Lajmet

Kosova pa ambasadorë s’mund të përballojë fushatën e Serbisë për ç’njohje

Published

on

Skadimi i Moratoriumit ndërmejt Kosovës dhe Serbisë arritur si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, e gjen shtetin kosovar me një diplomaci të lënduar si pasojë e tërheqjes së ambasadorëve nga kryeqendrat botërore, raporton Ekonomia Online.

Ky moratorium parashihte ndalesën e fushatës së Serbisë për largimin e njohjeve të shtetit të Kosovës si dhe ndalesën për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Emir Abrashi nga Demokraci Plus ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online, se kërkesa nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shtyrjen e këtij Moratoriumi, është ende jozyrtare. Sipas Abrashit, skadimi i Moratoriumit e gjen Kosovën pa 23 shefa misionesh nga 32 sa i ka vendi jashtë.

“Më 4 shtator 2021 ka skaduar Moratoriumi i vendosur nga Marrëveshja e Washingtonit i cili i pamundësonte Kosovës aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe në anën tjetër i pamundësonte Serbisë vazhdimin e fushatës për ç’njohje. Tanimë edhe kur ka skaduar ky Moratorium ne e kemi një kërkesë nga Departamenti Amerikan i Shtetit e cila nuk është akoma kërkesë zyrtare për shkak se nuk i është dërguar zyrtarisht zyrtarëve qeveritar as në Kosovë e as në Serbi, me të cilën kërkohet që ky Moratorium të vazhdohet”, deklaroi ai.

“Në anën tjetër skadimi i këtij Moratoriumi nënkupton që Kosova tash e tutje mund të aplikojë për organizata ndërkombëtare, mirëpo në anën tjetër edhe Serbia mundet që ta vazhdojë fushatën e saj për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës. Në këtë aspekt duhet të kemi parasysh që ne e kemi një diplomaci të lënduar për shkak të tërheqjes së një numri të ambasadorëve përnjëherësh nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga 32 misione diplomatike sa i ka Kosova vetëm 9 janë me shefa misionesh aktualisht dhe 23 janë pa shefa”, është shprehur ai.

Abrashi ka konsideruar se në situatën e tillë kur Kosova nuk ka mbulueshmëri me ambasadorë jashtë vendit, e ka të pamundur aplikimin në organizata ndërkombëtare, dhe po të pamundur e ka ta përballojë fushatën e Serbisë për çnjohje.

“Prandaj në këtë fazë që ndodhemi do të ishte në interes të Kosovës që të vazhdojë Moratoriumi edhe për një periudhë të caktuar për shkak se me mungesën e ambasadorëve sidomos në kryeqendrat kryesore siç janë Washingtoni, Londra, Brukseli, Berlini, Parisi, Tokyo ne e kemi të pamundur që të bëjmë çfarëdo aplikimi për organizata ndërkombëtare vetëm mbledhim mbështetje për Kosovën mirëpo në anën tjetër e kemi të pamundur që t’i bëjmë ballë edhe fushatës së Serbisë për çnjohje sidomos kur kemi parasysh faktin që dy zonat më të cenueshme nga fushata e Serbisë, Afrika dhe Paqësori ne i kemi mbulueshmëri me ambasadorë. Ambasadën tonë në Australi tashmë e kemi të mbyllur për shkak se në mungesë të ambasadorit nuk ka asnjë diplomat për ta zëvendësuar atë për një periudhë të përkohshme si i ngarkuar me punë”, ka përfunduar ai për EO.

Continue Reading

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara