Sport

Kosova pëson humbje nga Spanja

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Kombëtarja e Spanjës me rezultat 0:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Kosova shfaqi një lojë dinjitoze përballë një ndër ekipeve më të fuqishme të botës. Ekipi ynë luajti mirë pjesën e parë duke rrezikuar dy herë portën kundërshtare kurse Spanja shënoi në minutën e 32-të. Autori i këtij goli ishte Pablo Fornals.

Me të filluar pjesa e dytë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi kishin raste ideale për ta barazuar rezultatin, por përkundrazi ata nuk shënuan dhe kjo ndikoi negativisht tek lojtarët tanë. Spanja e shfrytëzoi këtë rast dhe në minutat e fundit lojtari Ferran Torres shënoi golin e dytë, që erdhi nga një kundërsulm për të përmbyllur gjithçka. Ky gol u desh që të rishikohej me VAR për t’u pranuar.

Deri në fund të ndeshjes nuk kishte më raste dhe ndeshja u përmbyll me fitoren e Spanjës në avantazh me dy gola.

Kosova me këtë humbje zë pozitën e 4-të në grupin B me 4 pikë, ndërsa Spanja është lider me 13 pikë./UBTNews

(Leon Beqiri, student në Shkenca Politike)

Lajmet

Real Madridi ankohet në FIFA për referim

Published

on

Real Madridi po përgatitet të ankimojë gjyqtarët spanjollë te FIFA, duke i akuzuar se me qëllim po i dëmtojnë në ndeshjet e La Ligës.

Madrilenët kanë hyrë në këtë sezon me 4 fitore në 4 ndeshje dhe së fundmi mposhtën Real Sociedadin në udhëtim me rezultatin 2-1.

Në minutën e 32-t, Dean Huijsen u ndëshkua me karton të kuq pas një rishikimi nga VAR.

Prej kohësh gjigandi spanjoll ka shprehur pakënaqësi ndaj gjyqtarëve të ligës dhe vendimet i ka transmetuar përmes Real Madrid TV, por tani është gati të ndërmarrë hapa konkretë.

Gazeta AS, e njohur për afërsinë me klubin, ka raportuar se Real Madridi do t’i ankohet FIFA-s për gjykimin e arbitrave spanjollë.

Në lajm thuhet se drejtuesit e Real Madridit po përgatisin një dosje të gjerë, ku do të përfshihen kartoni i kuq i Huijsen, goli i anuluar i Arda Güler, vendimet e diskutueshme të sezonit të kaluar, çështja “Negreira” ku është përfshirë Barcelona, regjistrimet video dhe statistikat.

Klubi do t’ia dorëzojë këto FIFA-s dhe do të zhvillojë një takim me zyrtarët përkatës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA ndan një shumë rekorde për klubet në Kupën e Botës 2026

Published

on

FIFA ka njoftuar se do të shpërndajë një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh për klubet në mbarë botën në kuadër të Programit të Përfitimeve për Klubet (CBP) të lidhur me Kupën e Botës 2026.

Për herë të parë, pagesat do të përfshijnë jo vetëm lirimin e lojtarëve për fazën finale të turneut, por edhe për ndeshjet kualifikuese.

Ky vendim është rezultat i një marrëveshjeje të arritur mes FIFA-s dhe Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) në mars të vitit 2023, me synim që sistemi të jetë më i drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke siguruar përfitime për klubet në të gjitha kontinentet.

Shuma e ndarë është rreth 70% më e lartë krahasuar me 209 milionë dollarët e shpërndarë pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

“Një shumë rekord prej 355 milionë dollarësh do t’u shpërndahet klubeve për lirimin e lojtarëve të tyre. Kjo përforcon bashkëpunimin tonë me ECA-n dhe klubet në mbarë botën, teksa presim një edicion inovativ e globalisht gjithëpërfshirës të Kupës së Botës FIFA vitin e ardhshëm,” deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Edhe presidenti i ECA-s, Nasser Al-Khelaifi, përshëndeti marrëveshjen, duke theksuar se kjo nismë vlerëson rolin e klubeve në zhvillimin e futbollit ndërkombëtar dhe garanton që gjithnjë e më shumë prej tyre të shpërblehen për kontributin e tyre.

Në edicionin e fundit, Katar 2022, 209 milionë dollarë u shpërndanë për 440 klube nga 51 shoqata anëtare të FIFA-s.

Ndërkohë, edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Arsenali e nis me fitore rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Published

on

Arsenali ka startuar mbarë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 2-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Pas një pjese të parë pa gola, londinezët gjetën rrugën e fitores në fraksionin e dytë të lojës.

Gabriel Martinelli zhbllokoi rezultatin në minutën e 72-të, duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. Më pas, Leandro Trossard vulosi gjithçka në minutën e 87-të, duke realizuar golin e dytë që i siguroi Arsenalit tre pikët e para në grup.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSV Eindhoven pësoi një humbje befasuese në shtëpi kundër Union SG me rezultatin 1-3, duke e komplikuar menjëherë garën për kualifikim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova dhe Shqipëria zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për garat në UEFA Nations League, Kombëtarja e Kosovës në Futbollin e të Amputuarve do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Kombëtares së Shqipërisë.

Përballja do të luhet të dielën, më 21 shtator në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 16:00.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ftuar tifozët, qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave që të jenë të pranishëm për ta përkrahur ekipin dhe për të përjetuar emocionet e një ndeshjeje të veçantë mes dy shteteve dhe një kombi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara