektit të ish-Bankosit, më 30 gusht 2012 dhe më 23 shkurt 2017, në bazë të të cilave ishte kërkuar që Bordit të AKP-së t’i bartet e drejta e shfrytëzimit, meqë prona nuk ishte komunale.

Prokuroria pretendon se Mujka dhe Muzliukaj kishin vepruar në kundërshtim me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës dhe me Rregulloren për përcaktimin e procedurave për këmbim të pronës komunale, duke i shkaktuar AKP-së dëm të konsiderueshëm financiar në vlerë prej 125 mijë e 100 euro.

Për këto veprime, të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa për shumën prej 60 mijë e 50 euro të padeklaruar, Mujka ngarkohet edhe me veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas nenit 430 të Kodit Penal./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara