Lajmet

Kosova shënon ditën e çlirimit, por jo si festë zyrtare

Published

on

25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. E gjatë gjithë këtyre viteve, institucionet tona nuk kanë zyrtarizuar si festë zyrtare shtetrore.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Ëashingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj ‘një gabim.’ Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Megjithatë, kjo ditë ende nuk është në kalendarin e festave zyrtare të shtetit si ditë e çlirimit.Dita e çlirimit në luftën e dytë botërore është caktuar dita kur ushtari i fundit i pushtuesit është larguar nga vendi, me çka i bie që Kosova ketë ditë ta ketë kah fundi i qershorit.

Sipas deklaratave, ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare po vazhdon të kushtëzohet nga Lista Serbe. Ndërkaq, një gjë të tillë e kritikon Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Sipas kësaj organizate, viteve të fundit këto festa po shënohen në mënyrë të plogësht nga institucionet e vendit, ndërsa partitë opozitare konsiderojnë se mungon vullneti politik që Dita e Çlirimit të futet në kalendarin e festave zyrtare.

Lajmet

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Published

on

By

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme./KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Të kërkuara