Aktualitet

Kosova për herë të parë merr pjesë në “Summit of the Americas”

Në margjinat e këtij samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Published

on

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, do të merr pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Anxhelos të SHBA-së nga data 8 deri më 10 qershor.

Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë samit.

Në margjinat e këtij samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë, si dhe do të vazhdojë lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Bota

I akuzuar për abuzim me të mitur, kërkohet hetim për kryeprokurorin e Trump

Published

on

By

Senatori republikan Markwayne Mullin i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të dielën që të shpërndajë raportin e papublikuar të etikës mbi dyshimet për abuzim seksual në lidhje me një vajzë 17-vjeçare nga Matt Gaetz, i emëruar nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump për postin e prokurorit të përgjithshëm.

Zoti Gaetz, 42 vjeç, dha dorëheqjen të mërkurën nga detyra e ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë republikane, disa orë pasi Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi emërimin e tij dhe dy ditë përpara se Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve pritej të publikonte raportin e tij, që shqyrtonte edhe akuzat për përdorim të paligjshëm të drogës. Zoti Gaetz mohon të ketë bërë ndonjë shkelje.

Senatori Mullin tha për emisionin “Meet the Press” të kanalit televiziv NBC, se Senati, i cili ka autoritetin për të konfirmuar ose rrëzuar emërimet e Presidentit të zgjedhur Trump të zyrtarëve të lartë, duhet të njihet me raportin.

Senati duhet të ketë qasje tek kjo”, tha senatori Mullin. “A duhet të publikohet apo jo? Kjo mendoj se do të jetë pjesë e negociatave”.

Zoti Gaetz është një nga disa emrat e propozuar javën e kaluar nga Presidenti i zgjedhur Trump për anëtarë të kabinetit, të cilëve u mungojnë biografitë që zakonisht kanë kandidatët për postet e nivelit të lartë të administratës. Për t’u konfirmuar në detyrën e prokurorit të përgjithshëm, atij do t’i duhet të marrë miratimin e Senatit – ku republikanët do të kenë një shumicë prej të paktën 52 nga 100 vende. Një numër i vogël senatorësh kanë shprehur tashmë skepticizëm për këtë përzgjedhje.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha të premten se Komisioni i Etikës nuk duhet ta publikojë raportin e tij. Ai e përsëriti qëndrimin e tij të dielën.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ka autoritetin të ndalojë publikimin e një raporti nga Komisioni i Etikës, por unë thjesht thashë atë që besoj se është një pikë e qartë, se ne nuk duam të shkojmë në atë drejtim”, tha kryetari Johnson për kanalin televiziv CNN.

Senatori Mullin e ka cilësuar më parë zotin Gaetz si joparimor dhe ai tha të dielën se “e shkuara e Matt Gaetzit ka rëndësi”.

Por, ai tha se nuk kishte marrë një vendim nëse do të votonte pro ose kundër emërimit të zotit Gaetz.

Do t’i jap atij një mundësi të drejtë, ashtu si çdo individi”, tha senatori Mullin.

Departamenti i Drejtësisë bëri hetime ndaj zotit Gaetz për gati tre vite mbi akuzat për abuzim seksual në lidhje me një adoleshente. Zyra e zotit Gaetz tha në vitin 2023 se atij i ishte thënë nga prokurorët se nuk do të përballej me akuza penale.

Avokati i vajzës bëri thirrje të enjten që raporti të bëhet publik.

Senatori Mullin gjithashtu u shfaq i hapur ndaj idesë për t’ia lejuar Presidentit të zgjedhur Trump ta anashkalojë plotësisht Senatin, si një “masë e fundit” nëse ligjvënësit nuk arrinin dakordësi. Mekanizmi, i njohur si “emërimet gjatë pushimeve”, i lejon Presidentit të bëjë emërime gjatë periudhës që Senati nuk është në sesion pune, duke shmangur autoritetin e dhomës së lartë të legjislativit për të bllokuar emërimin e zyrtarëve politikë. Presidenti i zgjedhur Trump ka bërë thirrje publikisht që ligjvënësit republikanë t’ia lejojnë përdorimin e këtij mekanizmi, që do t’i jepte atij një liri të jashtëzakonshme për të emëruar këdo që dëshiron.

Senatorët demokratë kanë shprehur kundërshtim të gjerë ndaj përzgjedhjes së zotit Gaetz.

“Senati ka një rol kushtetues”, tha senatori demokrat Chris Coons në kanalin televiziv Fox News. “Është roli ynë për të dhënë këshilla dhe pëlqimin, për t’u siguruar që një president i zgjedhur të marrë përgjithësisht zyrtarët që dëshiron … por nuk vendos njerëz që janë të pakualifikuar, ose që nuk kanë karakterin dhe aftësitë e nevojshme, për të drejtuar një agjenci tepër të rëndësishme si Departamenti i Drejtësisë”.

Continue Reading

Bota

BE do të diskutojnë planin për ndalimin e bisedimeve politike në Izrael

Published

on

Diplomati i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, do të propozojë pezullimin e dialogut politik me Izraelin për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së që do të mbahet sot në Bruksel. Ky propozim vjen pas një serie thirrjesh të pasuksesshme nga autoritetet izraelite për të respektuar ligjin ndërkombëtar gjatë konfliktit në Gaza.

Borrell njoftoi se vendimi është një reagim ndaj qëndrimit të Izraelit në lidhje me luftën dhe akuzave për shkeljen e të drejtave të njeriut në Gaza. Ai gjithashtu kërkon ndalimin e importit të produkteve nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze, të cilat janë të cilësuara si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë përpara takimit, Borrell tha se Bashkimi Europian duhet të angazhohet për një debat të thellë mbi sjelljen e Izraelit në konfliktet në Gaza dhe Liban, duke vënë në dukje se marrëdhëniet e BE-së me Izraelin janë ndikuar nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për atë që ai e konsideron një indiferencë të qeverisë izraelite ndaj kërkesave ndërkombëtare.

Dialogu politik midis BE-së dhe Izraelit është i rregulluar nga Marrëveshja e Asociimit BE-Izrael, e cila ka hyrë në fuqi që nga viti 2000. Ky dokument parashikon shkëmbime të rregullta dhe bashkëpunim për forcimin e partneritetit, përfshirë fusha të ndryshme si industria, energjia, transporti dhe turizmi. Marrëveshja gjithashtu thekson respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike si kushte të domosdoshme për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në muajt e fundit, disa shtete të BE-së, përfshirë Spanjën dhe Irlandën, kanë sugjeruar që marrëveshja e partneritetit me Izraelin të rishikohet në dritën e veprimeve të tij në Gaza. Pavarësisht kësaj, diplomatët e BE-së kanë theksuar se një pezullim i dialogut politik institucional nuk do të ndikonte në marrëveshjen e përgjithshme të asociimit dhe se Këshilli i Asociimit, i cili është organi kryesor që menaxhon marrëdhëniet mes dy palëve, do të vazhdonte të funksiononte.

Nëse propozimi për pezullimin e dialogut politik miratohet, çështjet e mosmarrëveshjes mund të diskutohen në kuadër të Këshillit të Asociimit me Izraelin. Sidoqoftë, diplomatët kanë thënë se një vendim për të pezulluar dialogun politik kërkon unanimitet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, dhe kjo është një sfidë pasi disa shtete, si Gjermania, Hungaria, Austria dhe Republika Çeke, kanë mbështetur deri tani politikën e Izraelit.

Pavarësisht kundërshtimeve, zyrtarët e BE-së kanë theksuar se një diskutim i hapur mes shteteve anëtare mund të dërgojë një mesazh të fortë politik ndaj Izraelit, për të treguar shqetësimin e Bashkimit Europian për situatën në Gaza. Diskutimi për mundësinë e sanksioneve ndaj produkteve të eksportuara nga vendbanimet izraelite synon gjithashtu të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Izraelit./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

Published

on

By

Një sulm raketor rus e goditi një ndërtesë banimi në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë 11 njerëz, përfshirë dy fëmijë, njoftuan zyrtarët ukrainas të hënën.

Tetëdhjetë e nëntë njerëz, përfshirë 11 fëmijë, u plagosën si pasojë e këtij sulmi në orët e vona të natës së diel, njoftoi shërbimi emergjent shtetëror i Ukrainës.

Sulmi në Sumi i pasoi bombardimet e pareshtura ruse kundër rrjetit energjetik të Ukrainës mëngjesin e së dielës.

Kievi tha se Rusia i përdori 120 raketa dhe 90 dronë gjatë atyre sulmeve, si pasojë e të cilave humbën jetën shtatë njerëz.

E diela në mbrëmje u bë ferr për qytetin Sumi, një tragjedi që Rusia e solli në tokën tonë”, tha Volodymyr Artyukh, kryetar i administratës ushtarake të Sumit.

Administrata ushtarake e Sumit tha se një sulm tjetër raketor e goditi rrjetin energjetik, duke e lënë qytetin pa rrymë.

Forca Ajrore e Ukrainës tha se forcat ruse përdorën raketa të llojit Iskander-M, dhe një raketë të telekomanduar Kh-59, gjatë sulmit të natës.

Më shumë se 400 njerëz u evakuuan nga qyteti, sipas shërbimit emergjent.

Fotografi të postuara në Telegram nga Shërbimi Emergjent Shtetëror i Ukrainës shfaqën zjarrfikësit duke i luftuar zjarret dhe shpëtimtarët duke i bartur njerëzit jashtë ndërtesës.

Prokuroria rajonale e Sumit tha se 90 banesa, 28 vetura, dy institucionale arsimore dhe 13 ndërtesa u dëmtuan nga ky sulm.

 

Continue Reading

Bota

Kim Jong Un kërkon zgjerimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut

Published

on

By

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka përsëritur thirrjet për zgjerimin e “pakufishëm” të programit bërthamor ushtarak të vendit për, siç tha, t’i luftuar kërcënimet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, tha të hënën agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut.

Në një konferencë me zyrtarët e ushtrisë të premten, Kimi e dënoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta përditësuar strategjinë e përbashkët me Korenë e Jugut për mbrojtje bërthamore, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak trepalësh me Jugun dhe Japoninë.

Ai e përshkroi këtë bashkëpunim si “NATO-ja aziatike” e cila po i rrit tensionet dhe destabilitetin në rajon.

Kimi e kritikoi Shtetet e Bashkuara edhe pse po e mbështesin Ukrainën, e cila po e lufton pushtimin nga Rusia.

Ai madje tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë po e përdorin Ukrainën si “trupa elitare” për të kryer luftë kundër Moskës dhe për ta zgjeruar ndikimin ushtarak të SHBA-së, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Në muajt e fundit, Kimi e ka bërë prioritet forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Uashingtoni, Seuli dhe Kievi thonë se më shumë se 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, për ta përkrahur Kremlinin në luftë kundër Ukrainës, dhe se një pjesë e tyre janë përfshirë në luftime në Kursk, rajonin rus në kufi me Ukrainën.

Kim ende nuk e ka pranuar drejtpërdrejt se është duke e furnizuar me mjete ushtarake dhe trupa Rusinë, për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës.

Kimi e ka përdorur luftën e Rusisë në Ukrainë si shpërqendrim për ta përshpejtuar zhvillimin e ushtrisë së tij të armatosur me armë bërthamore, e cila tani disponon sisteme të ndryshme me armë bërthamore që kanë si objektiv Korenë e Jugut dhe raketa balistike ndërkontinentale që ka mundësi ta arrijnë SHBA-në./REL/

Continue Reading

Të kërkuara