Lajmet

Kosova renditet ndër pesë vendet e fundit në PISA, Nagavci i quan rezultate të pritshme

Ministria e Arsimit ka thënë se ka rënie të pikëve në fusha të ndryshme nga 12 deri në gjashtë pikë në krahasim me testin e vitit 2018.

Published

on

Kosova është ranguar në vendin e 76-të për lexim në testin e PISA-s për vitin 2022, nga 80 shtete pjesëmarrëse, ndërsa është në vendin e 77-të për shkencë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se këto kanë qenë rezultate të pritshme. duke pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë. Gjithashtu Ministria e Arsimit ka thënë se ka rënie të pikëve në fusha të ndryshme nga 12 deri në gjashtë pikë në krahasim me testin e vitit 2018, kur PISA u mbajt për herë të fundit.

“Në testin PISA nga Kosova kanë marrë pjesë gjithsej 6 mijë e 27 nxënës nga 220 shkolla. Rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë të vitit 2022 kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvillua nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore, por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme. Të vedijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia më të marrë detyrën kemi bërë edhe mësimin shtesë për fëmijët tanë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar. Nga rezultatet në testin PISA në matematikë ka dallime gjinore. Sipas rezultateve në matematikë 9 pikë janë në favor të djemve ndërkaq në lexim vajzat kanë performancë më të lartë rej 25 pikë po ashtu edhe në shkencë kanë performancë më të lartë prej 6 pikë. Kosova radhitet e 76-ta nga 80 vende pjesëmarrëse më 382 pikë, Kosova në shkencë radhitet me 357 pikë”, deklaroi ajo.

Vendi

United Hospital, kujdes emergjent 24/7 me teknologji moderne dhe ekip të specializuar në shërbim të pacientëve

Published

on

By

Kur bëhet fjalë për situata emergjente, çdo sekondë mund të jetë vendimtare. Pikërisht mbi këtë parim funksionon Emergjenca e United Hospital, e cila ofron shërbime të avancuara mjekësore 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe trajtim profesional për çdo pacient.

E pajisur me infrastrukturë bashkëkohore, teknologjinë më të fundit diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe me një ekip të specializuar mjekësh dhe infermierësh, Emergjenca e United Hospital është e organizuar për t’u përgjigjur me efikasitet rasteve urgjente, duke ofruar kujdes cilësor sipas standardeve moderne të mjekësisë.

Përveç shërbimeve emergjente, spitali disponon edhe ambulancë të pajisur për transport të sigurt dhe ndërhyrje të shpejta, duke e bërë United Hospital një nga institucionet shëndetësore private më të kompletuara në Kosovë. Misioni i këtij institucioni mbetet ofrimi i kujdesit shëndetësor cilësor, të sigurt dhe të menjëhershëm, me pacientin gjithmonë në qendër të vëmendjes./ Rajoni press/

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë

https://www.facebook.com/reel/1455004249769521

https://www.facebook.com/reel/1455004249769521

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive jashtë afatit

Published

on

By

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 11:00, ndonëse afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi skadoi mbrëmë në mesnatë.

Kapërcimi i këtij afati ka nxitur reagime të ashpra nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, të cilat insistojnë se konstituimi i legjislaturës së re duhej të përmbyllej brenda kornizave kushtetuese.

Gjatë orëve të vona të së enjtes, përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së qëndruan në ambientet e Kuvendit duke kërkuar mbylljen e seancës para orës 00:00. Edhe pse disa deputetë opozitarë tentuan të futen në sallën plenare, ata e gjetën derën e mbyllur. Përkundër përplasjeve, asnjë nga tri subjektet opozitare nuk ka konfirmuar ende nëse do ta bojkotojë punën e sotme.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë PDK-së gjatë ditës së djeshme: postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të sigurimit të kuorumit për zgjedhjen e presidentit të ri. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Published

on

By

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar zyrtarisht për ditën e shtunë, më 8 gusht, në orën 11:00. 

Vendimi vjen përmes një njoftimi nga institucioni i Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës së djeshme, e cila u ndërpre me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’i dhënë hapësirë negociatave politike.  

Edhe pse afati kushtetues për përmbylljen e konstituimit përfundon sonte, përpjekjet për gjetjen e një konsensusi nuk kanë dhënë rezultat. Takimi i zhvilluar mes Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa ndonjë dakordësi.  

Pika kryesore e bllokadës mbetet çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri. Pas takimit, të dyja palët deklaruan se mbeten ende larg një marrëveshjeje politike, duke konfirmuar se mes tyre ekzistojnë dallime drastike sa i përket qëndrimeve për pozitat shtetrore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Identifikohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar sot se është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në një lokacion të tretë të dyshuar në komunën e Zubin Potokut. Kjo gjetje vjen si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore që po zhvillohen në terren.

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, institucionet kanë bërë të ditur detajet e operacionit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njoftojmë se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”.

Aktualisht, autoritetet kompetente janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme në këtë zonë.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave”.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për këtë çështje.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara