Lajmet

​KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas interesave

Published

on

Këshili Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, i kanë reaguar deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.

Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

KPK dhe ZKPSH, potencojnë se deklaratat e dhëna në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti e dëmtojnë seriozisht funksionimin e institucioneve demokratike dhe kanë për qëllim minimin e angazhimit të Prokurorit të Shtetit në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Pa marrë parasysh përpjekjet për degradimin e organeve kushtetuese nga ana e Kryeministrit Kurti, KPK dhe Prokurori i Shtetit inkurajojnë dhe mbështesin fuqishëm Prokurorinë Speciale për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të saj, siç janë hetimi, ndjekja dhe ndriçimi i secilit rast penal që bie në kompetencë të saj, me qëllim të ngritjes së moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në vendin tonë”, përfundon njoftimi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur sot për të dhënë dëshminë e tij përkundër faktit që ka qenë i obliguar me urdhër të gjykatës.

Kryeministri Kurti tha se nëse prokuroria e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij do të duhej të shkonte te ai.

Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Albin Kurti të martën në Gjilan.

Ai, me urdhër të Gjykatës Themelore, duhej të paraqitej sot më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshmi në një rast të rezervave shtetërore, por zgjodhi të marrë pjesë në një ngjarje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Vendi

Kryeministri Kurti pret ministrin e Jashtëm belg: Diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi evropian

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit belg në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, Kurti veçoi kontributin historik të Belgjikës në strehimin e refugjatëve gjatë luftës dhe angazhimin e tyre brenda forcave të KFOR-it.

Fokus i veçantë i takimit ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, me theks te bashkëpunimi ekonomik dhe krijimi i lehtësirave për investime, duke marrë parasysh edhe praninë e një mërgate të mirë-integruar në Belgjikë.

Kryeministri përmendi marrëveshjen e fundit për eliminimin e tatimit të dyfishtë, të nënshkruar në Washington DC, si një hap pozitiv që hap rrugën për marrëveshje të reja sektoriale në të ardhmen.

Sa i përket aspiratave ndërkombëtare, Kurti nënvizoi se Brukseli mbetet një qendër jetike për Kosovën, duke ritheksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik.

Ai kërkoi avancimin e procesit përmes marrjes së statusit të shtetit kandidat, ndërsa konfirmoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Continue Reading

Aktualitet

Konjufca: Dialogu në krizë – Pa burgosjen e terroristëve të Banjskës dhe njohjen e integritetit s’ka mirëbesim

Published

on

By

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë ndodhet në një pikë kritike dhe se pa drejtësi për sulmet terroriste e pa respektim të shtetësisë, nuk mund të ketë përparim. Gjatë një konference për media, ai theksoi se Serbia ka treguar sjellje destruktive që synon rrënimin e çdo arritjeje të deritanishme.

Sipas Konjufcës, parakushti kryesor për kthimin e mirëbesimit është ndëshkimi i personave që organizuan sulmin në Banjskë.

“Qysh kthehet një farë lloj atmosfere minimale e mirëbesimit? Minimale e mirëbesimit është që kryesit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, duhet të përfundojnë në burg. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot”, tha ai.

Ai gjithashtu u ndal te përfshirja e drejtpërdrejtë e shtetit serb në destabilizimin e Kosovës, duke përmendur dëshmitë e fundit nga proceset gjyqësore për sulmet në kanalin e Ibër-Lepencit:

“Ata e kanë pranuar që janë trajnuar prej Serbisë, në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe të ushtrisë që mbahen atje… Unë nuk e di çka ka nevojë më shumë për me tregu rolin destruktiv të Serbisë”, shprehet Konjufca.

Për fund, Konjufca e cilësoi letrën e ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, si një goditje të rëndë për integritetin territorial të vendit, duke e krahasuar atë me një akt armiqësor.

“Letra e zonjës Bërnabiq ishte katastrofike për mirëbesimin. Ju shkroi 27 shteteve anëtare që nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës. Mos me njoh integritetin territorial të një shteti, kjo kuptohet gati si një shpallje lufte.”

Continue Reading

Vendi

MINT gjobit KEDS-in edhe me 30 mijë euro për njehsorë me afat të skaduar

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka gjobitur KEDS-in me 30,000 euro, pasi u identifikuan gjashtë njehsorë elektrikë me afat të skaduar verifikimi.

Gjatë kontrolleve në terren, Agjencia e Metrologjisë ka konstatuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në këta njehsorë.

Si rrjedhojë, MINT ka kërkuar zyrtarisht nga KESCO kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar.

Për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa komisionet po vazhdojnë inspektimet në të gjithë Kosovën për të identifikuar parregullsi të tjera.

Continue Reading

Lajmet

Tre të vdekur në Malishevë, në mesin e tyre dy fëmijë

Published

on

By

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri në një banesë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje./ Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara