Lajmet

Kosova pëson nga Spanja në U21

Published

on

Kosova U21 ka humbur në shtëpi nga Spanja U21 në kualifikueset për Kupën e Botës.

Spanjollët kaluan në epërsi përmes Joel Roca-s në minutën e 11-të.

Mirëpo, 11 minuta më vonë Dardanët barazuan përmes  një supergoli të Arianit Hasanit.

Sidoqoftë, spanjollët u kthyen në epërsi në minutën e 70-të falë golit të Iker Bravos.Rezervisti Adrian Nino vulosi fitoren e Furisë së Kuqe në minutën e 95-të.

Pas dy xhirosh, Kosova ndodhet e katërta në grupin A me një pikë./S.K/EO/

Continue Reading

Bota

Costa: BE-ja qëndron në solidaritet të plotë më Poloninë

Published

on

By

Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë pasi hapësira e saj ajrore u shkel nga dronët e një sulmi rus mbi Ukrainën, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

Përmes një reagimi në X ai tha se “ngjarjet e mbrëmshme janë një kujtesë e fortë se siguria e njërit është siguria e të gjithëve”.

Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës dhe ndërhyrjet e pamatura në hapësirën ajrore në shtetet anëtare të BE-së përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e të gjithë evropianëve dhe për infrastrukturën kritike në të gjithë kontinentin tone”, tha Costa.

Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë u rrëzuan mbi hapësirën ajrore polake, tha kryeministri i vendit. Duke folur përpara një takimi urgjent, Donald Tusk tha se ishte hera e parë që dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni.

Polonia mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore dhe filloi një operacion ushtarak, të cilit iu bashkuan avionë të NATO-s dhe holandezëve. Qytetarëve në tre rajone polake përgjatë kufirit ukrainas iu tha të qëndronin në shtëpi.

Një operacion ushtarak ka përfunduar pasi avionë polakë dhe të NATO-s u vendosën dhe shumica e aeroporteve janë rihapur.

Rusia ende nuk ka komentuar rreth kësaj.

Dronët që hynë në Poloni ishin pjesë e sulmit të fundit të madh ajror ndaj Ukrainës, ku Rusia lëshoi 415 dronë gjatë natës, raporton BBC.

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se “të paktën tetë dronë sulmues” ishin të drejtuar drejt Polonisë, duke e quajtur përshkallëzimin një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Kushtetuese: E papranueshme ankesa e Ramës për rregulloren e mbeturinave

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme ankesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kundër rregullores së mbeturinave, të miratuar më 5 dhjetor 2024 nga Kuvendi Komunal.

Kushtetuesja nuk vazhdoi me vlerësimin pasi siç thuhet në vendim “akti i kontestuar nuk përmbush kriterin e parë të pranueshmërisë, meqenëse nuk është as ligj dhe as akt i miratuar nga “Qeveria”.

Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A. Ndërsa, nga komuna e Prishtinë vazhdimisht është bërë thirrje që pagesat të realizohen në komunë./D.B/KP

Ky është aktgjykimi i plotë:

https://gjk-ks.org/decisions/details/9107?title=Vlerësim+i+kushtetutshmërisë+së+Rregullores+për+ndryshimin+dhe+plotësimin+e+Rregullores+për+Menaxhimin+e+Mbeturinave+nr.+01-030/01-227581/23,+të+miratuar+nga+Kuvendi+i+Komunës+së+Prishtinës

Continue Reading

Lajmet

KQZ fton qytetarët të kontrollojnë adresën e qendrës së votimit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit.

Për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, KQZ ka vënë në dispozicion platformën elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve.

Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Viti: Viktima e plagosur ndërron jetë në spital

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vitisë, ku një person i plagosur rëndë më 8 shtator ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë teksa ishte nën kujdesin e mjekëve.

“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara